AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Serbia vendos të ulë pensionet dhe pagat

Gordana AndricngaGordana Andric
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lypës në Beograd. Serbia po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike. Foto: AP

Kryeministri i Serbisë thotë se pensionet dhe pagat në sektorin publik duhet të ulen si pjesë e një pakete të masave të kursimit të qeverisë.

Lypës në Beograd. Serbia po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike. Foto: AP
Lypës në Beograd. Serbia po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike. Foto: AP

Aleksandar Vucic, kryeministri i Serbisë, të mërkurën, tha se pensionet dhe pagat në sektorin publik mbi 25 mijë dinarë në muaj [€211] do të ulen nga 3 deri në 20 për qind në tetor.

“Pjesa më e madhe e pensionistëve, 60.2 për qind të tyre, nuk do të preken,” i tha Vucic televizionit publik të Serbisë RTS.

Pensionet mes €211 dhe €256 do të ulen me 3.1 për qind dhe ato mes €256 dhe €295 do të ulen me 6.2 për qind ndërsa pensionet mbi €337 do të ulen me 9 për qind. Pensionet më të larta se 844 euro do të ulen me 15-16 për qind.

Pagat e sektorit publik mbi 211 euro do të ulen me 10 për qind ndërsa ato më të larta se 844 euro do të ulen me 20 për qind.

“Pagat në sektorin publik janë rreth 40 për qind më të larta se sa ato në sektorin privat, i cili aktualisht po mbështet sektorin publik,” deklaroi Vucic, duke shpjeguar racionalitetin e shkurtimit të pagave.

Masa të tjera kursimesh që qeveria ka ndër mend të ndërmarrë përfshijnë pakësimin e ekonomisë “gri”, uljen e subvencionimeve shtetërore për kompanitë publike, mbështetjen për sipërmarrjen private, shkurtimin e stafit në administratën publike dhe shkurtimin e shpenzimeve në mallra dhe shërbime.

Serbia shpreson se do të kursejë rreth 700 milionë euro në vit nga kjo paketë kursimesh.

“Sa i përket të ardhurave – ne presim më shumë investime,” tha Vucic, duke shtuar se rritja mund të jetë e përmbajtur në vitin 2015 ndërsa Serbia shpreson se do të dalë nga kriza në vitin 2016.

Sipas kryeministrit, vendi është “kilometra larg” nga falimenti.

“Serbia është likuide dhe ne kemi para për të mbajtur sistemin deri në prill pa kredi të reja,” deklaroi ai.

Burimi: Balkaninsight

Etiketa: BeogradEuroinvestimekrediKrizaMasaPagatParapensionetpensionistëQeveriaSerbiaSHShpresON
Tjetri
Papa i të varfërve që po viziton Tiranën

Turizmi shqiptar shpreson përfitime nga vizita e papës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.