AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Rumania fillon gjykimin e ish shefit të internimit komunist

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Nyje Debati, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Burgu komunist Ramnicu Sarat. Foto e publikuar nga Instituti për Hetimin e Krimeve të Komunizmit të Rumanisë. (AP Photo/IICCMER)

Alexandru Visinescu, ish komandant i një kampi pune famëkeq të kohës së Komunizmit përballet me akuza për krime kundër njerëzimit në gjykatë.

Burgu komunist Ramnicu Sarat. Foto e publikuar nga Instituti për Hetimin e Krimeve të Komunizmit të Rumanisë. (AP Photo/IICCMER)
Burgu komunist Ramnicu Sarat. Foto e publikuar nga Instituti për Hetimin e Krimeve të Komunizmit të Rumanisë. (AP Photo/IICCMER)

Një gjykatë në Bukuresht filloi gjyqin e Alexandru Visinescu, një ish komandant burgu në kohën e komunizmit i cili akuzohet për vrasje në rrethana rënduese në rastet e vdekjes së së paku 12 të burgosurve politikë .

Ky është gjyqi i parë i një komandanti të epokës komuniste në Rumani.

Prokurorët thonë se Visinescu, i cili tashmë është 89 vjeç, pati kryer rrahje të të burgosurve, i kishte mohuar atyre ndihmë mjekësore dhe i kishte ekspozuar ndaj të ftohtit. Shumë të burgosur politikë, përfshirë një ish diplomat dhe një kryetar partie gjetën vdekjen në këtë mënyrë.

Mes viteve 1956 dhe 1963, Visinescu drejtoi burgun famëkeq Ramnicu Sarat ku udhëheqësit e periudhës parakomuniste të Rumanisë si dhe elita intelektuale qe burgosur.

Më shumë se 50 vjet kanë kaluar që nga vdekjet e të burgosurve, por sipas ligjit të Rumanisë, nuk ka parashkrim për përndjekjen e krimeve serioze.

E veja e njërit prej të burgosurve, Gjeneralit Ion Eremia, e cila pati vdekur më 2003, i ka kërkuar gjykatës 100 mijë euro dëmshpërblim për dëme morale dhe financiare. Eremia qe dënuar me 14 vjet burg për shkrimin e një romani satirik mbi udhëheqësin Sovjektik Jozef Stalin.

Valentin Cristea, i mbijetuari i fundit i burgut Ramnicu Sarat thotë se gjyqi është i rëndësishëm, por ka ardhur shumë vonë. “Është një ngjarje që unë nuk e përballoj dot ta shoh… Unë nuk njoh asgjë, nuk mbaj mend asgjë,” tha Cristea për median vendëse.

Burgu komunist Ramnicu Sarat. Foto e publikuar nga Instituti për Hetimin e Krimeve të Komunizmit të Rumanisë. (AP Photo/IICCMER)
Një gjykatës zbret shkallët e Gjykatës së Apelit gjatë gjyqit të Leintant Kolonelit Alexandru Visinescu në Bukuresht, Rumani. Visinescu akuzohet për vdekjen e shumë të burgosurve në një kamp pune të kohës komuniste. (AP Photo/Vadim Ghirda)

Por aktivistët e të drejtave të njeriut shpresojnë që gjyqi i Visinescut të jetë i pari prej shumë gjyqeve të tyre dhe prokurorët po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave për 35 ish zyrtarë komunistë.

Dy drejtorë të tjerë të burgjeve të epokës komuniste, Ioan Ficior dhe Florian Cormos, akuzohen gjithashtu se i kanë shkaktuar vdekjen të burgosurve dhe për torturimin e të burgosurve politikë. Që të dy mohojnë akuzat.

Rumuni i fundit i dënuar për gjenocid qe ish diktatori komunist Nicolae Ceausescu i cili u gjykua dhe ekzekutua me nxitim më 1989.

Pas shumë dekadash mohimi, Rumania më në fund ka filluar të ndëshkojë krimet e kohës së Komunizmit. Në prill, Instituti i Rumanisë për Hetimin e Krimeve të Komunizmit, IIÇMER, publikoi një listë me 35 njerëz të dyshuar për arrestimin dhe torturimin e disidentëve gjatë kohës së Komunizmit.

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë mbi torturat që i shkaktonin rojet të burgosurve politikë nëpër kampet e punës.

Vlerësohet se rreth 120 mijë nga 617 mijë të burgosur politikë vdiqën nëpër kampet e punës të njohura si gulagë. Shumica qenë politikanë, priftërinj, shkrimtarë dhe diplomatë por kishte edhe shumë fshatarë.

Komiteti hetues është përqendruar në krimet politike të kryera gjatë viteve 1950 deri më 1964, kur në Rumani u shpall një amnisti e përgjithshme.

Një grua ecën brenda Gjykatës së Apelit gjatë gjyqit kundër Alexandru Visinescu i cili drejtoi një burg famëkeq komunist nga viti 1956 deri më 1963 më 24 shtator 2014. Ai akuzohet për krime kundër njerëzimit. (AP Photo/Vadim Ghirda)
Një grua ecën brenda Gjykatës së Apelit gjatë gjyqit kundër Alexandru Visinescu i cili drejtoi një burg famëkeq komunist nga viti 1956 deri më 1963. Gjyqi i tij filloi më 24 shtator 2014. Ai akuzohet për krime kundër njerëzimit. (AP Photo/Vadim Ghirda)
Etiketa: aktivistAktivistëAkuzaBurgdiplomatEuroFloriangjenocidGjykatëGjykatësGjyqihetueskampkamp puneKrimekryetarMjekmjekëprokurorPunëRumaniRumaniashtatorvrasje
Tjetri
Zemrat vazhdojnë të rrahin për luftëtarët myslimanë

Zemrat vazhdojnë të rrahin për luftëtarët myslimanë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.