AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Shqipëria, e fundit në Ballkan për konkurrueshmërinë ekonomike

Gordana AndricngaGordana Andric
12 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Raporti i fundit i Forumit Ekonomik Botëror mbi aftësinë konkurruese të ekonomive nëpër botë rendit Bullgarinë si më të fortën në Ballkan dhe Serbinë e Shqipërinë si më të dobëtat.

default_file-677-986
Forumi Ekonomik Botëror

Raporti i sapopublikuar i Konkurrueshmërisë Botërore 2014-2015 thotë se Bullgaria, Rumania, Maqedonia dhe Serbia kanë përjetuar përmirësim në renditjen botërore ndërsa Kroacia dhe Shqipëria kanë humbur disa pozicione.

Vrijtimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror mat 12 faktorë, përfshirë infrastrukturën, arsimin dhe trajnimin, eficencën e tregut të punës, gadishmërinë teknologjike dhe novacionin etj në 144 vende në të gjithë botën.

Sipas raportit, Bullgaria është udhëheqëse në Ballkan, e renditur në vend të 54-rt në botë – një përmirësim me tre vende në krahasim me vitin e kaluar.

Raporti gjithsesi thotë se Sofia qe një nga vendet më të këqija në botë sa i përket kriterit të “favoritizmit në vendimet e zyrtarëve të qeverisë” ku u rendit në vend të 134, ndërsa kapi më shumë pikë në kriterin e mjedisit të shëndoshë ekonomik për të cilin u rendit në vend të 36. Bullgaria i është nënshtruar një politike fiskale me rezerva të fuqishme valutore dhe fiskale gjatë 15 viteve të fundit, gjë që e ka bërë atë një nga të paktat vende të botës pa borxh publik.

Në vend të 59 në botë renditet Rumania që shënoi edhe progresin më të madh në krahasim me vitin e kaluar kur qe në vend të 79.

Fusha ku Rumania u rendit më keq qe “keqpërdorimi i shpenzimeve publike” për të cilën u rendit në vend të 116 në botë – si dhe për kapacitetin e vet për të mbajtur në vend punëtorët e talentuar, për të cilën u rendit në vend të 128.

Maqedonia, tashmë e renditur në vend të 63 në indeksin e përgjithshëm shënoi gjithashtu progres domethënës duke u ngjitur me dhjetë vende. Maqedonia u rendit më keq, në vend të 108, për treguesin e madhësisë së tregut, PBB-së dhe eksporteve, ndërsa u rendit më mirë, në vend të 38 për eficencën në tregun e mallrave, kriteri që mat konkurrueshmërinë.

Mali i Zi mbeti në vend të 67, i njëjti pozicion me vitin e kaluar. Këtij vendi iu dha renditja më e ulët, 134, për përmasat e tregut dhe mori renditjen më të mirë për shëndetësinë dhe arsimin fillor, në të cilin u rendit në vend të 29.

Kroacia ra dy vende në krahasim me vitin e kaluar dhe tashmë renditet në vend të 77. Një nga renditjet më të ulëta u shënua në eficencën e qeverisë, në vend të 139, ndërsa renditjen më të lartë e pati për infrastrukturën dhe teknologjinë në vend të 44.

Serbia në anën tjetër, lëvizi disa vende më sipër, duke arritur në vend të 94. Vendi u rendit gati në fund të listës, në vend të 1400 për “bashkëpunimin në marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës”, dhe iu dha gjithashtu renditje shumë e ulët për eficencën e qeverisë, në vend të 135.

Renditja më e mirë për Serbinë u shënua te teknologjia në vend të 49.

Akoma më poshtë në listë u rendit Shqipëria, në vend të 97 dhe në pozicionin më të keq në Ballkan. Shqipëria vitin e kaluar renditej në vend të 95 pra janë humbur dy vende.

Pikët më të këqija u morën te kriteri i të drejtave të pronësisë, në vend të 133 ndërsa më e mira u kap te “barra e rregullave të qeverisë në vend të 29 dhe te fuqia e mbrojtjes së investitorëve në vend të 14.

Bosnja dhe Kosova nuk qenë përfshirë në vrojtim.

Etiketa: Ballkanborxh publikBosnjaBullgariaFushaKosovaKroaciaMaliMali i ZiMaqedoniaMatMjedisitPBBprogresPunëPunëtorPunëtorëRaportiRumaniaSerbiaSHshqipShqipëriaVendimet
Tjetri
Ish-kryeministri i Maqedonisë burgoset për marrëveshje armatimesh

Ish-kryeministri i Maqedonisë burgoset për marrëveshje armatimesh

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.