AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Vajza e Radovan Karaxhiç bëhet deputete e serbëve të Bosnjës

Denis DzidicngaDenis Dzidic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sonja Karaxhiç-Jovicevic. Foto: SDS.

Vajza e ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, i cili është aktualisht në gjyq për krime lufte, u zgjodh si anëtar i parlamentit të Republikës Srpska të dominuar nga serbët.

Sonja Karaxhiç-Jovicevic. Foto: SDS.
Sonja Karaxhiç-Jovicevic. Foto: SDS.

Komisioni qendror i zgjedhjeve i Bosnjës njoftoi rezultatet finale të zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit të hënën dhe konfirmoi se Sonja Karaxhixx-Jovicevic do të jetë anëtare e parlamentit të entitetit të Republika Srpska për katër vitet e ardhshme si përfaqësuese e Partisë Serb Demokratike (SDS), e cila është themeluar nga i ati.

Radovan Karaxhiç, i cili aktualisht po pret vendimin në gjyqin për krime lufte kundër tij në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë në Hagë, tha se qe “jashtëzakonisht krenar” që vajza e tij u zgjodh, tha këshilltari i tij ligjor Peter Robinson për BIRN.

Por ish udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës ka “ndjesi të përzjera mbi angazhimin e saj në politikë,” shtoi Robinson.

“Dr. Karaxhiç vetë qe ngurrues që ajo të përzjehej në jetën politike sepse kjo përfshin një sakrificë të madhe për jetën familjare. Ndërsa ai mendon se vajza e tij ka shumë për të kontribuar për të mirën publike, si prind, ai shpreson se paqja do të triumfojë në Bosnjë dhe Hercegovinë në mënyrë që ajo të mos ketë nevojë të bëjë të njëjtat sakrifica si ai,” tha këshilltari.

Sonja Karaxhiç-Jovicevic është mjeke dhe ka shërbyer si delegate në këshillin e komunës në qytezën e familjes së saj në Pale, Republika Srpska përgjatë dy viteve të fundit. Ajo tha para zgjedhjeve të përgjithshme se nëse ajo fitonte një mandat, ajo do të përqendrohej në “çështje të lidhura me familjen, rininë dhe kujdesin shëndetësor”.

Duke folur në median vendëse para zgjedhjeve, Karaxhiç-Jovicevic tha se nëse Gjykata e Hagës është e drejtë, ajo do ta shpallë babain e saj të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të: gjenocid, dhunim të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe krime lufte.

“Nëse ne po kërkojmë drejtësi, Karaxhiçi duhet të lirohet menjëherë. Nëse faji i tij është i dukshëm, ai do të qe provuar lehtë. Prokuroria mund të thërrasë disa dëshmitarë dhe t’i japë fund. Por nuk është kështu. Problemi është se ne nuk kemi parë drejtësi nga gjykata,” tha ajo.

Lajmi se Karaxhiç-Jovicevic u zgjodh shkaktoi reagime kritike nga shoqatat e viktimave boshnjake dhe kroate.

Mirsad Duratovic, president i Shoqatës së Ish-të Burgosurve të Kampeve Prijedor ’92, i cili u kthye për të jetuar në Republika Srpska pas luftës, tha se megjithëse ai respekton të drejtën e çdokujt për të garuar për post, zgjedhja e vajzës së Karaxhiçit nuk qe një shenjë e mirë për ripajtimin.

“Nuk është diçka për të cilën të kthyerit janë të lumtur. Është një mesazh i keq, çfarë mund të presim ne nga një Asamble e tillë? Unë i vë fajin kësaj partie politike [SDS]. Kjo tregon se gjërat nuk po ecin përpara, ne kemi zënë në të shkuarën dhe po dëgjojmë të njëjtat mesazhe që prej 20 vjetësh,” i tha Duratovic BIRN.

Duratovic paralajmëroi gjithashtu se njerëzit që janë dënuar për krime lufte dhe që tashmë kanë kryer dënimet e tyre, mund të zgjidhen në parlamentin e entitetit serb të Bosnjës në të ardhmen.

“Ne kemi shumë të dënuar nga Gjykata e Hagës për krime në Prijedor që kanë përfunduar dënimin dhe janë kthyer, Problemi është se ligji i lejon ata të garojnë për post dhe unë besoj se është minimale që këto njerëz të mos lejohet të kthehen në pozicione pushteti,” tha ai.

Etiketa: BIRNdeputetegjenocidGjykataGjykatëGjyqKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKrimekrime lufteLufteParapresidentProkuroriaRepublika SrpskaSHShpresON
Tjetri
Serbia arreston lordin ballkanas të drogës

Serbia arreston lordin ballkanas të drogës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.