AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Kalendari kulturor i javës : 30 Gusht – 6 Shtator

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Piktori Saimir Strati, gjatë ceremonisë së marrjes të çmimit, “Guinness”, për ndertimin e mozaikut më të madh në botë me pipa plastike | Foto nga : Gent Shkullaku/ LSA

Përmbledhje e aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive për javën në vazhdim: 30 Gusht -6 Shtator.

Piktori Saimir Strati, gjatë ceremonisë së marrjes të çmimit, "Guinness", për ndertimin e mozaikut më të madh në botë me pipa plastike | Foto nga : Gent Shkullaku/ LSA
Piktori Saimir Strati, gjatë ceremonisë së marrjes të çmimit, “Guinness”, për ndertimin e mozaikut më të madh në botë me pipa plastike | Foto nga : Gent Shkullaku/ LSA

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë

Në Pogradec, të hënën më 1 Shtator, hap siparin Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë. Do të transmentohen rreth 70 filma artistikë, të shkurtër dhe dokumentarë, filma të animuar, që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Kroacia, Turqia, Rumania, Maqedonia, Serbia dhe Greqia, si dhe filma ballkanas në bashkëprodhime nga Gjeorgjia dhe Sllovenia. Tryezës ballkanike do t’i shtohen edhe gatimet tradicionale, duke e bërë më të afërt këtë takim. Organizatorë të aktivitetit janë Eno Milkani, Gerta Qurku dhe Fatos Baxhaku. Ky është ecidioni i 4-tër i aktivitetit, dhe do të shtrihet për gjatë gjithë javës së parë të muajit Shtator. Aktiviteti mbyllet të dielën më 7 Shtator.

“Netët e leximit të dramës shqipe” përfundojnë në fundjavë

Vijojnë “Netët e leximit të dramës shqipe”, në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ky aktivitet (faza e tretë) po realizohet nga aktorët e Teatrit Kombëtar në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. “Netët e leximit të dramës shqipe” filloi më 16 korrik, ora 19:00 me leximin e dramës “Të ftuarit” nga dramaturgu Mustafa Tukaj. Kurimi i tekstit për lexim skenik u mundësua nga aktori Dritan Boriçi. Në role lexuan aktorët e Teatri Kombëtar : Mehdi Malkaj, Bujar Asqeriu, Eva Alikaj, Anila Bisha, Marjeta Ljarja, Sokol Angjeli, Gert Ferra, Genti Deçka dhe Neritan Liçaj. Në ditët në vijim u lexuan dramat: “Kolltuku magjik” nga dramaturgu Mihal Luarasi. Kurimi i tekstit për lexim skenik u mundësua nga regjisorja Inis Gjoni. Në role lexouan aktoret: Bujar Asqeriu, Helidon Fino, Lulzim Zeqja, Marko Bitraku, Mehdi Malkaj, Neritan Licaj, Olta Dako, Vangjel Toce dhe Vasjan Lami. Më pas u lexua “Kënga e ngjyrave”me autor Odise Plakun. Kurimi i tekstit për lexim skenik u mundësua nga regjisorja Luli Hoxha. Në datën 30 korrik u lexua drama “Shtëpia pa dritare” me autor Saimir Gongon. Ndërsa “Misteri i Trekëndëshit të Bermudës” me kurator Erion Kamen ishte vepra pestë dhe e fundit për muajin Korrik. “Netët e leximit të dramës shqipe” përfundojnë në fundjavë Hyrja e lirë. Për më tepër informacion: www.facebook.com/teatri.kombetar?fref

Lin Delia dhe Simon Shiroka, gjatë shtatorit në GKA

Gjatë muajit shtator, artistët Lin Delia dhe Simon Shiroka sjellin dy ekspozita të reja për publikun në Galerisë Kombëtare të Arteve. Lin Delia, i mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Itali apo Vatikan. Kjo ekspozitë retrospektivë do të kombinojë dhe me ardhjen e Papa Françeskut në vendin tonë.Ekspozita e artistit kosovar Simon Shiokës, vjen për publikun në fund të shtatorit. Kjo ekspozitë vjen në kuadër të bashkëpunimit të dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë.

Ekspozita “Endërr, pasion”

Në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” të qytetit bregdetar në Durrës, është hapur ekspozita “Ëndërr, Pasion” e piktores Shpresa Maliqi.Në eskpozitën “Endërr, pasion”, janë paraqitur 50 punime të piktores, për të kjo është ekspozita e parë vetjakePjesa më e madhe e tablove janë frymëzuar nga peisazhet pranëDurrësit, ndërsa disa të tjera nga viset malore të veriut. Piktorja ka përzgjedhur nga punimet e dy vjetëve të fundit edhe disa natyra të qeta, si dhe më pak kompozime e portrete, ku shquanai me titull “Babai”.Ekspozita do të qëndrojë hapur deri më 31 Gusht.

“Manipulations” në GKA

Në Galerinë Kombëtare të Arteve është hapur ekspozita “Manipulations” e artistit Adrian Çene. Kjo është ekspozita e parë e artistit në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në këtë ekspozitë do të paraqiten rreth 70 punime në teknikën tempera-akrilik mbi letër dhe akuarel mbi letër. Çene është një prej artistëve modernë shqiptarë (lindur në 1969), dhe është diplomuar për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1992. Ai jeton dhe punon në Tiranë. Krijimtaria e tij ka kaluar përmes përshtatjes së kërkimeve individuale në botën e pafund të trajtesave që arti i ditëve të sotme i sugjeron çdo artisti. Në këto 20 vite krijimtari Çene është dalluar për një pikturë stilistike foviste, ku dominon ekspresiviteti figurativ i sendeve të abstraguara, kontrasti në marrëdhëniet e ngjyrave dhe përdorimi i një linje të plotë vizatuese.

GKA ekspozon “e-mages”

Në Galerinë Kombëtare të Arteve është çelur ekspozita e titulluar “e-mages” e artistit Helidon Gjergji. Kjo është ekspozita e parë personale e artistit në GKA. Helidon Gjergji ka lindur më 1970 dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1994, në Akademinë e Arteve të Bukura të Napolit në vitin 1996, dhe ka një Master për Artet Pamore nga Universiteti NorthWestern në Çikago, SHBA. Që nga viti 2004 jeton dhe punon në New York. Ai është vlerësuar në Bienalen e Venecias 52 si dhe në disa konkurse ndërkombëtare, ku kritika e ka vlerësuar gjerësisht artin e tij si aplikues të disa teknikave dhe formave artistike postmoderne që nisin që nga instilacioni. Projekti i artistit Gjergji për GKA konsiston sipas tij në një “video-projeksion imazhesh të sjella nga Ketevan Geladze, nëna e Stalinit, “e cila” ka përzgjedhur disa fotografi prej albumeve të saj të familjes (me një sensibilitet të përshtatshëm për rrjetet sociale) dhe i ka ndërthurur në mënyrë elegante duke i shoqëruar edhe me një vals nga Shostakovitch (të orkestruar nga Andrea Rieu).” Ekspozita është e çelur deri më 31 gusht

Strati ka thyer rekodin e tetë Guinnes

Fituesi i shtatë rekordeve Guinnes, Saimir Strati ka thyer edhe rekordin e tetë duke mos u ndalur në artin e tij për të krijuar mozaikët më të mëdhenj në botë. Kësaj radhe Saimir Strati ka zgjedhur vendlindjen e tij qytetin e Fierit, ku ka krijuar mozaikun e mollës së Adamit të kafshuar, në të cilën ka përdorur 150 mijë pipa plastike, material i riciklueshëm me një dimension prej 30 metra katrorë. Në praninë e qindra qytetarëve, Strati e ka përfunduar mozaikun për 20 ditë dhe është shpallur fitues i rekordit Guinnes për herë të tetë nga gjyqtarja e Guiness Ëorld Record italianja Lucia Sinigaglesi e ardhur posaçërisht për të bërë shpalljen e rekordit të tetë të piktorit Saimir Strati. Mozaiku përmban një mesazh tepër sensibilizues për ruajtjen e mjedisit dhe shpëtimin e planetit Tokë nga ndotja. Piktura ka në qendër mollën e Adamit, të kafshuar në një pjesë të saj.Në përfundim të ceremonisë piktori Saimir Strati ka vendosur poshtë mozaikut të tetë certifikatat ku ai është shpallur fitues i çmimeve Guinnes për tetë vepra të mëdha botërore.

 

Hiking në kanionin e Lengaricës në Përmet

High Albania, organizon të fundjavë më30-31Gusht, hiking në kanionin e Lengaricës në Përmet.Nisja nga Tirana të shtunën më 30 Gusht, ora 06:00 mbrapa pallatit të Kongreseve. Mbërritja në Tiranë të Dielën më31 gusht ora 20:00.Gjate kohes së kacavarjes të tjerët do të provojnë të gjitha vaskat kuruese me ujra termal që janë brenda në kanion në krah të lumit.Për prenotime mund të telefonini në: 069 40 31 232 www.highalbania.al

Festivali i Birrës dhe i Verës në Gjilan

Në Gavra Gjilan, organizohet edicioni i parë i festivalit i Birrës dhe i Verës. Aktiviteti ka filluar të premten më 29 Gusht dhe mbyllet të dielën më 31 Gusht. Marrin pjesë kompani të brandave të njohura. Nën tingut e muzikës live dhe organizimit të happy hour nga organizatorët, zhvillohen lojëra me birra dhe verëra. Të shtuën më 30 Gusht BB Poqi & Armadillo Blues Band Pro Band, Dj Gromming, Mad Kinkz dhe Dj Landa. Të dielën më 31 Gusht Elinel, Getinjo, arabuka Band, Dj Star dhe Dj Kont

Shqipëri – Bullgari U-19

Të dilën, më 31 Gusht, ora 11:00, në Stadiumin e Korcës, ekipi kombëtar U-19, do të zhvillojë takimin e dytë miqësor ndaj ekipit të Bullgarisë. Ky takim është në kuadrin e përgatitjeve për Eliminatoret e Kampionatit Europian të futbollit. Këto takime, do ti shërbejnë trajnerit Lala dhe stafit për të parë edhe njëherë tjetër grupin e lojtarëve, mënyrën e lojës dhe për të përmirësuar ekipin nëçdo aspekt

Java e dytë e Superligës

Në fundjavë, më 30 – 31 Gusht, luhet java e 2-të e kampionati i 76-të Kombëtar në Futboll, sezoni sportive 2014-2015.Në këtë sezon në kategorinë Superiore marrin pjesë 10 skuadra që do të luajnë4 faza me sistem vajtje-ardhje.Të shtunën më 30 Gusht, Tirana pret ekipin e Flamurtarit, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.Takimi do të zhvillohet në orën 20:00.

Etiketa: AMPBullgariBullgariaDakoDurrësFacebookfotografiGjeorgjiaGjilanGreqiaItaliKosovaKosovëKroaciaLuliMaqedoniamasterMjedisitmozaikNdotjaNeritan LiçajNikolet VasiaPërmetplastikePogradecRrjetet socialeRumaniaSerbiaSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashtatorSTARTeatri KombëtarTiranaTurqiavideo
Tjetri
Rënia e demokracisë në Ballkan nuk e shqetëson Europën

Rënia e demokracisë në Ballkan nuk e shqetëson Europën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.