AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Media Watch

Berisha Pasuroi Aleatët e tij Mediatik

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Artikull kryesor Media Watch, Media Watch
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Të dhënat e nxjerra nga Ministria e Financave tregojnë se ish kryeministri Berisha shfrytëzoi buxhetin publik për reklama për të lidhur kontrata me një televizion privat që mbështeste qeverinë e tij.

Berisha1
Berisha në Kuvendin e Shqipërisë. Foto: LSA

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka harxhuar qindra mijëra euro në vitin 2008 dhe 2010 për reklama të transmetuara në kanalin privat televiziv të Aleksandër Frangajt, një mbështetës i vetëshpallur i ish-kryeministrit Sali Berisha.

BIRN-i mund të shpalosë se kontratat me TV Klanin janë një pjesë e skemës për të pasuruar mediat pro-qeveritare, skemë kjo që u zhvillua përgjatë 8 vjetëve kur Partia Demokratike kishte fuqinë qeveritare.

Një investigim i bërë nga BIRN-i, i publikuar më 20 dhjetor, tregoi se Ministria e Mbrojtjes përgjatë dy vjetëve të fundit kishte shpërblyer për reklama me 580.000 euro dy agjenci publicitare, Promo Sh.p.k dhe Zoom Events, që të dyja ngushtë të lidhura me Frangajn.

Të dhëna të reja të nxjerra prej Departamentit të Thesarit të Ministrisë së Financave indikojnë se edhe Drejtorati i Policisë ishte bujar me agjencinë “Promo”.

Pos Promos dhe Zoom Events, Frangaj, pronar i Medias 6, kompania amë e TV Klanit, përdori se paku edhe tri kompani tjera për të thithur fondet publicitare nga qeveria.

Ndonëse reklamat e qeverisë përbënin më pak se 5 përqindëshin e totalit të tregut publicitar shqiptar, ato u shërbyen qëllimeve mjaft të rëndësishme për qeverinë e Berishës.

Ato shpërblyen një stacion televiziv, politika redaktuese e të cilit qartazi i favorizonte, përderisa mesazhet e këtyre reklamave propagandonin arritjet e pretenduara të Partisë Demokratike.

TV Klani nuk është përgjigjur në kërkesën e BIRN-it për të komentuar këto pretendime.

Si redaktor i gazetës Koha Jonë në vitet e hershme të 90-ta, Frangaj ishte oponent i Berishës, atëherë president i Shqipërisë nga viti 1992-1997.

Më 1994, ai ishte burgosur për një periudhë të shkurtër si armik i Berishës dhe Partisë së tij Demokratike.

Gjithsesi, pasi Berisha kishte rifituar fuqinë në vitin 2005 si kryeministër, Frangaj kultivoi një shoqëri të afërt, duke shpalosur mbështetjen e tij publikisht.

TV Klani është një kanal televiziv nacional privat, së bashku me Top Channel TV.

Dokumentet e siguruara nga BIRN-i nëpërmjet kërkesës bazuar në lirinë e informatës, tregojnë se ish-kryeministri shpërbleu me dy kontrata për prodhimin e reklamave, dy kompani të lidhura me Frangajn. Këto reklama pastaj u emetuan kryesisht në TV Klan.

Më 18 gusht 2008, Këshilli i Ministrave nënshkroi kontratë për prodhimin e dy reklamave për 590.000 lekë (4.220 €) me Zoom Entertainment Sh.p.k, me pronar Eptan Lohjan, menaxherin e marketingut në TV Klan, i cili po ashtu është anëtar i bordit të kompanisë amë – Media 6.

Reklama përmbante një mesazh nga kryeministri Berisha dhe promovim të arritjeve të qeverisë së tij në luftën kundër korrupsionit.

Prej 49,706,564 lekëve (355,555 €) të shpenzuara në këto reklama, vetëm TV Klan mori   38,461,600 lekë (275,119 €).

Në rrafshin krahasimor, Top Channeli që kishte qëndrim më kritik ndaj qeverisë Berisha, ka pranuar 3,238,264 lekë (23,163€), kurse pjesa tjetër i ka shkuar transmetuesit publik – TVSh.

Në 17 maj 2010 Këshilli i Ministrave kishte nënshkruar një kontratë tjetër me agjencinë “Promo”, pronar i së cilës është Eduart Frangaj, vëllai i Aleksandrit, për prodhimin e një reklame që do të shënonte 20 vjetorin e protestave anti-komuniste të 2 korrikut 1990.

Protestat e zhvilluara në Shkodër, ku u vranë katër njerëz, shënuan fillimin e fundit të regjimit komunist si dhe ua hapën dyert demokratëve që të merrnin pushtetin në vitin 1992.

Prej 10,000,000 lekëve (71,530 €) të shpenzuara në këtë reklamë , TV Klani përsëri pranoi një shumë të majme prej 5,450,130 lekësh (38,985 €).

Ndërsa Top Channeli kishte pranuar vetëm 972,750 lekë (6,958 €) për emetim të kësaj reklame.

Njëkohësisht, në të dhënat e BIRN-it të siguruara nga Ministria e Financave shihet se që nga qershori 2012 e deri në fund të vitit 2013, pesë kompani të lidhura, ose  të poseduara prej Aleksander Frangajt: Media 6, Media 66, Promo, Zoom Events dhe ABC News – kanë marrë 1,101,575 €  për reklama nga buxheti i shtetit.

Ministria për Mbrojtje ishte shpenzuesi më i madh, përgjegjëse për 82.2 milionë lekë (584,000 €),  e pasuar prej Drejtoria e Përgjithshme e Policisë me 49,500,000 lekë (354,077 €).

Qeveria e re socialiste, e cila mori pushtetin në shtatorin e kaluar, ka lajmëruar në prokurori ish-ministrin e mbrojtjes Arben Imami dhe ish-kryesuesin e policisë Hysni Burgaj. Prokuroria ka shpallur hetimin për Imamin.

Imami, i cili mbante postin prej vitit 2009 deri më 2013, është akuzuar për dhënien ilegale të tenderëve si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nëse shpallet fajtor, ai mund të ballafaqohet me një dënim 7 vjeçar.

Imami ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar si politikisht të motivuara.

“Ishte një akt i hakmarrjes personale”, pati thënë ai më 9 dhjetor. “Edi Rama ka tejkaluar vijën e kuqe politike dhe etike, megjithatë kërcënimet e tija nuk frikësojnë askënd, e aq më pak mua”, shtoi Imami.

Ky shkrim është prodhuar me ndihmën financiare të projektit të BE-së për Vëzhgimin e Mediave në Evropën Juglindore.

Etiketa: 1997Abc NewsBEBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitEdi RamaemetimEuroInvestigimKlanmbrojtjeMediaMinistria e FinancaveMinistria e MbrojtjesMjaftPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikepresidentProkuroriProkuroriaProtestatQeveriaRamareklamaSali BerishaSHShkodërshqipShqipëritenderTop ChannelTV KlanTVSH
Tjetri
Luftëtar Irakenë

Shqipëria ndihmon armatosjen e Irakut kundër Shtetit Islamik

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.