AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Federata e Bosnjës i thotë Jo! rritjes së pensioneve

Elvira M. JukicngaElvira M. Jukic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pensionistë në Sarajevë. Foto: Flickr

Kryeministri i Federatës së Bosnjës hodhi poshtë thirrjet për pensione më të larta duke nxjerrë si problem koston e lartë ekonomike të përmbytjeve të majit

Pensionistë në Sarajevë. Foto: Flickr
Pensionistë në Sarajevë. Foto: Flickr

Entiteti i Federatës së Bosnjës hodhi poshtë thirrjet për rritje pensionesh, duke thënë se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e majit e bënin të pamundur përballimin e kostos financiare.

Shoqata e Pensionistëve në entitetin Federativ po kërkon që qeveria të rrisë pensionet me 5 për qind, duke argumentuar me situatën e vështirë ekonomike.

Kryeministri i entitetit Nermin Niksic më 19 gusht hodhi poshtë këtë kërkesë si të pamundur.

“Kjo nuk është realiste këtë moment, duke patur parasysh katastrofën natyrore që ndodhi, e cila ka prekur aktivitetet ekonomike,” tha ai, duke iu referuar përmbytjeve shkatërrimtare që goditën Bosnjën në maj.

“Ulja e aktivitetit ekonomik nënkupton të ardhura më të ulëta, të cilat në fund prekin edhe fondet [e pensioneve],” shtoi ai.

“Unë i respektoj kërkesat e pensionistëve dhe situatën e tyre,” vijoi ai, duke argumentuar, gjithsesi, se është sakaq e vështirë që të përballohen shpenzimet për nivelin aktual të pensioneve.

Shoqata e pensionistëve tha se vuajtjet e tyre kërkonin vëmendje. “Jeta jonë është shumë më e vështirë nga sa qe pesë vjet më parë,” tha presidenti i Asamblesë së Shoqatës së Pensionistëve në Federatë, Omer Omerefendic.

Ai shtoi se më shumë se gjysma e pensionistëve në këtë entitet jetojnë “poshtë nivelit minimal për dinjitet njerëzor”.

Një problem madhor në lidhje me pagesën e pensioneve në Bosnjë është numri i pensionistëve në raport me numrin e të punësuarve.

Në Republikën Srpska, entiteti tjetër i Bosnjës, numri i pensionistëve është aktualisht më i lartë se sa numri i njerëzve të punësuar.

Në korrik të këtij viti, pati rreth 247 mijë pensionistë dhe rreth 237,500 të punësuar në entitetin e banuar në maxhorancë nga serbët.

Në entitetin e Federatës në maj, pati 385 mijë pensionistë dhe rreth 443 mijë të punësuar.

“Pas dhjetë vjetësh premtimesh boshe për përmirësimin e statusit tonë në Republikën Srpska, ne na kanë çuar drejt mizerjes dhe varfërisë,” tha Ilija Stevancevic, nga partia e pensionistëve në Republikën Srpska.

Statistikat për majin e këtij viti thonë se pensioni mesatar në Federatë qe 188 euro ndërsa paga mesatare qe 427 euro. Në republikën Srpska, pensioni mesatar në maj qe 169 euro ndërsa paga mesatare qe 418 euro.

Etiketa: EuroPartiaPensionepensionetpensionistëPunëQeveriaraportSHStatistikat
Tjetri
Berisha Pasuroi Aleatët e tij Mediatik

Berisha Pasuroi Aleatët e tij Mediatik

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.