AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shesheli, bombë për politikën serbe

Gordana AndricngaGordana Andric
12 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shesheli në një ballkon gjatë fjalimit në zyrat qendrore
të partisë së tij në Beograd Foto: BETA.

Kthimi në atdhe i liderit ultra-nacionalist, i cili është në gjyq për krime lufte në Hagë – do të shtojë një element të ri drame në skenën politike serbe.

Shesheli në një ballkon gjatë fjalimit në zyrat qendrore të partisë së tij në Beograd Foto: BETA.
Shesheli në një ballkon gjatë fjalimit në zyrat qendrore
të partisë së tij në Beograd Foto: BETA.

Edhe përpara se ai të ulej në Beograd, kthimi i liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i tha reporterëve në avion se ai planifikonte një luftë të ashpër me ish-aleatët e tij të Partisë Progresive në qeverisje.

“Trajtimi mjekësor nuk është prioriteti im, por ngritja e Partisë [Radikale]. Do të luftoj kundër disa prej ish-ortakëve të mi politikë,” paralajmëroi Shesheli.

Orë më vonë, në një fjalim të dhënë nga ballkoni i selisë së partisë së tij përpara disa qindra mbështetësve, Shesheli tha se qëllimi i tij ishte të largonte presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiç.

Mbështetësit e Sheshelit shprehën shpresa të mëdha në kthimin e tij. Një adhurues që priste në aeroportin e Beogradit, Bora Tomic, tha për BIRN se ai priste që shefi i tij “të drejtonte rebelimin kundër kapitalizmit, globalizmit dhe të gjitha të këqijave të tjera të kësaj bote”.

Nenad Savkovic, një tjetër mbështetës shtoi: “Ne presim që të gjitha problemet të zgjidhen”.

Figura të larta të koalicionit qeverisës, nga ana tjetër, i qëndruan idesë se kthimi i liderit të Partisë Radikale nuk do ketë asnjë ndikim në qeveri apo politikat e saj.

Nuk do të ketë asnjë efekt domethënës në zhvillimin politik të vendit, veçanërisht ne destabilizimin apo funksionimin e qeverisë,” siguroi Aleksandar Antic, nga partia socialiste.

Megjithatë, shumë ekspertë besojnë se kthimi i Sheshelit në shtëpi do ta trazojë skenën politike. Ata besojnë se ai do të marrë disa nga votuesit e partisë progresive dhe do t’i detyrojë të gjitha partitë e tjera ta rimendojnë pozicionin e tyre.

“Ai do ta trazojë skenën politike të Serbisë dhe do t’i sjellë një dinamikë dhe dramacitet tjetër,” tha për BIRN Djordje Vukadinovic, një analist politik.

Shesheli u kthye në Beograd më 12 nëntor për t’u trajtuar nga kanceri pasi kaloi 11 vite në Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve për ish-Jugosllavinë, ICTY. Ai po përballet me gjyq për krime lufte në Bosnje, Kroaci dhe Serbi.

Vendimi i tij pritej të jepej në tetor të vitit të shkuar, por u shty pasi një nga gjykatësit u largua për paragjykime.

Gjykatësi i ri pritet të marrë kohë deri në fund të qershorit 2015 për t’u familjarizuar me detajet e çështjes, duke shkaktuar një tjetër vonesë në gjyqin maratonë.

Teksa Shesheli ishte në Hagë, fuqia e partisë së tij ra. Goditja e parë erdhi në vitin 2008, kur një grup deputetësh u larguan të drejtuar nga Nikoliç dhe formuan Partinë Progresive serbe që është më e moderuar dhe më pro-europiane.

Ish zëvendës lideri i Radikalëve u largua pas vitesh mosmarrëveshje politike me Sheshelin, veçanërisht mbi marrëdhëniet e Serbisë me BE-në.

Pasi humbën mbështetjen përgjatë viteve, Radikalët nuk ia dolën të hynin në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të 2012.

Shesheli përshëndetet nga qindra mbështetës në Beograd. Foto: Beta.
Shesheli përshëndetet nga qindra mbështetës në Beograd.
Foto: Beta.

Një forcë destabilizuese

Pasi Partia Progresive fitoi zgjedhjet presidenciale dhe të përgjithshme në 2012, si Radikalët dhe shumë parti të tjera opozitare hynë në krizë dhe u përballën me një periudhë lufte të brendshme.

Boris Tadic, ish-president i Serbisë dhe lider i Partisë Demokratike, u largua nga partia e tij dhe formoi një parti të re të quajtur Partia Social Demokrate.

Anketimet e fundit tregojnë se Progresivët kanë vazhduar të konsolidohen si partia më e madhe në vend.

Sondazhet i japin atyre mbështetjen e 47 për qind të votuesve, më shumë se çdo parti tjetër.

Partnerët e tyre socialistë të koalicionit janë më mbrapa, me vetëm 13 për qind të elektoratit.

Vetëm rreth 6.5 për qind e votuesve mbështesin demokratët e fuqishëm dikur, të cilët janë pak përpara partisë së re të Tadiç që ka mbështetjen e 5.9 për qind të votuesve.

Të gjitha partitë e tjera në Serbi kanë më pak se 5 për qind mbështetje, dhe nuk pritet të marrin vend në parlament.

Analistët besojnë se ndonëse Shesheli nuk ka shumë gjasa të përmbushë synimin për të larguar presidentin Nikoliç, ai do t’i japë politikës një shkundje.

“Ai mund ta bëjë regjimin nervoz. Ai nuk mund të shkëmbejë pozicionet aktuale të Radikalëve dhe Progresivëve, por nuk të destabilizojë Vuçiçin dhe votuesit e Progresivëve që nuk janë të lumtur me atë që është bërë,” tha Vukadinovic.

Djordje Vukovic, një analist nga Qendra për Votime të Lira dhe Demokraci, CeSid, tha se zgjedhjet e tjera janë shumë larg që Shesheli të mund të imponojë ndryshime konkrete, por kjo nuk e bën atë të parëndësishëm.

“Zgjedhjet janë larg dhe koha nuk është në favor të tij, por ai është një kundërshtar politik serioz,” vëzhgoi Vukovic.

Neven Cveticanin, nga Instituti i Shkencave Sociale, tha se Shesheli do t’i ushtronte me shumë gjasa presion të gjitha partive të tjera të ndryshojnë pozitat e tyre për çështje të caktuara apo për të qartësuar qëndrimet e tyre.

“Shesheli mund të nxisë diçka shumë interesante, që do të rikthejë momentin ideologjik te politika serbe,” tha Cveticanin.

Me këtë, ai nënkuptoi se të gjitha partitë e tjera do të detyroheshin të artikulonin më shumë ideologji dhe politika konkrete në vend që të mbështeteshin te premtimet e vagullta të një jetë më të mirë.

“Kthimi i Sheshelit do të nxisë një proces diferencimi mes partive. Ai është si një bombë – dhe partitë duhet të përgjigjen ndaj tij me argumente më të forta sesa premtimet për reforma,” shtoi ai. “Tani do ta shohim se cili qëndron në një pozicion,” vazhdoi ai.

“Do të jetë e vështirë të ruhet paprekshmëria e politikave, sepse për t’iu përgjigjur Sheshelit, partitë tani duhet të qartësojnë pozicionet e tyre në çështje të ndryshme. Ose do ndodhë kjo, ose ai do të pushtojë pjesë të hapësirës politike ngadalë,” konkludoi Cveticanin.

 

Etiketa: BEBeogradBIRNBosnjebotedemokracidemokratedeputetGjykatëGjyqKrimekrime lufteKroaciliraLuftembështetjeMjekmjekëndikimparlamentPartiaPartia Social DemokratePartia SocialistePartisë DemokratikepresidentReformareporterSerbiSHSheshelisocial demokrateVendimivotuesitvuçiçZgjedhjet
Tjetri
Njerëzit e drejtësisë, pro ndryshimit të Kushtetutës

Njerëzit e drejtësisë, pro ndryshimit të Kushtetutës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.