AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Refugjatët sirianë mësyjnë Maqedoninë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatët sirianë në Veles, Maqedoni.

Policia thotë se ka zbuluar 500 emigrantë ilegalë vetëm përgjatë dy javëve të fundit, në përpjekje për të kaluar Maqedoninë në rrugën e tyre drejt Europës Perëndimore.

Refugjatët sirianë në Veles, Maqedoni.
Refugjatët sirianë në Veles, Maqedoni.

Policia e Maqedonisë ka zbuluar një numër rekord refugjatësh nga Siria ndërsa këta të fundit po përpiqeshin të kalonin ilegalisht këtë vend me shpresë për të arritur në Europën Perëndimore. Vetëm përgjatë dy javëve të fundit policia kapi 500 refugjatë, që të gjithë njerëz të dëshpëruar që po i largoheshin luftës civile në Siri. Kjo është dallga më e madhe në shumë vite.

Autoritetet thonë se shumica e tyre nuk kishin dokumente identifikuese dhe nuk kanë kërkuar azil në Maqedoni. Ata janë kthyer sërish në Greqi.

Vetëm disa prej tyre, më së shumti gra dhe fëmijë, të cilët qenë të rraskapitur nga udhëtimi, janë marrë në qendrat e strehimit në vend.

“Sirianët po hyjnë më së shumti nga Greqia dhe sipas protokolleve të ripranimit, shumica dërgohen sërish në Greqi,” tha zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski.

“Për pjesën tjetër ne po punojmë për të identifikuar vendin nga ku hynë ilegalisht në Maqedoni,” shtoi ai.

Sipas protokolleve të kthimit, policia i kthen emigrantët ilegalë në vendin nga ku kanë hyrë në Maqedoni.

Ndryshe nga më herët, kur refugjatët më së shumti gjendeshin nëpër makina apo kamionë, policia ka zbuluar së fundmi një numër më të madh emigrantësh që fshiheshin në trena mallrash.

Dy javë më parë, autoritetet zbuluan një grup prej 125 refugjatësh sirianë të fshehur në një tren që transportonte qymyr nga porti i Selanikut në Greqi për në Maqedoni. Refugjatët u zbuluan në qytezën e Velesit në Maqedoninë qendrore.

Maqedonia është një nga shumë vende të Ballkanit që po përballet me rritje të fluksit të refugjatëve nga Siria dhe Iraku.

Rruga e zakonshme kalon nga Turqia për në Bullgari ose Greqi. Ata që mbërrijnë në Greqi zakonisht synojnë Europën Perëndimore duke kaluar në Maqedoni. Ndryshe nga Bullgaria dhe Greqia, të cilat janë vende anëtare të BE-së, Maqedonia nuk ka mundësi të kërkojë fonde të BE-së për të menaxhuar situatën.

Greqia ka marrë sakaq ndihmë financiare nga Frontex, agjencia e Bashkimit Europian përgjegjëse për kufijtë e jashtëm të BE-së.

Bullgaria ndërkohë ka njoftuar se do të shtojë pjesët e kufirit me Turqinë të blinduara me gardh me tela me gjemba në mënyrë që të luftojë ardhjet ilegale të refugjatëve nga Siria dhe Iraku.

“Disa qindra refugjatë nga Siria nuk përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Maqedonisë”, tha profesori i Sigurisë Metodi Hadzi-Janev në Shkup.

“Ata vijnë për arsye ekonomike dhe sociale dhe qëllimi i tyre është që të mbërrijnë në Europën Perëndimore. Ata e përdorin Maqedoninë vetëm për tranzit”, shtoi ai.

Ai thotë se transportimi i refugjatëve që shpresojnë për një jetë më të mirë në Europë është kthyer në një biznes fitimprurës për trafikantët të cilët i marrin mijëra euro për person.

Policia e Maqedonisë thotë se ka ndërmarrë masa shtesë për të ndaluar refugjatët si dhe për të ndëshkuar ata që përpiqen të përfitojnë nga trafiku.

Ata po zhvillojnë takime më të shpeshta me homologët në Bullgari, Serbi dhe Shqipëri dhe kanë krijuar patrulla kufitare të përbashkëta përgjatë kufijve. Bashkëpunimi me Greqinë po rritet gjithashtu, veçanërisht në fushën e ripranimeve.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, konflikti i Sirisë ka shkaktuar deri tani më shumë se 3 milionë refugjatë.

Etiketa: azilBashkimit EuropianBEBullgariBullgariaEuroFondeFrontexgraGreqiGreqiaMakinaMaqedoniMaqedoniaMasaPoliciaportiqymyrSerbiSHShkupshqipShqipëriSiriSiriasiriantrafikuTurqia
Tjetri

Menaxheri i landfillit të Shkupit: as eksperiencë dhe as investime

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.