Papa Françesk viziton sot Shqipërinë. Nëpërmjet këtij blogu do postojmë informacionin më interesant nga media e huaj dhe ajo Shqiptare si dhe mbulim minutë pas minute nga gazetarët e BIRN në terren.
9.00 : Aeroplani i Papës Françesk mbërrin në aeroportin e Rinasit.
9.06: Papa Françesk zbret në tokën Shqiptare i pritur nga kyreministri Edi Rama, ministri i jashtëm Ditimir Bushati, dhe përfaqsues të lartë të Kishës Katolike në Shqipëri.
9.13: Kryeministri Edi Rama mban një takim të shkurtër me Papën Françesk në sallën VIP të aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza.
9:17: Eskorta e Papës Françesk niset nga aeroporti i Rinasit drejt Tiranës
9:25: Në sheshin Nënë Tereza në Tiranë dhjetëra-mijëra qytetar Shqiptarë, por edhe pelegrin nga vendet e rajonit, janë mbledhur për te mirëpritur Papën Françesk. ‘Nights in White Satin’ nga Moody Blues në version Italisht dëgjohet nga altoparlantët e sheshit.
Aleksander Camaj, 36, i cili erdhi me një bluzë ‘I [love] Papa Francesco’, erdhi me pesë autobuza të tjerë nga Tuzi dhe Vuksanlekaj nga Malit te Zi sot në mëngjes, raporton Altin Raxhimi.
Anton Simonovic, 33, punonjes gipsi, dhe Boris Pekic, 36, qe merret me dry (bravarija), erdhën me autobus me 50 persona nga Bar (Tivari) ne Mal te zi në ora tre te mëngjesit.
Nga Tuzi,kanë ardhur 300 persona me autobusë, dhe sipas Dom Fran Dushit, mund të jenë 600 vete bashke me ata që kanë ardhur me mjete.
9:44: Papa Françesk arrin në presidencë i mirëpritur nga Presidenti Bujar Nishani. Gjatë rrugës, nga aerporti në presidencë, mijëra qytetar kishin dalë për ti uruar mirëseardhjen.
9:51 : Papa Françesk nënshkruan librin e përshtypjeve në Presidencë.
10:00: Gjatë fluturimit të tij nga Roma në Tiranë, Papa Françesk ka folur për mediat që e shoqëronin në avion. Papa deklaroi që’bashkëjetesa fetare në Shqipëri është një shembull për të gjithë botën.
10:06 : Papa Françesk dhe Kryeministri Edi Rama shkëmbyen mesazhe përpara se avioni që sillte Atin e Shenjtë në Tiranë të ulej në Rinas. Burim: Tema TV
10:21 : “Është nder, është privilegj, kjo është një ngjarje e madhe historike, për vendin për kombin për gjithë shqiptaret kudo që janë, të gjithë një zëri thonë mirëserdhët në Shqipëri. Faleminderit nga zemra që na zgjodhët ne të parët për udhëtimin e pare ne Europë,” thotë Presidenti Bujar Nishani gjatë fjalimit të tij.
10: 23 : Sipas televizionit Ora News në Tiranë kanë mbërritur 100,000 pelegrinë nga i gjithë Ballkani për vizitën e Papës Françesk.
10:41: “Toleranca fetare është një pasuri qe duhet ta ruani mire, një e mire e çmuar, dhe meriton një vëmendje te veçantë në këto kohë kur ekstremizmi po minon bashkëjetesën fetare, duke u kthyer në rrezik për dhunë. Askush nuk duhet te mendoje se mund ta përdorë forcën e zotit për akte të dhunshme,” thotë Papa Françesk gjatë fjalimit të tij në Presidencë.
10:47 : Papa përshëndet pelegrinët e mbledhur në rrugët e Tiranës nga makina e tij e hapur.
10:53: Makina e Atit të Shenjtë përshkon të gjithë bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërkoh që Papa Françesk përshëndet pelegrinët e mbledhur.
10:57 : Kryeministri Edi Rama shkëmben dhuratat me Papën Françesk gjatë takimit në aeroportin Nënë Tereza: Video nga Top Channel TV.
11:00 : Ati i Shenjtë bekon disa fëmijë gjatë rrugëtimit të tij në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Sipas gazetarit te BIRN Altin Raxhimi në shesh ka dhe pelegrinë nga vende të largëta si qyteti Biscmarck, në North Dakota, SHBA.
11:05 : Papës Françesk i dorëzohet çelsi i artë i qytetit të Tiranës nga kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja.
11:11 : Në sheshin Nënë Tereza fillon mesha e shenjtë.
11:20 : Papa Françesk fillon meshën e shenjtë në sheshin Nënë Tereza. Reshje të dendura fillojnë në Tiranë.
11:25 : Kalimi i Papa Françeskut në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Video nga Top Channel:
12:01 : “Pse vetem per katoliket paska ardhe papa keshtu,” pyet Gani Elezi, 63-vjeç, me banim ne Tirane, një pensionist që ka dalë në sheshin Nënë Tereza për të mirëpritur Atin e Shenjtë. “Ai ka ardhe per te gjithe ne,” Elezi shtoi.
12.07: Papa Françesku, në fjalimin e tij në Meshën e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza” iu drejtua të rinjve me mesazhin: “Adhurojeni Zotin. Ku ka rini ka shpresë. Besimi në Zot nuk zhgënjen, por është gjithnjë krah nesh.”
12:15 Peligrinët e mbledhur në sheshin Nënë Tereza për Meshën e Shenjtë të Papës Françesk, vijnë nga i gjithë Ballkani, raporton Altin Raxhimi. Elda Kore, stomatologe 30 vjecare, është ortodokse nga Tirana, ka dalë në shesh me të ëmen e vet. “Më shumë për kërshëri,’ thotë ajo. Boze Nasic, 32 vjecar nga Spliti kishte ardhur me nje grup katolikesh nga Bosnja dhe Kroacia, veshur me flamur Kroat. Albert Laskaj nga Peja, 38-vjeç, erdhi me familjen. “Nuk gjetem vend ne autobuza, megithese ishin 50 te tillë prej Kosove,” tha ai. Ndërsa Sulejman Tanushi, mësues matematike në Babrru, rrethine te Tiranës, doli me te bijen, Eni, 12-vjeç, dhe thotë se doli për ‘respekt.’ E quan veten ateist.
“Ne kemi qenë më përpara katolikë,” thotë Tanushi një musliman nga Dibra. “Në fshat kemi ende toponime si gardhi i poshtëm apo i epërm i kishës. Kemi Mal të Shën Mrisë,” shtoi ai.
11:27 : Në këtë foto të Associated Press Papa Françesk përshëndet pelegrinët nga makina e tij duke udhëtuar në bulevardin kryesor në Tiranë.
12:37 : Papa Françesk gjatë Meshës së Shenjtë në Sheshin Nënë Tereza tha:
“Duke sjellë përsëri në vëmendje dhjetëvjeçaret e vuajtjeve e të persekutimeve të egra kundër katolikëve , ortodoksëve e myslimanëve mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvi, meshtarë rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të pandshëm në shpalljen e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar !. Shkoj sot , shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet dhe i prekur thellë në shpirt , vë lulen e lutjes e të kujtimit.
Zoti ishte pranë jush, të dashur vëllezër emotra , për t’ju mbajtur në këmbë. Ai ju priu e ngushëlloi e së fundi ju ngriti lart mbi krahë shqiponje, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit. Uroj që Shqiponja të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, tju kujtojë gjithnjë shpresën për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira.”
12:42 : Papa falenderon pjesëmarrësit në Meshën e Shenjtë në sheshin Nënë Tereza, duke ju drejtuar një mesazh të rinjëve: “Ju jeni gjenerata e re e Shqipërisë, i thoni jo idolatrisë së parasë nën shembullin e martirëve tuaj. Ju ftoj ta ndërtoni jetën mbi Jezu Krishtin. Kush ndërton mbi Krishtin ndërton mbi shkëmb.”
12:51 : Mbyllet Mesha e Shenjtë e Papës Françesk në Sheshin Nënë Tereza.
12:58 : Axhenda e Papës Françesk në Shqipëri vazhdon me një drekë me ipeshkvijët Shqiptar në orën 13:30
13:08 : Papa Françesk largohet nga sheshi Nënë Tereza, dhe duke udhëtuar me makinën ‘papa mobile’ përshëndet pelegrinët në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
13:21 : Kryeminsitri Edi Rama komenton vizitën e Papës Françesk në Twitter: “Shi,diell,det shpresash e emocioni dhe nje At i Shenjtë me impaktin e nje ylli rock-u mbi bulevardin e Tiranes, ku bota pa Shqiperinë ndryshe.”
13:49 : Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, në një konferencë për shtyp ndan detaje nga vizita e Papës Françesk. Ai tha se Papa Françesk vuri re që Shqipëria ka një “popullatë te re, që sheh drejt të ardhmes me shpresë.” Papa vuri re se në Shqipëri simboli i Shqiponjës është kudo ndodhur, dhe nënvizoj që “shqiponja fluturon lart, por nuk e harron folenë e vet. Ai ftoi Shqiptarët të mos i humbin rrënjët. Sipas Lombardit në shesh kishte 250-300 mijë pjesëmarrës, dhe’ Papa Françesk ishte në humor shumë të mirë.” Ne pallatin presidencial Papa Françesk u ul dhe shkroi: “Popullit fisnik shqiptar, respekt dhe admirimin .” “President ishte shume i prekur dhe i emocionuar,” tha Lombardi.
13:54 : Titujt e medias ndërkombëtare mbi vizitën e Papës Françesk në Shqipëri:
Papa, në udhëtimin e tij në Shqipërinë me dominancë myslimane, dënon militantët islamikë -Opinion-Star Online
Në Shqipëri, Papa denoncon përdorimin e fesë për të justifikuar dhunën -Los Angeles Times
Papa Françesku udhëton në Shqipëri, një vend me dominancë myslimane -CNN
Papa denoncon shtrembërimin e fesë për dhunë -Fresno Bee
Papa në Shqipëri për të nxitur harmoninë ndërfetare -Capital FM Kenia
Myslimanë dhe të krishterë vërshojnë rrugëve të Shqipërisë për të përshëndetur Papën -Bangkok Post
Papa thotë se Shqipëria është një model i harmonisë fetare -Telegraph.co.uk
Papa kremton Meshën në Shqipëri -BBC News
Papa Françesku zgjedh Shqipërinë për udhëtimin e tij të parë Europian -EuroNews
Në Shqipëri, Papa për të festuar tolerancën -Jamestown Sun
Papa Françesku të rinjve shqiptarë: Ku jeni ju, ka shpresë -Catholic News Agency
Papa Françesku dënon ekstremizmin fetar gjatë vizitës në Shqipëri -Deutsche Welle
13:55 : Presidenti Nishani i ka dhuruar Papës Françesk një pllakë argjendi me portretin e Papës Klement i Njëmbëdhjetë, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit At Federico Lombardi më 21 shtator 2014 në Tiranë gjatë konferencës për shtyp për vizitën e Papës. Papa Klement i Njëmbëdhjetë e ka emrin e lindjes Giovanni Francesco Albani. Ai ka lindur në vitin 1649 dhe ka vdekur në vitin 1971 dhe familja e tij thuhet se ka origjinë nga veriu i Shqipërisë dhe i përket rradhëve të ushtarëve të Skënderbeut. Ai qe dijetar dhe patron artesh, bamirës i madh i Bibliotekës së Vatikanit dhe njeriu që autorizoi gërmime arkeologjike në Romë.
14:25 : Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi thotë: “Papa është shumë i kënaqur nga mikëpritja.”
14:32 : Papa Françesk i vendos shallin një djali të vogën ndërkoh që makina e tij kalon në sheshin Skëndërbej
15:39 : Mesazhi i Papës Françesk sot në Tiranë: ““Globalizimi i tregjeve duhet t’i përgjigjet edhe globalizimit të solidaritetit.”
15:43 : Sipas Gazetës Tema, gjatë vizitës së Papës Françesk janë shënuar dy incidente: Du shtetas Amerikan janë ndaluar, pasi i është gjetur një biçak, ndërkoh një punonjës i Gardës së Republikës është pezulluar sepse ka qëlluar pa dashje me armën e tij snajper, pranë stacionit të trenit.
15:46 : Papa Françesk ka takuar ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, në ambasadën e Vatikanit në Tiranë.
15:55 : Papa Françesk takon krerët e besimeve fetare në Shqipëri në një takim në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë.
16:15 : Papa Francesku thotë gjatë takimit me liderë e komuniteteve fetar: “Kemi nje krijues te vetem ,jemi te gjithe vellezer.. Në Shqiperi, komunitetet fetare te bashkuara në shërbim të atdheut.
16:28 : Papa Françesk mbyll takimin me liderët e komuniteteve fetare në Shqipëri.
16:36 : Ministri i brendshëm Saimir Tahiri komenton në rrjetin social Facebook takimin me Papën Françesk: “I jashtezakonshem takimi me Papa Francesku dhe inkurajimi i Atit të Shenjte për të vazhduar me më shumë forcë luftën kundër drogës. Mu dha rasti të informoj Papën për rezultatet tona kundër drogës. Të paharrueshme fjalët; te shpëtojmë fëmijët e botës nga droga! Faleminderit Ati i Shenjte!”
16:42 : Papa Françesk drejt Katedrales së Shën Palit, kur do të mbahet dhe lutja mbrëmësore.
16:54 : Në lutje marrin pjesë 800 meshtarë.
16: 55 : Policia e Shtetit mohon lajmin e kthimit mbrapsht nё pikёn e Muriqanit tё 80 shtetasve nga Mali i Zi, që do të merrnin pjesë në vizitën e Papës Françesk në Tiranë. “Nuk është i vërtetë,” tha zëdhënësja Laura Totraku.
17:16 : Dom Ernest Troshani tregon vuajtjet në burgjet e rregjimit Komunist, përpara Papës Françesk: Lexo më shumë për jetën e tij në Reporter.al.
17:58 : Mbaron lutja mbrëmësore në Katedralen e Shën Palit.
18:18 : Papa Françesk drejt fshatit Bubq, ku do të vizitojë qendrën Betania.
18:37 : Papa Françesk mbërrin në qendrën Betania, në Bubq. Lexoni më shumë për qëndrën Betania.
18:55 : Papa Françesk thotë gjatë vizitës në qendrën Betania, se “diferenca fetare nuk pengon harmoninë.”
19:04 : Papa i dhuron statujën e Shën Ndoi qendrës bamirëse të fëmijëve, Betania.
19: 08 : Papa Françesk takon fëmijët e qendrës Betania.
19:19 : Papa Françesk përfundon vizitën në qendrën Betania, dhe niset për në aeroport.
19:28 : Papa Françesk takim përmbyllës me Kryeministrin Edi Rama, bashkëshorten Linda Rama, dhe foshnjen e tyre Zaho, në Aeroportin Nënë Tereza.
19:30 : Papa Françesk i jep bekimin djalit të Kryeministrit Edi Rama
19:34 : Kryeministri Edi Rama: “Papa Françesk na driçoi sot zemrën, atdheun dhe flamurin.”
19:37 Papa Françesk përfundon vizitën në Shqipëri. Avioni i tij u largua nga aeroporti i Rinasit në orën 19:46.
FUND