AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Bajpasi i Shkodrës, nga mbrojtës mjedisor në burim ndotjeje

Elvis NabollingaElvis Nabolli
12 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Projekti me vlerë 55 milionë euro ka mbetur i pambaruar dhe është kthyer në vend për hedhjen ilegale të mbeturinave të ndërtimit apo ato urbane duke shkaktuar një shqetësim madhor mjedisor.

Plehrat e hedhura përgjatë rrugës së papërfunduar në Shkodër. Foto: Elvis Nabolli
Plehrat e hedhura përgjatë rrugës së papërfunduar në Shkodër. Foto: Elvis Nabolli

Ajo ishte planifikuar si një autostradë që synonte të hiqte trafikun e makinave nga qendra e Shkodrës për të mbrojtur shëndetin e banorëve të këtij qyteti nga ndotja dhe zhurma si dhe për të lehtësuar qarkullimin në aksin jug-veri të Shqipërisë drejt Malit të Zi dhe më tutje.

Por shumë vite më vonë, bajpasi (Bypass) i Shkodrës, është kthyer në një vend hedhjesh mbeturinash ndërtimi apo mbeturinash urbane dhe një ndotës i madh dhe i rrezikshëm i liqenit të Shkodrës, një pasuri natyrore me vlera të mëdha ekonomike për Shqipërinë e veriut dhe Malin e Zi.

Që kur u nis, sipas ekspertëve të mjedisit, qe një projekt i gabuar. Rruga e gjerë e njohur më së shumti me emrin në anglisht “bypass” dhe që nënkupton një rrugë që anashkalon udhëtimin përmes një qyteti, u vendos të ndërtohej përgjatë liqenit të Shkodrës, pjesërisht edhe për faktin se do të shërbente edhe si barrierë nga përmbytjet.

Si të mos mjaftonte kjo, fondet mbaruan në vitin 2012 bashkë me krizën e përgjithshme financiare të buxhetit të shtetit dhe puna u ndërpre. Qeveria shqiptare duket se në këtë kohë mori më shumë detyrime financiare nga sa mund të përballonte dhe ndaloi shlyerjen e rregullt të faturave duke krijuar borxhe të stërmëdha ndaj kompanive private dhe duke lënë pa mbaruar një numër projektesh infrastrukturore në të gjithë vendin.

Që nga ajo kohë, kompanitë e ndërtimit apo të tjera e kanë gjetur rrugën si një vend të me leverdi për të zbrazur natën të gjitha mbetjet e tyre.

Mahir Hoti, profesor i Universitetit të Shkodrës dhe studiues i biosferës në liqenin e Ohrit thekson faktin që Liqeni i Shkodrës është zonë e mbrojtur nga konventa Ramsar dhe konsiderohet si pasuria më e madhe e zonës, e cila duhet të mbrohet me çdo kusht.

“Ndërprerja e punimeve dhe kthimi i bajpasit në vend për depozitimin mbetjesh po dëmton florën dhe faunën e liqenit”, thotë Hoti. “Përveç faktit që ai nuk po e kryen funksionin për të cilin u ideua fillimisht, mbrojtjen e qytetit nga përmbytjet, tashmë ky ndërtim po e dëmton liqenin e Shkodrës pasi mbetjet e ngurta në brigjet e liqenit po shkaktojnë problem,” thotë Hoti.

Bajpasi-i-Shkodres
Plehrat e hedhura përgjatë rrugës së papërfunduar në Shkodër. Foto: Elvis Nabolli

Duke qenë një autostradë e ngritur në lartësi, kjo rrugë do të shërbente praktikisht edhe si barrierë për disa lagje të Shkodrës, të cilat gjatë viteve të fundit janë përmbytur shpesh nga ujërat e liqenit. Por ujërat e liqenit, për shkak se autostrada është lënë përgjysmë, kur ngrihen gjatë stinës së shirave, kanë filluar të tërheqin në liqen edhe një pjesë të konsiderueshme të mbetjeve të ndërtimit apo mbetjeve urbane, duke dëmtuar një pjesë të madhe të këtij parku ujor të mrekullueshëm.

Qeveria ndërhyri në një rast. Ajo përdori forcat e ushtrisë për të hequr mbetjet e ngurta përgjatë bajpasit. “Ndërprerja e punimeve në Bypass, po e rikthen këtë investim në një vendgrumbullim mbetjesh”- deklaroi në qershor të këtij viti prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani, ndërkohë që mjetet e ushtrisë po punonin për pastrimin.

Por që nga kjo ndërhyrje, mbeturinat janë kthyer sërish.

Për inxhinierin Maksim Arapi, autoritetet duhet të bëjnë më shumë për të ndaluar këtë problem. “Mbeturinat e ndryshme apo lëndët inerte nuk duhet të hidhen më në bajpasin-in e Shkodrës,” thotë ai. “Subjektet, institucionet apo kushdo tjetër duhet të sensibilizohet për të mbrojtur liqenin e Shkodrës,” bën thirrje Arapi.

Por këto thirrje duket se nuk kanë ndihmuar shumë. Çdo ditë përgjatë bajpasit vijojnë të hidhen mbeturinat e ngurta. Mbi këto mbetje, punojnë ricikluesit, të varfrit që punojnë aty për të nxjerrë mbetje metalike apo plastikën që arrijnë ta shesin.

Projekti me vlerë 55 milionë euro filloi në vitin 2010 dhe parashikonte ndërtime komplekse inxhinjerike për një rrugë që kalon në një zonë të njohur për praninë e ujërave të bollshme. Punimet janë ndërprerë prej dy vjetësh tashmë dhe qeveria duket se nuk është në gjendje të vijojë financimin e projektit. Punimet e realizuara deri tani janë dëmtuar me kalimin e kohës dhe përveç kostos mjedisore, do të nevojiten edhe miliona euro të tjera për të rikuperuar pjesët e dëmtuara.

Në vend që të mbronte Shkodrën nga ndotja dhe përmbytja, bajpasi është kthyer në pikën më ndotëse të qytetit.

 

Ky shkrim u mundësua nga organizata CRCD

Etiketa: autostradAutostradaBanorëBorxheEuroHotimbetjeMjedisitNdotjaohritpasuriaPaulin RadovaniPunaQeveriaQeveria shqiptareSHShkodërshqipshqiptare
Tjetri
Rasti “Monstra” shqiptarët kërkojnë ndihmë nga FBI për hetimin

Rasti "Monstra" shqiptarët kërkojnë ndihmë nga FBI për hetimin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.