AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Buxheti i ri, punësime të reja në administratë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Selia e kryeministrisë në Tiranë. Foto: LSA

Projektligji për buxhetin e vitit 2015 parashikon rritjen e numrit të policëve dhe shtimin e 1,300 punonjësve te Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Selia e kryeministrisë në Tiranë. Foto: LSA
Selia e kryeministrisë në Tiranë. Foto: LSA

Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë numrin e të punësuarve në administratën publike qendrore për herë të parë pas shumë vitesh tkurrjeje të vazhdueshme, duke shtuar 1,200 vende të reja pune neto.

Sipas projektligjit për buxhetin e shtetit 2015, numri i të punësuarve në administratën publike të institucioneve qendrore do të rritet në 87,700 vetë nga 86,500 që ka qenë në vitin 2014. Por kjo rritje do të jetë e pabarabartë mes institucioneve të ndryshme. Ministria e Arsimit dhe e Sportit do të përjetojë shkurtimet më të mëdha në stafin e vet ndërsa Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë do të përjetojë rritjen më të madhe. Ndryshimet në numrin e të punësuarve në këto ministri duket se lidhen me transferimin e segmentit të arsimit profesional nga Ministria e Arsimit te ajo e Mirëqënies.

Numri i të punësuarve në Ministrinë e Arsimit do të bjerë me 1,400 vetë duke u reduktuar në 37,500. Reduktime do të pësojë edhe numri i të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes, stafi i të cilës do të pakësohet nga 9,500 në 9 mijë vetë.

Nga ana tjetër, numri i të punësuarve në ministrinë e Brendshme do të rritet nga 13,600 që qe këtë vit në gati 14,700 vetë.

Te institucionet e tjera, Ministrisë së Mjedisit do t’i pakësohen të punësuarit me 100 vetë. Ministrisë së Shëndetësisë do t’i shtohen 58 vetë ndërsa Ministrisë së Drejtësisë do t’i shtohen 428 vetë.

Tendenca e përgjithshme e dekadës së fundit në Shqipëri ka qenë reduktimi gradual i të punësuarve në sektorin publik dhe veçanërisht në administratën publike, pas shfryrjes së imponuar në këtë administratë që nga koha e rënies së regjimit komunist. Në vitin 2003 psh, administrata qendrore dhe institucionet qendrore të pavarura kishin sëbashku 110 mijë punonjës.

Përveç administratës qendrore, në Shqipëri ka edhe rreth 70 mijë të punësuar të tjerë në administratën e pushtetit vendor apo në ndërmarrjet ekonomike nën pronësi publike.

Që nga ndryshimi i qeverisë në vitin 2013, punësimet dhe pushimet nga puna në administratën publike kanë qenë tema kryesore e debatit politik në vend. Opozita akuzon qeverinë se nuk po respekton një ligj për administratën publike që u miratua me konsensus në vitin 2013 dhe që vështirësonte procedurat e pushimeve nga puna për qëllime politike. Qeveria nga ana e saj ka ndërmarrë një seri ndryshimesh ligjore që t’i krijojë vetes mundësinë e pushimeve nga puna dhe punësimeve të reja. Linku me dokumentin e buxhetit ku paraqitet numri i të punësuarve në administratë.

Etiketa: AdministratabuxhetiLigjMinistria e ArsimitMjedisitOpozitaProjektligjiPunaPunëPushimet nga PunaQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipërishqiptare
Tjetri
BE njofton hetim për dyshimet për ryshfet në misionin e Kosovës

BE njofton hetim për dyshimet për ryshfet në misionin e Kosovës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.