AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Kërkohet rigjykim për vrasjet në Kosovë pas akuzës së ryshfetit për BE-në

Jeta XharraPetrit ÇollakungaJeta XharradhePetrit Çollaku
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një parrullë kundër EULEX në Prishtinë. Foto: Jelena Prtoric/Flickr

Familja e tri viktimave të vrasjeve bën thirrje për rigjykim pas akuzave se një gjykatës i Misionit të BE-së për sundimin e ligjit mori ryshfet për të shpallur të pafajshëm një nga të dyshuarit.

Një parrullë kundër EULEX në Prishtinë. Foto: Jelena Prtoric/Flickr
Një parrullë kundër EULEX në Prishtinë. Foto: Jelena Prtoric/Flickr

Skandali që goditi misionin e Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX) këtë javë kur njëra nga prokuroret akuzoi një gjykatës për korrupsion ka marrë një kthesë të re pasi familja Baftiu bëri thirrje për rihapjen e hetimeve të rastit të vrasjeve në dritën e aludimeve se një nga të dyshuarit pagoi një ryshfet për t’i shpëtuar dënimit.

“Pas dëshmive të reja që u shfaqën në media, ne besojmë ka prova të mjaftueshme për të patur rigjykim në këtë rast dhe kjo është arsyeja se pse ne u takuam me Jonathan Ratel, kreun e prokurorisë speciale të EULEX dhe i kërkuam atij të marrë parasysh provat për rigjykim,” tha Arben Baftiu.

Urim Baftiu (16 vjeç), Sylejman Baftiu (17) dhe Neshat Baftiu (28) u vranë në vitin 2007 pranë Kaçanikut, një qytezë e vogël në lindje të Kosovës.

Dy burra, Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi, që të dy ish oficerë të forcave speciale policore të Kosovës, u dënuan për vrasjet. Në atë kohë ata sakaq po vuanin dënimin për një shpërthim bombe në Bulevardin Bill Clinton në Prishtinë në 2007, shpërthim që vrau dy njerëz.

Gjithsesi i dyshuari i tretë në vrasjen e trefishtë të familjes Baftiu, Nusret Cena, doli i pafajshëm.

Prokurorja e pezulluar e EULEX Maria Bamiah pretendoi këtë javë se gjykatësi italian Francesco Florit ka marrë 300 mijë euro ryshfet për të nxjerrë të pafajshëm të gjithë të akuzuarit, por liroi vetëm Cenën.

“Siç e kuptoj unë nga këto pretendime, kur këto para po bëheshin gati të jepeshin, Francesco Flori tha jo, me 300 mijë unë mund të liroj vetëm një person, kështu që Nusret Cena u lirua,” tregoi Bamieh për emisionin televiziv Jeta në Kosovë të BIRN.

Gjykatësi mohoi prerazi këto akuza. “Unë nuk kam marrë kurrë dhe nuk më është ofruar kurrë asnjë ryshfet nga askush,” tha Florit për BIRN.

Por akuzat e Bamiah u mbështetën nga Flurim Asani, vëllai i të burgosurit Besnik Hasani.

“Unë shkova në Shqipëri me avokatin tim Mahmut Halimi i cili takoi Francesco Florit në portin e Durrëst dhe ata shkuan në një varkë dhe patën një takim për katër orë. Takimi qe për të negociuar se sa shumë para duhej të paguheshin për lirimin e tre të dyshuarve, përfshirë vëllanë tim,” tha Asani për BIRN.

“Pastaj unë kontribuova 50 mijë euro për 270 mijë euro në total për t’ia dhënë Francesco Florit përmes Nusret Cenës dhe avokatit të tij Azem Vllasi,” shtoi ai.

BIRN ka siguruar një dokument që tregon se Asani dha të njëjtën deklaratë duke inkriminuar Florit te Departamenti Ekzekutiv i Hetimeve Penale të EULEX më 25 qershor 2013. Kjo sugjeron se misioni i BE-së ka qenë i informuar për akuzat për korrupsion prej disa kohës, siç pretendon edhe Bamiah.

Kur BIRN kontaktoi ish të dyshuarin Nusret Cena dhe avokatët Mahmut Halimi dhe Azem Vllasi, që të tre mohuan akuzat se qenë të përzjerë në ryshfet.

“Nuk kam shkuar kurrë në Shqipëri me Asanin dhe nuk e kam takuar kurrë Florit jashtë sallës së gjyqit,” tha Halimi.

Nuk është e qartë se çfarë veprimi do të marrë EULEX në lidhje me kërkesën e familjes Baftiu për rigjykim.

“[Shefi i Prokurorisë Speciale të EULEX Jonathan] Ratel na tha se nuk duhet t’i besojmë lajmeve të publikuara në media,” tha Arben Baftiu.

Kur u kontaktua nga BIRN, Ratel tha: “Nuk vlerësoj se ka nevojë t’i përgjigjem këtyre akuzave.”

Etiketa: AkuzaBashkimit EuropianBEBill ClintonBIRNEULEXEuroFloriGjykatëGjykatësKorrupsionKosovëMediaPararyshfetshpërthimshqipShqipëri
Tjetri
Kërkohet hetim mbi akuzat për korrupsion në EULEX

Kërkohet hetim mbi akuzat për korrupsion në EULEX

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.