AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Media Watch

Tabloidi serb shënjestron BIRN pas zbulimit të privatizimit të kompanisë ajrore

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Media Watch, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gazeta tablloid proqeveritare ‘Informer’ publikoi një seri akuzash kundër Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, pas publikimit të investigimit mbi një kontratë sekrete qeveritare me kompaninë e Emirateve Etihad Airways.informer vucic

Informer shkroi të mërkurën se gazetarë nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, dhe Qendra e Serbisë për Gazetari Investigative, CINS, janë përpjekur të përgjojnë kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vucic, duke e detyruar atë të anulojë pushimet e tija verore. Ky qe lajmi i dytë kritik ndaj BIRN pasi Rrjeti publikoi një investigim të thelluar mbi një kontratë të rëndësishme në transportin ajror.

Duke cituar burime qeveritare pa emër, gazeta tablloid pretendoi se Vucic anuloi pushimet e tij në liqenin Bor të Serbisë dy javë më parë pasi mësoi se “disa të dyshuar” nga BIRN dhe CINS po qëndronin në të njëjtin hotel. “Vucic anulon pushimet për shkak të ‘spiunëve’ bë hotel”, shkruan titulli i lajmit.

Akuzat pasojnë publikimin e investigimit të BIRN mbi pyetjen nëse Serbia pagoi shtrenjtë për një kontratë me kompaninë ajrore Etihad të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Investigimi, publikuar nga BIRN në revistën e përjavshme Vreme, zbuloi se për 51 për qind të aksioneve në kompaninë e sapothemeluar, Air Serbia, Serbia pagoi disa herë më shumë se sa partneri i vet nga Emiratet.

Drejtori i BIRN Serbi, Dragana Obradovic, tha se akuzat e tablloidit qenë një fushatë për të diskretituar punën e BIRN DHE CINS.

“Askush nuk qe në Bor për të spiunuar mbi kryeministrin, një pretendim qesharak ky, për shkak se BIRN dhe CINS janë shumë larg gazetarisë së paparacëve,” tha Obradovic.

Të shtunën e kaluar, Informer akuzoi gjithashtu se Bashkimi Europian po financonte në mënyrë sekrete BIRN dhe CINS, të cilat po merrnin kontrata nga Komisioni Europian me vlerë prej miliona eurosh.

Obradovic shpjegoi se BIRN dhe CINS kanë fituar një projekt përmes një thirrjeje publike dhe tha se BIRN nuk ka fshehur kontratat, por i ka sugjeruar gazetës Informer të flasë me Misionin e BE-së në Serbi, i cili ka të drejtë të zbulojë detajet.

Informer këmbënguli gjithashtu se BIRN ka refuzuar të përgjigjet për pyetjen nëse kontrata nga BE përmbante kufizime mbi atë çfarë BIRN mund të investigojë apo jo, duke sugjeruar se BE ka ndaluar investigimet që përfshijnë kompani nga BE-ja.

Por Obradovic tha se edhe kjo është e pavërtetë.

“Ne në mënyrë eksplicite kemi thënë se BE nuk përcakton temat mbi të cilat ne investigojmë dhe as nuk ndalon ndonjë temë të caktuar siç pretendon gazetari i Informer,” tha ajo.

Në ditën pas publikimit të gjetjeve të BIRN, javën e kaluar, Vucic mbajti një konferencë për shtyp ku këmbënguli se raporti bazohej në versione të pasakta të kontratës me Etihad. “Ata duhet të kenë marrë ndonjë draft të mëhershëm,” tha ai.

Ai sugjeroi gjithashtu se investigimi po i shërbente interesave të oligarkut serb Miroslav Miskovic, i cili është aktualisht nën akuzë për korrupsion.

Vucic tha se Vreme qe nën pronësinë e Miskovic, i cili është bërë simbol i fushatës antikorrupsion të kryeministrit.

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë, NUNS, këmbënguli se zbulimet e BIRN dhe CINS mbi marrëveshjen për kompaninë ajrore qenë në interes publik.

“Në një shoqëri demokratike është e papranueshme që kryeministri të diskretitojë median në një mënyrë të tillë në publik,” deklaroi NUNS të premten e shkuar.

Në konferencën për shtyp të Vucic javën e kaluar ai bëri gjithashtu publike zyrtarisht detajet e marrëveshjes me Etihad për herë të parë.

NUNS u përgjigj duke thëns se qe “e qartë se artikulli i publikuar te Vreme detyroi qeverinë dhe kryeministrin të bëjnë më në fund publike kontratën me Etihad”.

Vreme ndërkohë akuzoi Vucic se “po përpiqej të parandalonte punën e lirë, objektive dhe të pavarur të gazetarëve” duke krahasuar kritikat e tij ndaj BIRN dhe CINS me veprimet e tij si ministër informacioni në vitet 1990 në qeverinë e Sllobodan Millosheviçit.

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBIRNCINSgazetagazetarInvestigimKomisioni EuropianKorrupsionkufizimeMillosheviçPunëRaportiSerbiSerbiaSHSllobodan MillosheviçSpiunë
Tjetri
Federata e Bosnjës i thotë Jo! rritjes së pensioneve

Federata e Bosnjës i thotë Jo! rritjes së pensioneve

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.