AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Kosova nuk është parajsa e xhihadistëve, thotë Thaçi

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi.

Në shkrimin e gazetës angleze ‘Guardian’, lideri kosovar ka hedhur poshtë akuzat se vendi i tij po kthehet në një bazë për islamistët.

hashim-thaci-thumbnailKryeministri kosovar Hashim Thaçi ka përdorur gazetën britanike të qendrës së majtë ‘Guardian’ për të hedhur poshtë akuzat se Kosova po kthehet në strehë të Islamistëve radikalë.

Në një artikull në kolonën e Komenteve, lideri kosovar thotë se ka vënë re një numër komentatorësh të ekstremit të majtë dhe të djathtë që vazhdojnë të kërkojnë prova në mbrojtje të tezës se ndërhyrja e ushtrisë amerikane në Kosovë kundër regjimit serb në vitin 1999 ka qenë një gabim.

“Disa nga këta zëra e portretizojnë Kosovën si një projekt të dështuar të ‘ndërhyrjeve neoliberale’ dhe… përpiqen të përdorin grimca të lajmeve nga Kosova si dëshmi të këndvështrimit të tyre politik,” thotë ai.

“Sulmet më të fundit kundër vendit tim po vijnë nga ata që pretendojnë se Kosova po kthehet në një parajsë të sigurtë për radikalizmin islamist dhe një eksportuese e luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri,” shton ai.

Thaçi thotë se kjo akuzë është e gabuar. Qeveria e Prishtinës, shton ai, po ndërmerr “veprime konkrete për të ndaluar largimin e të rinjve, që shpesh vijnë nga komunitete të margjinalizuara, drejt zonave të luftës në Irak dhe Siri.

“Ne kemi miratuar një ligj që ndalon luftimin në luftra jashtë vendit. Në dy aksione të ndryshme të policisë, ne kemi arrestuar 45 militantë të dyshuar si dhe imamë të caktuar që sponsorizojnë, lobojnë dhe mbështesin ekstremistët.”

Shumica e kosovarëve janë myslimanë, shtoi kryeministri, por njëkohësisht, ata “refuzojnë tërësisht dogmën fetare të propozuar nga rrymat radikale të islamit politik, dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo të rrezikojë rrugëtimin tonë drejt një anëtarësimi të mundshëm në Nato dhe BE.”

“Ne do të shkatërrojmë çdo celulë që beson, në mënyrë të gabuar, se mund të gjejë strehë në Kosovë. Ashtu si edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës refuzoi ofertat nga xhihadistët që donin të merrnin pjesë si vullnetarë në luftën e vitit 1999, ne tani po refuzojmë djallin e ri që po lind nga Shteti Islamik (Isis) dhe grupe të ngjashme në Lindjen e Mesme.”

Artikulli i kryeministrit kosovar vjen në një situatë të mbingarkuar nga raportimet se disa qindra shqiptarë, kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria, i janë bashkuar Shtetit Islamik, militantëve në Siri dhe Irak.

Kosova nuk është e vetme në shqetësimet lidhur me radikalizmin islamik.

Disa mijëra të rinj besohet se janë larguar nga Europa drejt zonave të nxehta të Lindjes së Mesme, si nga Britania e Madhe, Franca, Belgjika dhe vende të tjera.

Etiketa: BEBritania e MadheEuropaFrancaHashim ThaçiIrakISISKosovaKosovëLigjmbrojtjeNATOQeveriaSHshqipShqipëriaShteti IslamikSiriUshtriaxhihadistë
Tjetri
Beogradi organizon paradën gej nën masa të rrepta sigurie

Beogradi organizon paradën gej nën masa të rrepta sigurie

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.