Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Kërkohet hetim mbi akuzat për korrupsion në EULEX

Nektar ZogjaniNgaNektar Zogjani
14:03 | 31/10/2014
Në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Kërkohet hetim mbi akuzat për korrupsion në EULEX

 Ulrike Lunacek.

Share on FacebookShare on Twitter

ZëvendësPresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, deklaroi se akuzat që një nga zyrtarët e misionit për ligjin të BE-së në Kosovë, EULEX, ka marrë ryshfet për të mbyllur një çështje gjyqësore duhet të hetohen.

 Ulrike Lunacek.
Ulrike Lunacek.

Lunacek tha se akuzat nga një gjyqtare e pezulluar e EULEX-it, Maria Bamieh, që një gjyqtar në detyrë ka marrë ryshfete për të mbyllur çështje të rëndësishme “ngre hije dyshimi” mbi reputacionin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit.

Akuzat “duhet të hetohen në mënyrë të përshtatshme nga një trup i pavarur dhe arsyet se pse gjyqtarja është pezulluar duhen sqaruar dhe duhen bërë publike; BE duhet të garantojë mbrojtjen e saj”, thoshte deklarata.

Bamieh akuzoi gjatë kësaj jave ish kolegun e saj të EULEX, gjyqtarin italian Francesco Florit, se ka marrë ryshfet 300 mijë euro për të nxjerrë të pafajshëm një person të akuzuar për vrasje, si dhe që ka kërkuar ryshfet për një çështje tjetër korrupsioni ndaj një zyrtari të ministrisë kosovare të transportit.

Bamieh tha se zyrtarët e EULEX i kanë injoruar kërkesat e saj për hapjen e një investigimi për akuzat e ngritura, duke e pezulluar atë nga detyra .

Florit ka kundërshtuar në mënyrë të qartë akuzat për korrupsion.

Deklarata thoshte se është i nevojshëm një audit i ri për EULEX , i cili duhet të marrë parasysh rikonfigurimin dhe ripërcaktimin e rolit të mundshëm të misionit.

“Vëmendje e veçantë i duhet kushtuar kritereve për përzgjedhjen e personelit të EULEX si dhe misioneve të ardhshme për sundimin e ligjit të CSDP në vendet e treta,” thoshte deklarata.

Zëvendëspresidenti i parlamentit i kërkoi Federica Mogherinit, Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme që bashkë me kreun e EULEX Gabriele Meuçi, të raportojnë mbi këtë çështje në Parlamentin Europian.

“Mogherini duhet të sqarojë nëse thashethemet që thonë se ish HoM [kreu i misionit Bernd] Borxhardt qe i informuar mbi hetimet dhe u tërhoq për këtë shkak, pavarësisht se mandati i tij qe zgjatur nga HR/VP [Përfaqësuesja e Lartë/ZëvendësPresidentja Catherin] Ashton, janë të vërteta,” shkruhet në deklaratë.

Misioni i Bashkimit Europian Sundimi i Ligjit, është misioni më i madh civil i tillë i ndërmarrë ndonjëherë dhe synon të ndihmojë autoritetet e Kosovës të vendosin sundimin e ligjit me fokus të veçantë në sistemin e drejtësisë.

Tjetri
Rusia kërcënon Serbinë me ndërprerje të furnizimit me gaz

Rusia kërcënon Serbinë me ndërprerje të furnizimit me gaz

Më të lexuarat

Kërkohet hetim mbi akuzat për korrupsion në EULEX

Kërkohet hetim mbi akuzat për korrupsion në EULEX

14:03 | 31/10/2014
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Një aferë familjare: KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes së PS

21:55 | 29/05/2023
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

17:29 | 30/05/2023
Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre

Nga se rriten pagat?

14:10 | 30/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.