AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mësuesit serbë në grevë për uljen e rrogave

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pasi qeveria refuzoi t’i veçonte mësuesit nga ulja e rrogave të sektorit publik, unionet e arsimit të hënën i pakësuan orët e mësimit nga 45 në 30 minuta në formë proteste.

Katër unionet e mësuesve në Serbi hynë në grevë të hënën, duke i pakësuar orët e mësimit nga 45 në 30 minuta, pasi qeveria refuzoi t’i përjashtonte ata nga ulja me 10 për qind e rrogave të sektorit publik që hyri në fuqi më 1 nëntor.

Unionet thanë se orët që japin në shkolla do të jenë të shkurtuara derisa qeveria të pranojë kërkesat e tyre.

Jasna Janković, zëdhënësja e unioneve, tha se  mësuesit ishin në dijeni të situatës së vështirë ekonomike, por donin që barra e krizës të ndahej në mënyrë më të barabartë.

“Ne po ngulim këmbë në ndarjen e barabartë të barrës së masave  të ashpra. Kur themi të barabartë presim që qeveria të jetë si Robin Hudi dhe të marri prej atyre që kanë shumë dhe jo prej atyre që nuk kanë asgjë,” tha ajo.

Ajo shpjegoi se ndërkohë që rroga mesatare në sektorin publik është 70,000 dinarë ose 585 euro në muaj, në edukim rroga mesatare është 42,000 dinarë ose 342 euro.

“Kur rrogat e sektorit publik të balancohen, atëherë mund të kërkojmë të bëjmë ulje prej 10, 12 ose 15 për qind, por jo kështu. Dikush që punon në një punë më pak kërkuese, si për shembull në një agjenci qeveritare, ka të njëjtën rrogë si një profesor – dhe më pas të dyve u ulet e njëjta sasi,” tha Jankovic.

Uljet e rrogave nuk janë e vetmja arsye e grevës. Slobodan Brajkovic, një lider unioni, tha se mësuesit duan gjithashtu që ligji aktual i arsimit të mos ndryshojë. Ky i ndalon shkollat që të hapin vende të reja pune nëse kanë bërë shkurtime.

Srdjan Verbic, ministri i arsimit, tha se 63 për qind e shkollave në Serbi funksionuan normalisht të hënën.

Megjithatë, ai pranoi se punonjësit e arsimit ishin në një pozicion të paqëndrueshëm prej kohësh.

“Mësuesit po mbajnë një pjesë të madhe të barrës së reformave sociale dhe ekonomike që qeveria ka ndërmarrë dhe është e nevojshme të ndërtohen sisteme pagash që i korrespondojnë përgjegjësive dhe nivelit të edukimit që mësuesit kanë,” tha ai.

Verbić shtoi se ministria do të formonte një grup pune që do të hartojë një marrëveshje të re kolektive speciale, së bashku me përfaqësuesit e katër unioneve.

Buxheti i ri, i miratuar më 22 tetor, përfshin uljet e pagave me 10 për qind në sektorin publik.

Unionet e arsimtarëve kryen një protestë në sheshin “Nikola Pasic” të Beogradit ditën që buxheti i ri u miratua, të cilën Verbic e quajti në atë kohë si “të pakuptimtë, pasi ulja e rrogave të sektorit të arsimit ishte e pashmangshme”.

Etiketa: buxhetiEuromarrëveshjeprotesteQeveriaSerbiSHshkollaulje
Tjetri
100,000 kroatë përkujtojnë rënien e Vukovarit

100,000 kroatë përkujtojnë rënien e Vukovarit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.