Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Analiza

Sekretet e spiunazhit Jugosllav, vrasjet në Gjermani dalin në gjyq

Drago HedlNgaDrago Hedl
16:38 | 25/09/2014
Në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Sekretet e spiunazhit Jugosllav, vrasjet në Gjermani dalin në gjyq

Ish-shefat e spiunazhit Mustac (majtas) dhe Perkovic. Fotot: Beta.

Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqi i ish-bosave të spiunazhit jugosllav, Zdravko Mustac dhe Josip Perkovic, për vrasje, mund të ekspozojë krimet e së shkuarës dhe ndikimin në vazhdim të zyrtarëve të shërbimit inteligjent në Kroaci.

Ish-shefat e spiunazhit Mustac (majtas) dhe Perkovic. Fotot: Beta.
Ish-shefat e spiunazhit Mustac (majtas) dhe Perkovic. Fotot: Beta.

Gjyqi i dy ish-zyrtarëve të shtetit të shërbimit të sigurisë Jugosllave për organizimin e vrasjes së një emigranti politik kroat të quajtur Stjepan Djurekovic në Munih në korrik 1983 do të fillojë në Gjermani muajin e ardhshëm.

Nga 1982 deri në 1985, Mustac ishte me bazë në Beograd si një prej zyrtarëve të lartëtë policisë sekrete në ish-Jugosllavi, ndërsa Perkovic ishte kreu i shërbimit të sigurisë në Zagreb dhe ishte vartës i Mustac. Të dy, pretendon prokuroria gjermane, dhanë urdhra për vrasjen e Djurekovic, i cili u vra nga autorë krimi të panjohur.

Fillimi i këtij gjyqi pritet me interes të madh në Kroaci sepse do të hedhë dritë mbi rolin e shërbimit sekret jugosllav, për të cilin janë ngritur shumë dyshime dhe ekzistojnë diskutime edhe sot.

Pas përçarjes së Jugosllavisë dhe zgjedhjeve të para shumëpartiake në Kroaci, që shënuan fundin e udhëheqjes komuniste, lustracioni nuk u zbatua. Presidenti Franjo Tudjman e kundërshtoi nga frika lustracioni mund të çonte në ndarje të reja në një kohë kur vendi ishte në prag të luftës.

Për më tepër, disa prej stafit që punonin në shërbimin sekret jugosllav, përfshirë Perkovic, u bënë aleatët e ngushtë të Tudjman. Perkovic, me miratimin e Tudjman, ishte themelues i inteligjencës ushtarake kroate dhe në atë pozicion ishte plotësisht i informuar rreth të gjitha sekreteve të periudhës.

Fakti që lustracioni nuk u zbatua, megjithatë është bërë një temë e nxehtë në Kroaci sot. Lideri i opozitës, presidenti i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), partia që parashikohet të fitojë zgjedhjet parlamentare në fund të vitit të ardhshëm, tha se ai do ta zbatojë lustracionin kur të vijë në pushtet.

Gjyqi i Perkovic dhe Mustac, i cili duhet të mbarojë në mesin e 2015, do të jetë fillimi i atij procesi. Veçanërisht nëse të dy flasin dhe zbulojnë se ka të tjerë njerëz që jetojnë lirshëm në Kroaci dhe që janë përgjegjës jo vetëm për vrasjen e Djurekovic, por edhe për vrasjen e emigrantëve të tjerë.

Vrasja e Djurekovic, drejtor i marketingut i kompanisë më të madhe jugosllave të naftës INA,ishte një prej dhjetëra atyre që u vranë jashtë shtetit nga shërbimi sekret. Numri më i madh i vrasjeve ndodhi në Gjermani, ku u vendosën pjesa më e madhe e tyre.

Policia gjermane dhe gjyqësori hetuan vrasjen e Djurekovic dhe të dhënat e mbledhura nga komisioni parlamentar në Kroaci, që u bë në 1999 mbi ekzekutimin e emigrantëve që ishin viktima të shërbimeve sekrete, ishin ndihmë e madhe.

Perkovic përmendej 44 herë në atë raport. Megjithatë shërbimet sekrete gjermane kishin një farë dijenie për të më parë, ai dokument zyrtar e lidhte direkt Perkovicin me organizimin e ekzekutimeve që u kryen nga shërbimi sekret jugosllav.

Gjyqi i par për vrasjen e Djurekovic filloi në Gjermani në 2006, dhe i vetmi i pandehur ishte Krunoslav Prates, një kroat që jetoi në Gjermani. Ai ishte një agjent i fshehtë i shërbimit sekret jugosllav që operoi mes emigrantëve kroat në Gjermani dhe siç vendosi gjykata, ai ishte personi që Perkovic i dha çelësin e garazhit ku Djurekovic u vra më vonë.

Perkovic, megjithatë, ishte i padisponueshëm për autoritetet gjermane. Policia bavareze në Munih dhe më vonë policia federale gjermane në Wiesbaden siguroi një mandat arresti për Perkovic dhe kërkoi ekstradimin e tij nga autoritetet kroate, Zagrebi e injoroi.

Megjithatë, kur Kroacia u bë një anëtare e Bashkimit Europian, më 1 korrik të vitit të shkuar, një mandat erdhi nga Gjermania që i kërkonte Kroacisë të arrestonte dhe ekstradonte menjëherë atë.

Ndonëse, kjo nuk ndodhi derisa Gjermania ushtroi presion te Kroacia. Edhe atëherë, Kryeministri Zoran Milanovic përdori një seri manovrash për të shmangur ekstradimin e Perkovic. Vetëm disa ditë përpara se Kroacia t’i bashkohej BE, një ligj u ndryshua për të parandaluar ekstradimin. Meqë ishte e qartë se u përshtat vetëm për të, u pagëzua nga publiku si Ligji Perkovic.

Marrëdhëniet gjermano-kroate u ftohën dhe një vizitë e planifikuar e Kancelares Angela Merkel në Zagreb, ku do të festonte bashkimin e Kroacisë në BE, u anulua. Lideri i opozitës, Tomislav Karamarko, dhe partia e tij e përdorën këtë për të akuzuar qeverinë për mbrojtje të vrasësve komunist që po vrisnin emigrant politik kudo në botë. Qeveria pretendoi se asnjë vend nuk ekstradonte njerëz kryesor të shërbimit sekret.

Në fund, si Perkovic edhe Mustac u ekstraduan në Gjermani, i pari në janar dhe i dyti në prill.

Gjyqi i dy ish-zyrtarëve të shërbimit sekret, që do të japë përgjigje për pyetjen se kush qëndron pas vrasjes së emigrantit politik Djurekovic, do të hapë me siguri shumë debate, veçanërisht nëse zyrtarët e shërbimit sekret jugosllav kanë ende ndikim mbi jetën politike në Kroaci sot.

Në një vend ku shumë njerëz preferojnë më shumë të merren me të shkuarën sesa me të ardhmen, gjyqi në Gjermani do të jetë në i rëndësishëm sesa përgjigja e pyetjes së kush e vrau Djurekovicin.

Tjetri
Rumania fillon gjykimin e ish shefit të internimit komunist

Rumania fillon gjykimin e ish shefit të internimit komunist

Më të lexuarat

Sekretet e spiunazhit Jugosllav, vrasjet në Gjermani dalin në gjyq

Sekretet e spiunazhit Jugosllav, vrasjet në Gjermani dalin në gjyq

16:38 | 25/09/2014
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

15:12 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.