AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Nevoja për bashkim të tregut energjetik të Europës Juglindore

Julian PopovngaJulian Popov
12 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Glen Dillon

Serbia dhe Shqipëria duhet të luajnë një rol drejtues në mbështetjen e transformimit dhe integrimin e tregut rajonal energjitik në një të vetëm.

Foto: Glen Dillon
Foto: Glen Dillon

Në prag të takimit të parë të shumëpritur të kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë, shumë vetë kanë filluar të mendojnë rreth hijeve të së kaluarës. Por ndoshta mënyra më e mirë për të përtypur të kaluarën është që të shikojmë drejt të ardhmes. Një mundësi e tillë ofrohet nga integrimi i sistemit energjitik në rajonin e Ballkanit.

Një nga përbërësit kryesorë për ngritjen e një sistemi energjitk të fortë dhe të qëndrueshëm është integrimi i infrastrukturës energjetike rajonale dhe zhvillimi i një tregu energjetik të përbashkët, çka do të çonin në integrimin në tregun energjetik europian dhe rrjetin e shpërndarjes së gazit.

Në Europën Juglindore, procesi i integrimit të infrastrukturës dhe tregut energjetik ka mbetur shumë pas krahasuar me rajone të tjera të Europës. Arsyet për këtë lidhen kryesisht me fragmentarizmin politik mes vendeve të Ballkanit, të cilat nuk lejojnë qeveritë të hartojnë një politikë të përbashkët për energjinë duke lënë pas barrierat politike drejt një bashkëpunimi dypalësh ose shumëpalësh.

Çfarë roli mund të luajnë Serbia dhe Shqipëria në përmbushjen e këtyre objektivave europianë?

E para, lidhjet ndërkufitare të sistemeve energjetike të vendeve të ish-Jugosllavisë janë sakaq relativisht të zhvilluara. Dhe një linjë e re transmetimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, që pritet të vihet në punë në vitin 2016, do të sjellë sistemin energjetik shqiptar më afër me fqinjët e vet dhe do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të infrastrukturës energjetike në Ballkanin Perëndimor.

Së dyti, pothuaj 100 për qind e energjisë elektrike të prodhuar në Shqipëri vjen nga hidrocentralet. Ky vend ka potencial domethënës për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve hidro, përfshirë ndërtimin e magazinave energjetike hidro si dhe burime të tjera të rinovueshme. Luhatshmëria ditore dhe stinore e gjenerimit të energjisë së rinovueshme balancohet më mirë brenda një rrjeti energjetik të shtrihet në një territor të gjerë dhe që lidh një varietet më të larmishëm burimesh gjeneruese dhe magazinuese të energjisë.

E treta, Shqipëria dhe Serbia përbëjnë një korridor të rëndësishëm që lidh Greqinë me vendet e Bashkimit Europian, Kroacinë, Hungarinë dhe Rumaninë. Ky korridor siguron një mundësi për lidhje energjetike nëndetare mes Shqipërisë dhe Italisë, një nga ekonomitë më të mëdha të Bashkimit Europian.

Përtej këtyre përfitimeve të qarta që rrjedhin nga bashkëpunimi më i ngushtë në politikën energjetike, Shqipëria dhe Serbia mund të përshpejtojnë tranzicionin e vendeve të Europës Luglindore nga modeli dominues i tregtisë energjetike dypalëshe në një marrëveshje shumëpalëshe të tregtisë. Kjo është mënyra më e mirë për të (a) balancuar hendeqet rajonale të gjenerimit të energjisë; (b) të rritet qëndrueshmëria e sistemeve energjetike kombëtare (përfshirë edhe përballimin e rrezikut të kolapsit të një burimi gjenerues siç qe rasti i përmbytjes së minierës Kolubara); dhe (c) kontrollin e çmimeve të energjisë elektrike duke i mbajtur ato në nivele optimale dhe ekonomikisht të qëndrueshme.

Do të qe e natyrshme që Shqipëria dhe Serbia të jenë nismëtarë të një bashkëpunimi rajonal shumë më të ngushtë në zhvillimin e infrastrukturës dhe integrimin e tregjeve, gjë që në të ardhmen jo shumë të largët mund të sjellë themelimin e një burse rajonale të energjisë apo në krijimin e një tregu tjetër të hapur.

Ne sakaq mund të shohim hapat e parë në drejtimin e themelimit të Zyrës së Ankandeve të Koordinuara në Europën Juglindore me bazë në Malin e Zi. Një lëvizje e tillë mund të zhvillojë marrëdhëniet rajonale të tregtisë, të fuqizojë sigurinë energjetike të Europës Juglindore dhe stabilitetin e përgjithshëm politik të Ballkanit.

Për më tepër, infrastruktura energjetike dhe tregjet po zhvillohen në mënyrë të pavarur nga kufijtë politikë të Bashkimit Europian. Kjo është arsyeja se pse i ashtuquajturi Bashkim Energjetik shumë i debatuar aktualisht duhet të ketë gjeografi të ndryshme nga Bashkimi Europian. Vendet e Ballkanit Perëndimorë janë partnerë aktivë në tregtinë e elektricitetit me BE-në dhe sakaq janë duke zhvilluar infrastrukturën e nevojshme për transmetimet e tregtisë dypalëshe. Kjo është arsyeja kyçe se pse Ballkani Perëndimor meriton të marrë pjesë në krijimin e Bashkimit Energjetik në nivel të barabartë me anëtarët e Bashkimit Europian.

Gjithsesi, vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor do ta gjejnë të vështirë të pranohen si partnerë të barabartë. Ato kanë nevojë për një zë të përbashkët dhe më të fortë. Një iniciativë e nivelit të lartë mes Serbisë dhe Shqipërisë mund të krijojë momentumin për një zë të tillë rajonal shumë më të fuqishëm. Do të jetë më e lehtë për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të bashkohen në bazë të dialogut për integrim energjetik të nisur nga Shqipëria dhe Serbia.

Anëtarët e BE-së në Europën Juglindore duhet të mbështesin një iniciativë energjetike gjë që mund t’i japë formë një platforme të përbashkët për të gjithë rajonin në zhvillimin e Bashkimit Energjetik dhe në integrimin e mëtejshëm të tregjeve energjetike Europiane. Për më tepër, ata po lëvizin në këtë drejtim brenda kuadrit të Grupit Kontinental të Europës Juglindore (ENTSO-E) dhe axhendës së Komunitetit Energjetik.

Marrëdhëniet më të përmirësuara mes Serbisë dhe Shqipërisë  mund të fillojnë një kapitull të ri për bisedimet energjetike me Europën duke përparuar së paku në tri pika të axhendës energjetike rajonale:

  • Kërkesa që vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen plotësisht në bisedimet për Bashkim Energjetik.
  • Zhvillimi i integrimit infrastrukturor që mund të kapërcejë pikat e ngushta të sistemit energjetik të rajonit.
  • Përshpejtimin e integrimit të tregut rajonal energjetik.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk janë domosdoshmërisht në vëmendjen e politikanëve të Bashkimit Europian. Gjithsesi, ato mund të ofrojnë një çelës për atë që të gjithë po flasin aktualisht – siguri e përbashkët energjetike Europiane.

Julian Popov është Kryetar i Institutit për Ndërtimin e Performancës; Bursist në Fondacionin Europian të Klimës.

Etiketa: BallkaniBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEHidrocentraletinfrastrukturaIntegrimiKosovëkryetarmarrëveshjeParaSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriaTregu
Tjetri
Asnjë banderolë nuk e justifikon dhunën

Asnjë banderolë nuk e justifikon dhunën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.