AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Dy kanceret e tregut të librit në Shqipëri

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Paratë e mbledhura nga shitja e librave në një pasdite. Shuma tregon 1 mln e 800 mijë të vjetra. Foto: Ivana Dervishi, BIRN

Grupimet me interesa kulturore në Shqipërinë e sotme janë minoranca të rrezikuara nga asimilimi nga maxhoranca e injorancës televizive.

Paratë e mbledhura nga shitja e librave në një pasdite. Shuma tregon 1 mln e 800 mijë të vjetra. Foto: Ivana Dervishi, BIRN
Paratë e mbledhura nga shitja e librave në një pasdite gjatë Panairit të 19 të Librit në Tiranë më 15 nëntor 2014. Shuma tregon 1 mln e 800 mijë të vjetra. Foto: Ivana Dervishi, BIRN

Besoj se tregu i librit në Shqipëri gjatë dekadës së fundit ka rënë pre e dy kancereve, të cilat janë simptomat e dukshme të problemeve më të gjera me sistemin e vlerave të shoqërisë shqiptare.

Kanceri i parë janë fondet e donatorëve. Çdo ambasadë apo çfarëdolloj institucioni tjetër sponsorizon çdo vit një pafundësi librash për të cilat, përfituesit e këtyre sponsorizimeve duket se nuk kanë kurrfarë interesi ose kanë interes shumë të kufizuar për të realizuar një botim cilësor në formë apo në përmbajtje. Libra të tillë përkthehen, redaktohen dhe publikohen pa marrë parasysh fare se dikush duhet t’i lexojë. Me përjashtime të rralla, fondet e donatorëve në tregun e librit thjeshtë sa kanë shkaktuar prerje të panevojshme pemësh.

Por edhe në rastet kur librat e sjellë në tregun shqiptar në këtë formë, janë cilësorë dhe të përkthyer mirë, sërish interesi për t’i mbajtur këto lloj librash në treg apo për t’i shpërndarë siç duhet mungon ose zhduket sepse paratë e fituara nga sponsorizimet janë më të mëdha nga sa mund të fitohen duke u lodhur për ta shitur librin në treg.

Kanceri i dytë është konsiderimi i librit si një bordello për aspirantët për intelektualë. Dhe nuk e kam fjalën për morinë e oficerëve në lirim që lëvrojnë prozë, poezinë, kujtimet, biografitë apo historitë popullore. E kam fjalën për morinë e pronarëve, politikanëve apo gjysmëpolitikanëve apo gjysmëbiznesmenëve që besojnë se botimi i një libri i jep një aureolë intelektualizmi portretit të tyre. Edhe kjo kategoria e dytë, nuk boton libra me paramendimin se dikush do t’i lexojë. Për ta, një zhurmë mediatike mbi librin është pika kulmore e ëndrrës së të qenit intelektualë.

Ka një numër të madh biznesesh të lidhura ngushtë me politikën që merren me librin artistik për t’i dhënë vetes mendimin se po krijojnë vlera kulturore, pavarësisht se këto vlera “kulturore” janë produkt i fenomenit aspak kulturor të vjedhjes dhe abuzimit me pushtetin. Por pikërisht te kjo kategori biznesesh ngrenë krye njëkohësisht dy dëshira: Dëshira për të krijuar kulturë si justifikim për vjedhjen, aq edhe ajo për të fituar para. Kjo dëshira e fundit shfaqet me pafundësinë e librave që duket sikur kanë synime komerciale, të llojit, pesë hapa të shpejtë për të bërë seks, të cilat, në shumicën dërrmuese të rasteve, janë njëkohësisht edhe një dështim total komercial, përveç të qenit dështim kulturor.

Këto probleme janë simptoma, pjesa e dukshme e problemeve të vërteta të vendit, faktit që grupimet shoqërore me interesa kulturore janë minoranca drejt asimilimit nga injoranca e gjithëpërhapur televizive.

Vështirë se këto fenomene janë produkt i krizës ekonomike aktuale. Gjatë viteve 1990, megjithëse shqiptarët ishin duke ngordhur për bukë, ka pasur shumë më tepër përpjekje dhe botime të letërsisë së mirëfilltë se sa pas viteve 2000.

Etiketa: BIRNBiznesmenIvana DervishiLibriMaxhorancaMorinParaSHshqipShqipërishqiptareTregTregu
Tjetri
Një prokurore ngre akuza për korrupsion në misionin e BE-së në Kosovë

Gjykatësi italian i EULEX hetohet për 360 mijë euro ryshfet të marra në Shqipëri

Komente 1

  1. Rita06 says:
    12 years më parë

    Ka kaos ne identifikimin e njerezve me vlera te verteta artistike apo shkencore, sepse provimet, diplomat, karrierat jane fallco ne nje pjese te mire te tyre. Ne kete kaos si lexuese zgjedh te mos investoj ne asnje autor shqiptar, pervec rastit kur ky eshte I provuar prej vitesh. Njesoj mund ta ndjejne dhe te tjere.

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.