AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Qytetarët të dyzuar mbi ashpërsimin e dënimeve në Kodin Rrugor

Belinda DibrangaBelinda Dibra
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nje kalimtar, i cili ka humbur jeten ne nje aksident, pasi eshte perlplasur nga nje kamion prane rruges se Elbasanit | Foto nga : Franc Zhurda/ LSA

Edhe pse e mirëpresin vendosmërinë e qeverisë për të luftuar aksidentet, shumë qytetarë ankohen që ashpërsimi i gjobave në kodin rrugor shkon përtej mundësive të tyre për të paguar.

Nje kalimtar, i cili ka humbur jeten ne nje aksident, pasi eshte perlplasur nga nje kamion prane rruges se Elbasanit | Foto nga : Franc Zhurda/ LSA
Nje kalimtar, i cili ka humbur jetën në një aksident, pasi është përlplasur nga një kamion pranë rrugës së Elbasanit | Foto nga : Franc Zhurda/ LSA

Ndryshime të reja në kodin rrugor u diskutuan këtë javë gjatë mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe Ministri i Transportit bëri me dije rritjen e gjobave për shkeljet e kodit rrugor që në shumë raste janë dyfishuar.

Sipas nenit 144 për mosrespektimin e sinjalizimit rrugor, nëse drejtuesi i mjetit vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, ai do të gjobitet me 40-50 mijë lekë gjobë nga 20 mijë lekë që është aktualisht.

Sipas nenit 22, cilido që hap hyrje apo degëzime të reja ose cilido që transformon a ndryshon mënyrën e përcaktuar të përdorimit të atyre ekzistuese pa autorizimin e entit pronar të rrugës, apo që mban në përdorim hyrje ekzistuese të paautorizuara ndëshkohet me masë administrative me gjobë prej 100-400 mijë lekë.

Sipas ministrit rreth 60% e aksidenteve në Shqipëri vijnë si pasojë e gabimeve të drejtuesve të mjeteve, ndaj një vend të rëndësishëm në masat e reja do të zërë dhe testimi psikologjik e fizik i aplikantëve të rinj për leje drejtimi.

Në mbledhje u diskutua gjithashtu për vendosjen e sistemit të pikëzimit të patentave. Sipas ministrit Haxhinasto, çdo drejtues i mjeteve do të ketë 20 pikë në patentë. Në bazë të shkeljeve të kryera, drejtuesit do t’i zbriten pikët nga patenta dhe në rast se ulja arrin shifrën zero, masa që do të ndërmerret është heqja e lejes së drejtimit të automjetit.

Ndonëse marrja e masave të tilla synon të nxisë rritjen e nivelit të përgjegjshmërisë te qytetarët, këta të fundit duket se nuk bien lehtësisht në një mendje me vendimin.

Drejtuesit e mjeteve taksi, që me anë te drejtimit të automjetit sigurojnë të ardhurat familjare, theksojnë që një gabim i vetëm tani mund ti kushtojë shumë rëndë..

“Qëllimi i mirë i Kryeministrit nuk e justifikon mjetin që po përdor,” u shpreh z. Kosturi, shofer i një taksie në Tiranë.

Krahas detyrimeve, drejtues të automjeteve të pyetur nga BIRN shprehën shqetësimin për sigurinë ende të ulët në rrugë, e cila vjen si rezultat i mungesës së infrastrukturës rrugore.

Mosndarja e korsisë së këmbësorëve, nga ajo e biçikletave; mungesa e vijëzimit për të përcaktuar vendin ku këmbësorët duhet të kalojnë në anën tjetër të rrugës përbëjnë një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve.

“Në fillim qeveria duhet të na i pajisë të gjitha rrugët me elementet që duhen dhe pastaj t’ua shtrëngojë litarin njerëzve deri në këtë pikë”,-përgjigjet znj. Gjeta, një drejtuese automjeti.

 

Etiketa: AdministrativeaksidentAksidentetBIRNMASMasaMbledhjeQeveriaShofershqipShqipëri
Tjetri
Një prokurore ngre akuza për korrupsion në misionin e BE-së në Kosovë

Kërkohet rigjykim për vrasjet në Kosovë pas akuzës së ryshfetit për BE-në

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.