AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Prokuroria nis hetimet për koncesionin e HEC-it të Lengaricës

Lindita ÇelangaLindita Çela
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tuneli që do të shërbejë për devijimin e lumit nga shtrati vet natyral drejt malit, fotografuar në shtator 2014. Foto: Lindita Çela

Aktivistët kundër ndërtimit të HEC-it iu drejtuan Prokurorisë, pasi protestat e tyre ranë në veshin e shurdhër të politikës. Përballë hetimit pritet të vendosen të gjithë zyrtarët që kanë përfshirë në dhënien e koncesionit.

Tuneli që do të shërbejë për devijimin e lumit nga shtrati vet natyral drejt malit, fotografuar në shtator 2014. Foto: Lindita Çela
Tuneli që do të shërbejë për devijimin e lumit nga shtrati vet natyral drejt malit, fotografuar në shtator 2014. Foto: Lindita Çela

Prokuroria e Rrethit të Tiranës ka nisur hetimet për hidrocentralin që po ndërtohet mbi lumin Lengaricë të Përmetit, i cili gjendet brenda parkut kombëtar të Hotovë-Dangëllisë. Më 6 mars  2015, Prokuroria ka regjistuar procedimin penal për procedurat e ndjekura nga autoritetet shqiptare në dhënien e lejes koncesionare.

Hidrocentrali i Lengaricës po ndërtohet prej një viti e gjysmë nga kompania austriake Enso, falë një financimi të Bankës Botërore. Ky projekt kundërshtohet nga banorët e zonës dhe ambientalistët, të cilët shqetësohen për ndikimin negativ që do të ketë kjo vepër në mjedis.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Albi Serani i tha BIRN se çështja është regjistruar kryesisht, ndërsa Prokuroria po heton nëse gjatë procedurave të nënshkrimit të lejes koncesionare   janë konsumuar elementët e veprave penale.

“Në kuadër të këtij hetimi, do të  merren në pyetje të gjithë personat që mund të kenë pasur dijeni për rrethanat e ngjarjes,” tha Serani për BIRN.

“Mes të pyeturve do të jenë edhe zyrtarë të lartë të institucioneve që pëgatitën dhe firmosën lejen koncesionare,” shtoi ai.

Projekti i nisur në vitin 2008 nga kompania austriake Enso Hydro është kundërshtuar nga aktivistët mjedisorë, për shkak të ndikimit negativ që ai mund të shkaktojë mbi kanionin e Lengaricës dhe Parkun Kombëtar të Hotovë-Dangëllisë në Përmet.

Tabela turistike e ujërave termale të Bënjës pranë Përmetit. Foto: Lindita Çela
Tabela turistike e ujërave termale të Bënjës pranë Përmetit. Foto: Lindita Çela

Sipas një investigimi të botuar më parë në BIRN, leja mjedisore për impaktin që hidrocentrali do të ketë te resurset natyrore të zonës është e dyshimtë. Ministria e Mjedisit kishte refuzuar më parë ndërtimin e HEC-it, me argumentin se binte ndesh me ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe rrezikonte kanionin e Lengaricës, i shpallur nga qeveria si monument natyre. 

Ambientalistë, ekspertë të hidroteknikës dhe juristë të së drejtës penale kanë analizuar dosjen e HEC-it të Lengaricës dhe kanë arritur në përfundimin se autoritetet shqiptare kanë kryer 22 shkelje në paisjen e tij me lejet e nevojshme.

Më pas, grupi i ekspertëve i është drejtuar Prokurorisë me një kallëzim penal. Edhe pse zyrtarisht, Prokuroria deklaron se hetimet për Lengaricës kanë nisur kryesisht, një oficer i policisë gjyqësore pranoi se organi i akuzës u vu në lëvizje pas kallëzimit të ambientalistëve dhe ekspertëve.

“Procedimi është regjistruar pas kallëzimit të bërë nga grupi i aktivistëve, të cilët deklarojnë se leja koncesionare është dhënë në kundërshtim me ligjin,” tha oficeri i Prokurorisë, Klevis Çifligu.

Beteja e ambjentalistëve 

Kallëzimi penal i dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për HEC-in e Lengaricës mban firmat e 9 aktivistëve dhe ekspertëve më në zë të hidroteknikës në Shqipëri. Dokumenti i siguruar nga BIRN tregon se ai është firmosur nga juristi Kondi Ilia, Sazan Guri, Lavdosh Ferrunaj, Prof. dr.Alfred Frashëri, Prof. dr.Kristo Goga,  Prof.dr. Farudin Hoxha, Inxh. Engjëll Cici, Dr. Faruk Kaba dhe Artan Manushaqe.

Aktivisti Kondi Ilia i tha BIRN-it se kallëzimi penal ishte aksioni i dytë që ambientalistët ndërmorrën. Më parë, ata kishin organizuar disa protesta në mbrojtje të kanionit të Lengaricës dhe Parkut Kombëtar, por ato kishin rënë në vesh të shurdhër.

Ura monument kulture mbi përroin e Bënjës. Foto: Lindita Çela
Ura monument kulture mbi përroin e Bënjës. Foto: Lindita Çela

“Askush nuk u shqetësua nga thirrjet tona publike në adresë të Presidentit, Kryeministrit apo ministrit të Mjedisit për ta ndalur ndërtimin e hidrocentralit,” thotë Ilia. 

“Vendosëm që këtë kauzë ta çojmë deri në fund, me shpresën se drejtësia do të veprojë,”shton ai.

Kondi Ilia dhe aktivistët e tjerë të kësaj çështjeje këmbëngulin se ndërtimi i HEC-it në një zonë sensitive siç është parku kombëtar dhe kanioni i Lengaricës do të ndikojë negativisht mbi natyrën, pasi projekti parashikon devijimin e lumit në një pjesë të gjatësisë së kanionit.

Në kallëzimin penal të firmosur prej tyre thuhet se :” Marrëveshja koncesionare e hidrocentralit bie ndesh me një sërë ligjesh të shtetit shqiptar”.

Ekspertët kanë arritur gjithashtu në përfundimin se leja mjedisore është e kundraligjshme, duke kërkuar shpalljen e saj të pavlefshme.

Ministria e Mjedisit e pajisi kompaninë austriake me leje mjedisore më 21 janar 2012, duke i hapur përfundimisht dritën jeshile vazhdimit të projektit. Megjithatë, kompania “Lengarica&Energji kishte dështuar në aplikimin e vet të parë për ta marrë këtë leje.

Në një shkresë të 4 tetorit 2011, Ministria e Mjedisit refuzonte dhënien e lejes, me argumentin se ndërtimi i hidrocentralit binte ndesh me ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe rrezikonte kanionin e Lengaricës-monument natyre.

“Kemi kërkuar  një hetim penal për ekspertët,  të cilët kanë hartuar lejen mjedisore duke mashtruar për vlerësimin e ndikimit  në mjedis. Ne besojmë se kjo leje është e manipuluar,” thotë avokati Kondi Ilia.

Aktivistët kundër HEC-it argumentojnë në kallëzimin e tyre se leja mjedisore është vetëm një prej 22 shkeljeve ligjore, të cilat ata pretendojnë se janë kryer nga autoritetet e shtetit shqiptar.

Ata kërkojnë hetime të plota dhe vënien para drejtësisë, të të gjithë zyrtarëve që kanë shkelur ligjin në miratimin e koncesionit për HEC-in e Lengaricës.

“Dosja që kemi dorëzuar në Prokurori ka prova të konsiderueshme, që vërtetojnë shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin me këtë aferë,” thotë Kondi Ilia.

“Shpresojmë që hetimi të vërë para përgjegjësisë zyrtarët e përfshirë,” përfundoi ai. 

Etiketa: 21 janaraktivistAktivistëambientalistAMPBanorëBIRNDosjaDrejtësiaFaruk KabaGjyqHECHetimhetimeHetimetKulturembrojtjeMinistria e MjedisitMjedisMjedisitMonument KulturenatyreParaPërmetProcedimiProkuroriProkuroriaProtestaProtestatQeveriaSazanSHshqipShqipërishqiptareshtatorTiranëURAZonat e Mbrojtura
Tjetri
Kolonia jetëshkurtër ruse në Afrikë (Fotogaleri)

Kolonia jetëshkurtër ruse në Afrikë (Fotogaleri)

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.