AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Investigime

Gjykatësi italian i EULEX hetohet për 360 mijë euro ryshfet të marra në Shqipëri

Aleksandra BogdaniFlamur VezajngaAleksandra BogdanidheFlamur Vezaj
12 years më parë
në Artikull kryesor Investigime, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Investigime, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një parrullë kundër EULEX në Prishtinë. Foto: Jelena Prtoric/Flickr

Prokurorët shqiptarë po ndihmojnë kolegët e tyre të Kosovës në hetimin e akuzave për korrupsion kundër gjykatësit të EULEX Francesco Florit, zbuloi BIRN.

Një parrullë kundër EULEX në Prishtinë. Foto: Jelena Prtoric/Flickr
Një parrullë kundër EULEX në Prishtinë. Foto: Jelena Prtoric/Flickr

Dokumente të marra nga BIRN tregojnë se Gjykata e Tiranës më 19 shtator ka miratuar kërkesën e prokurorisë për të ndihmuar autoritetet e drejtësisë së Kosovës në hetimin e gjykatësit italian të EULEX dhe dy të dyshuarve të tjerë për korrupsion.

Sipas kërkesës për ndihmë ligjore të dorëzuar nga prokuroria në Gjykatën e Tiranës, autoritetet e Kosovës besojnë se mes viteve 2009 dhe 2011, Francesco Florit pranoi premtime për ryshfete me vlerë të përgjithshme prej 750 mijë eurosh dhe mori një ryshfet prej 360 mijë eurosh “për të mohuar të gjitha provat në një gjyq për vrasje”.

Gjyqi përfshinte tri të dyshuar, Besnik Hasani, Shpend Qerimi dhe Nusret Cena, të akuzuar për një çështje të njohur si “shpërthimi në Bulevardin Bill Clinton” dhe për një çështje tjetër të njohur si “Vrasja e Trefishtë Baftiu”.

Të akuzuarit janë që të gjithë ish anëtarë të një njësie të forcave speciale të policisë së Kosovës.

Në vitin 2009, Hasani dhe Qerimi u shpallën fajtor në gjyqin për shpërthimin ndësa Cena u shpall i pafajshëm. Florit qe kryetari i trupës gjykuese me tre anëtarë.

Të tri burrat qenë gjykuar më herët për një vrasje të trifishtë të ndodhur në vitin 2007 pranë Kaçanikut. Në atë rast, Cena qe gjithashtu i dyshuari i vetëm që doli i pafajshëm, megjithëse Florit nuk qe në trupën gjykuese.

Florit ka mohuar të jenë i përfshirë në ryshfet. “Unë nuk mora kurrë dhe as nuk m’u ofrua kurrë, asnjë ryshfet nga askush,” tha ai për BIRN.

eulex2Autoritetet e Kosovës besojnë se ryshfeti u dorëzua në vitin 2009 nga Flurim Hasani – vëllai i Besnik Hasanit – avokati i tij, Mahmut Halimi dhe gjykatësit Florit.

“Flurim Hasani ka deklaruar se ai ka udhëtuar për në Durrës [Shqipëri] bashkë me avokatin e tij për të takuar gjykatësin dhe dorëzuar ryshfetin,” shkruhet në kërkesën e Prokurorisë së Tiranës.

Flurim Hasani tha se avokati i tij takoi Florit në një skelë në Durrës dhe pastaj dolën në det me një varkë.

“Gjatë atij takimi, avokati [Mahmut Halimi] dhe gjykatësi ranë dakord për një ryshfet me vlerë 250 mijë euro për t’u paguar për secilin prej të akuzuarve,” shkruhet në kërkesë.

Pas takimit për të cilin akuzohet mes Florit dhe Halimit në Durrës, Florim Hasani i tha familjeve të dy të akuzuarve të tjerë të mblidhnin paratë për ryshfetin.

Gjithsesi, pavarësisht marrëveshjes, Flurim Hasani nuk e mblodhi kurrë shumën prej 750 mijë eurosh të cilën gjykatësi akuzohet se kërkoi për pafajësinë e të dyshuarve.

Një shumë më e vogël prej 360 mijë eurosh besohet se është paguar te gjykatësi nga Afet Cena, vëllai i Nusret Cenës, një nga tre të akuzuarit.

“Për rrjedhojë, ky i fundit [Cena] qe i vemi nga të akuzuarit që u lirua nga paraburgimi dhe më pas nga të gjitha akuzat, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë u dënuan,” shkruhet në dokumentin e prokurorisë të dorëzuar në gjykatë.

Sipas dokumentit, autoritetet e Kosovës kërkuan te homologët e tyre shqiptarë të verifikojnë të gjitha datat e hyrjes në Shqipëri në 2009 të Flurim Hasanit, avokatit Halimi dhe gjykatësit Florit.

Zyra e prokurorisë së Kosovës dhe EULEX kanë kërkuar gjithashtu pikat e hyrjes së të dyshuarve në Shqipëri, makinat që kanë përdorur dhe emrat e çdo pasagjeri tjetër në makinat me të cilat ata udhëtuan.

Florit ka mohuar të ketë vizituar Shqipërinë më 2009, dhe thotë se kjo ngjarje është përpjekje për të siguruar rigjykim – gjë që ka kërkuar edhe familja e viktimave të vrasjes së trifishtë të Kaçanikut.

Gjykatësi ra dakord të diskutojë pretendimet hapur gjatë një debati në televizionin Kohavizion të Kosovës, ku ai tha se EULEX po harxhonte kohën kot.

“Misioni duhet ta trajtojë atë [akuzën për ryshfet] për atë që është – një gjë e pakuptimtë që nuk meriton vëmendje ose si një shpenzim tjetër i kotë kohe që duhet të arkivohet,” tha ai.

Gjykatësi u ankua se edhe nëse hetimi e pastron emrin e tij, akuzat kanë shkatërruar efektivisht karrierën e tij. “Kush do të promovojë apo punësojë një gjykatës që ka qenë i dyshuar për ‘shitje të vendimeve?” pyeti ai.

 

Etiketa: Bill ClintonBIRNDurrësEULEXEuroGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqGjyqiKorrupsionKosovëprokurorProkuroriaPunëryshfetshqipShqipërishtatorTiranëVrasjavrasje
Tjetri
Refugjatët luajnë me jetën gjatë kalimit transit në Maqedoni

Refugjatët luajnë me jetën gjatë kalimit transit në Maqedoni

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.