AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Rasti “Monstra” shqiptarët kërkojnë ndihmë nga FBI për hetimin

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Partia kryesore e shqiptarëve etnikë në Maqedoni kërkoi që Byroja Amerikane Federale e Hetimit të mbikëqyrë një çështje të re të mundshme terrorizmi për dënimin e gjashtë shqiptarëve që nxitën trazira etnike.

Artan Grubi photo by DUI 1
Artan Grubi | Foto Arkive nga: BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, partia e vogël e koalicionit qeverisës, tha se përfshirja e FBI-së në një hetim të mundshëm të ri do të krijonte më shumë besim te publiku në çështjen etnike që shkaktoi protesta masive pasi gjashtë shqiptarë u burgosën përjetë për vrasjen e pesë maqedonasve etnikë.

“E kemi ngritur këtë çështje në nivelin më të lartë të mundshëm, gjatë vizitës në korrik të Ndihmës Sekretares Amerikane të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euraziatike, Victoria Nuland,” tha Artan Grubi, shefi i zyrës së kreut të BDI Ali Ahmeti.

Grubi tha për BIRN se partia priste një përgjigje pozitive nga SHBA-ja dhe tha se “përfshirja e FBI nuk do të cenonte sovranitetit maqedonas sepse kjo zyrë ishte përfshirë edhe në çështje të tjera në Ballkan”.

Partia e Grubit kërkoi një “rigjykim transparent” menjëherë pasi dënimet e gjashtë shqiptarëve myslimanë për vrasjet e 2012-ës krijuan tensione etnike.

Alil Demiri, Afrim Ismailovic, Agim Ismailovic, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Ljuta u shpallën fajtorë për vrasjet. Dy nga burrat që u dënuan, Demiri dhe Afrim Ismailovic, po kryejnë dënim në Kosovë për krime të tjera dhe u gjykuan në mungesë.

Vendimet e gjykatës shkaktuan protesta nga shqiptarët përpara gjykatës të cilët ngulën këmbë se çështja ishte inskenuar nga qeveria e udhëhequr prej Nikola Gruevskit dhe ishte e padrejtë që shqiptarët të portretizoheshin si radikalë dhe terroristë. Protesta më të vogla u mbajtën në qytete të tjera Maqedonase dhe në Kosovën e Shqipërinë fqinje.

Një nga protestat në Shkup përfundoi në dhunë masive pasi mijëra njerëz akuzuan gjykatën dhe u sprapsën më pas nga policë të armatosur rëndë.

“Nuk po këmbëngulim që të pandehurit janë të pafajshëm. Por gjyqi la përshtypjen te publiku se çështja kishte prova të paqëndrueshme,” tha Grubi për BIRN.

“Përshtypja e publikut është se të pandehurit janë dënuar përjetë sepse ishin shqiptarë që kërcënuan komunitetin e krishterë të shumicës maqedonase,” tha ai.

“Nëse hetimet e reja dhe një gjyq i ri provon se ata janë fajtor, ne do të jemi të parët që do kërkojnë dënimin më të lartë pasi askush nuk mund ta justifikojë vrasjen e të rinjve,” shtoi ai.

Ambasada Amerikane në Shkup tha se nuk kishte marrë asnjë kërkesë formale nga qeveria.

“Anëtarët e BDI kanë biseduar me ne rreth mundësisë të mbështetjes së FBI në hetimet për çështjen ‘Monstra’ por ambasada nuk ka marrë kërkesë formale nga qeveria për këtë lloj mbështetje,” tha Ambasada Amerikane për BIRN.

Trupat e Filip Slavkovski, Aleksandar Nakjevski, Cvetanco Acevski dhe Kire Trickovski, të gjithë të moshës 18-20 vjeç, u gjendën më 12 prill 2012. Trupat e tyre ishin rreshtuar dhe dukej se ishin ekzekutuar.

Trupi i një 45-vjeçari, Broce Stevkovski u gjet në një largësi nga të tjerët.

Kryeministri maqedonas, Nikola Gruesvski deri më tani nuk ka treguar për mundësinë e hetimeve të reja apo për rigjykim, duke ngulur këmbë se çështjet e gjykatës nuk janë në juridiksionin e tij.

Në 2001, shpërtheu në Maqedoni konflikti i armatosur midis shqiptarëve etnikë dhe forcave të sigurisë. Përfundoi në të njëjtin vit me nënshkrimin e marrëveshjes së paqes që rriti të drejtat e shqiptarëve. Shqiptarët etnik përbëjnë një të katërtën e popullsisë maqedonase.

FBI heton çështje kriminale të shkallës së gjërë por gjithashtu është një shërbim inteligjence që është përfshirë tashmë në hetime në disa vende në Ballkan.

Javën e shkuar, zëvendës kryeministri serb, Ivica Dacic, pasi takoi drejtorin e FBI, James Komi, tha për median lokale se agjencia amerikane e krimit do të hapë së shpejti një zyrë në Beograd që do të mbikëqyrë sigurinë në rajon.

Etiketa: Ali AhmetiArtan GrubiBallkanBDIBeogradbesimBIRNFBIGjykatëGjykatësGjyqGjyqiHetimhetimeHetimetKosovëKrimeLokaleMaqedonimbështetjePartiaProtestaProtestatQeveriarajonSHSHBAShkupshqiptensionetensione etnikeTerroristTerrorizmitraziraVendimet
Tjetri
Shpërthim municioni i ngjashëm me ‘Gërdecin’ në Bullgari

Shpërthim municioni i ngjashëm me ‘Gërdecin’ në Bullgari

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.