AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Mijëra serbë brohorasin për rikthimin e Sheshelit

Marija RisticngaMarija Ristic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mitingu i ekstremistëve serbë më 15 nëntor 2014 në Beograd. Foto: BETAPHOTO/MILOS MISKOV/EV

Rreth 3 mijë vetë marshuan në qendër të Beogradit në mitingun e parë në 11 vjet të udhëheqësit nacionalist Vojisllav Sheshel, i cili u lirua me kusht nga Gjykata e Hagës ku po gjykohet për kime lufte.

Mitingu i ekstremistëve serbë më 15 nëntor 2014 në Beograd. Foto: BETAPHOTO/MILOS MISKOV/EV
Mitingu i ekstremistëve serbë më 15 nëntor 2014 në Beograd. Foto: BETAPHOTO/MILOS MISKOV/EV

Duke kënduar “Vojo, duka,” “Vojo, Liria”, mbështetësit e udhëheqësit të Partisë Radikale të Serbisë Vojisllav Sheshel i dhanë atij një mikpritje prej heroi kur ai u shfaq në skenë në Shesin Republika të Beogradit në mitingun e tij të parë që kur u lirua me kusht nga Gjykata e Hagës për arsye shëndetësore.

“Siç premtova 12 vjet më parë, unë e mposhta Gjykatën e Hagës. Dhe sot unë vi këtu për të dorëzuar një raport.” Këto qenë fjalët e para të Sheshelit për admiruesit e tij, shumë prej të cilëve kishin simbolet e çetnikëve (nacionalistëve serbë) dhe mbanin flamuj me imazhet e Sheshelit, të presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe të heroit serb të Luftës së Parë Botërore Zivojin Misic.

Shesheli u lejua të rikthehet në Beograd për mjekim të kancerit këtë javë pasi u mbajt i paraburgosur për më shumë se 11 vjet në Gjykatën NDërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, ku ai po përballet me akuzat për krime lufte të kryera në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.

“Sheveningeni [qendra e paraburgimit e Gjykatës së Hagës] është një vend vuajtjesh të mëdha. Asnjë nga kroatët [që qenë në gjyq] nuk janë dënuar, shqiptarët u liruan, myslimanët u dënuan me një apo dy vjet dhe vetëm serbët morën dëniime drakoniane,” tha Shesheli.

Udhëheqësi i Partisë Radikale tha se tashmë që ai është kthyer, “është  koha për ta rikthyer vendin në themele dhe për t’u integruar më tej me Federatën e Rusisë”.

“Tashmë ne kemi nevojë të rimëbëmbemi, të konsolidohemi të rikthejmë anëtarët tanë dhe të fitojmë anëtarë të rinj. Pesëdhjetë përqind e njerëzve janë kundër Bashkimit Europian dhe ne kemi nevojë ta përdorim këtë fuqi,” tha ai.

Ai tha gjithashtu se misioni i tij në muajt e ardhshëm do të jetë të rrëzojë presidentin e Serbisë Tomislav Nikolic dhe kryeministrin Aleksandar Vucic për shkak se ata kanë “tradhtuar Serbinë”.

Pas fjalimit të tij, Shesheli udhëhoqi turmën në një marsh përmes rrugëve kryesore të Beogradit, duke bllokuar trafikun për një orë.

Ai ka qenë i ndaluar në Hollandë që nga viti 2003, kur ai u dorëzua vullnetarisht. Vendimi në gjyqin e tij për krime lufte pritej të jepej tetorin e vitit të kaluar, por u shty pasi një nga gjykatësit në gjyq u hoq i dyshuar për anësi.

Gjykatësi i ri pritet të studiojë çështjen së paku deri në qershor 2015 për t’u familjarizuar me detajet, duke shkaktuar një vonesë tjetër në gjyqin maratonë.

Etiketa: Bashkimit EuropianBeogradEVGjykataGjykatëGjykatësGjyqKrimekrime lufteKroaciLiriaLufteParaPutinraportSerbiSHShesheliVendimiVladimir Putin
Tjetri
Pazari i librave, mes komerciales dhe të shtyrave (BLOG & Foto)

Dy kanceret e tregut të librit në Shqipëri

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.