AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Studentët kundër Ramës: Gjeologjiku, i patjetërsueshëm

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentë dhe pedagogë protestojnë pëpara kryeministrisë | Foto nga : Lëvizja për Universitetin

Qindra studentë dhe pedagogë protestuan para Kryeministrisë të mërkurën, kundër vendimit të qeverisë për t’ia transferuar Gjykatës së Lartë ndërtesën e fakultetit të Gjeologji-Minierave.

Studentë dhe pedagogë protestojnë pëpara kryeministrisë | Foto nga : Lëvizja për Universitetin
Studentë dhe pedagogë protestojnë pëpara kryeministrisë | Foto nga : Lëvizja për Universitetin

Pas vizitës në Serbi, ku pohoi se pavarësia e Kosovës është e patjetërsueshme dhe një realitet që Beogradi duhet ta njohë, kryeministri Edi Rama u prit me protesta nga studentët, të cilët ishin mbledhur përpara Kryeministrisë për të protestuar vendimin e qeverisë për fakultetin.

Mes sloganeve të studentëve që depërtonin në ambientet e qeverisë, Rama zbriti shkallët e kryeministrisë për folur drejtpërdrejt me ta, në një tentativë për t’i qetësuar studentët. Ai premtoi se zhvendosja e fakultetit nuk do të bëhej në mënyrë të menjëhershme.

“Nuk do të ketë asnjë largim pa i pasur mjediset ashtu siç i takojnë universitetit, në po atë vend, por jo në atë hapësirë, me mjedise më të mira,”- u tha Rama studentëve, që mosbesues thërrisnin në kor:‘Turp,turp!’

Para mbërritjes së Ramës, studentët ndaluan dy përfaqësues të Partisë Demokratike, Enno Bozdo dhe Jorida Tabaku që t’i bashkëngjiteshin protestës, duke i akuzuar se po tentonin ta politizonin atë.

Sipas vendimit të qeverisë, të marrë më 5 Nëntor, godina e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, me të gjitha hapësirat e saj kalon nga administrimi i Ministrisë së Arsimit dhe i Universitetit Politeknik në atë të Ministrisë së Drejtësisë.

“E kuptoj që jeni të surprizuar, se kishit në plan të bërtisni dhe ju doli mundësia për të biseduar,” -u ankua Rama, duke shtuar që ai kishte diskutuar me dekanin dhe rektorin për zhvendosjen e fakultetit.

“Kjo që bëni është sikur të gëzoheni që nuk keni vajtur në mësim,” ironizoi ai.

Një nga pedagogët që kishte dalë për të mbështetur studentët i tha BIRN që dekani i fakultetit dhe rektori i universitetit nuk e mbështesin nismën e studentëve për të protestuar, për shkak të “konjukturave politike.”

Duke iu përgjigjur Ramës në rrjetet sociale, studentët e bënë të qartë se protesta e tyre për fakultetin do të vazhdojë.

“Sipas një leksioni teorik te Kryeministrit, qytetarët e Shqipërisë nuk kanë të drejtë të lexojnë VKM-të e Qeverisë!!!,” komentoi Jani Marka, një prej nismëtarëve të Lëvizjes për Universitetin.

“Një pjesë [e studentëve] i kërkuan Policisë së Shtetit të merrte masa dhe të largonte kryeministrin si prishës të një aktiviteti protestues ndaj tij…” shtoi ai.

Arlind Qorri, profesor i shkencave politike në Universitetin e Tiranës, u shpreh se kryeministri tentoi të prishte protestën e studentëve, duke mos respektuar të drejtën e tyre kushtetuese.

“ Ai u harxhoi kohën pjesëmarrësve me propagandë qeveritare e sofizma të tipit: “Ju nuk do të largoheni prej andej, derisa t’ju çojmë diku tjetër” – a thua se protesta bëhej për lënien në mes të katër rrugëve e jo për degdisjen dhe poshtërimin e dinjitetit të universitarëve,”-tha Qorri, i cili shtoi më tej se protesta është një e drejtë kushtetuese dhe jo një lëshim që ta bën kryeministri.

Etiketa: BIRNEdi RamaGjykatëGjykatësJorida TabakuKosovëKryeministri Edi RamakushtetueseMasaParaPartisë DemokratikeProtestaprotestuesRamaRrjetet socialeSerbishqipstudentTiranëVKM
Tjetri
Borisov përballet me sfidë, pas fundit të trazirës së Bullgarisë

Borisov përballet me sfidë, pas fundit të trazirës së Bullgarisë

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.