AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Me ligjin antiduhan, mori fund dhe argëtimi prej Getsbi

Ivan DervishingaIvan Dervishi
12 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Mjegulla e tymit të cigareve e shoqëruar nga tingujt e muzikës së lartë është kthyer në të shkuarën e argëtimit, teksa të rinjtë shqiptarë e kanë zhvendosur festën atje ku lejohet duhani: jashtë

Martini dhe cigare, një kujtim nga netët përpara masave për zbatimin e ligjit antiduhan.
Martini dhe cigare, një kujtim nga netët përpara masave për zbatimin e ligjit antiduhan.

Masat e rrepta në mbështetje të ligjit antiduhan dhe kontrollet nga ana e autoriteteve, i kanë bërë pronarët e lokaleve, dikur mikpritës e tolerant ndaj klientëve të përkëdhelur, të ashpërsojnë tonet ndaj të rinjve që nxjerrin paketat mbi tavolinë.

Teksa kalon pranë trotuareve ku gjenden lokale të njohura, të zë syri duhanpirës vetëm ose në grup, që kanë lënë pijen për të shijuar në të ftohtë dhe me shpejtësi një gjysmë cigare. Ka edhe të tjerë, që mundohen t’i bëjnë rezistencë këtij ligji duke zgjedhur të mesmen e artë, të ulen brenda dhe të nxjerrin dorën jashtë dritares për të bërë një quasi respektim të detyrimit që të mos pinë duhan në mjediset publike.

Muzika buçet në orët e para të mbrëmjes dhe lokalet janë mbushur si zakonisht, por situata është rrotulluar ndryshe këtë vit. Dikur qe e vështirë të gjeje vend brenda një lokali të njohur dhe të frekuentuar,  ndërsa sot ambientet e brendshme dhe të ngrohta janë thuajse pajetë, përveç çifteve që preferojnë të përkëdhelen në botën e tyre me kornizat e fotografive të të famshmëve që ia ngulin sytë me kërshëri.

E gjithë beteja është zhvendosur në verandat e sajuara, ku muzika është më e lartë dhe gjallëria e zërave që përpiqen të bisedojnë, zhurmon fuqishëm dhe është më e prekshme. Atmosfera e festës së çmendur alla Getsbi i Madh është zbehur, pasi muzika dhe tymi i cigareve që dikur thitheshin herë lehtë dhe herë ethshëm për të bërë përshtypjen sipas rastit, nuk janë më pjesë e argëtimit.

Është vështirë të imagjinosh tanimë se mund të hysh në një klab dhe krejt papritur, ashtu si në filmat hollivudianë, reja e bardhë e tymit të cigares të shpërbëhet teksa përballë të shfaqet njeriu i ëndrrave që të ofron një pije dhe nxiton të të zgjasë çakmakun duke të dhënë me xhentilesë kohën e nevojshme për të ndezur cigaren.

Djemve u duhet të sajojnë të tjera shprehje dhe gjeste për t’u prezantuar në njohjet e rastësishme me vajzat e interesuara.

Kohë të tilla, të festave me alkool, muzikë, kërcime dhe cigare, që i jepnin festës një tjetër gjallëri dhe aromë, ashtu siç edhe ia vishnin fytyrat djaloshare e vajzërore të rinjve me një arrogancë e njëkohësisht me shpengim deliri, u vulosën me stemën e kuqe që e gjen në çdo hyrje të lokalit “Është e ndaluar të konsumohet duhan këtu”.

Me mbulesat e holla prej leshi në kurriz e cigare në duar, të rinjtë i qëndrojnë sa më pranë sobave të ngrohjes që disa pronarë kanë vendosur t’ia ofrojnë në ambientet e jashtme qejflinjve të tyre duhanpirës.  Për ata që si unë, nuk e konsumojnë cigaren, duket se e gjithë kjo e ka një të mirë: mund të miqësohesh me joduhanpirës të tjerë. Por festa është ndarë në dy fronte e më duhet ta pranoj, më duket se ata që po shkojnë pas tekave të vesit dhe jo ne të ligjit, po e fitojnë betejën rinore të të dukurit sa më trendi dhe i dëshirueshëm.

Fundja nuk është kjo rinia?  Të ecësh në perin e jetës, teksa në duar mban atë që një ditë do të bëhet vdekja e ëmbël?

 

 

….Dhe po mbijetove,  TË MËSOSH TË BINDESH!

Etiketa: alkoolcigareduhanLokalembështetjeParaSH
Tjetri
Ndërtimi i urave mbi ujë të turbullt

Ndërtimi i urave mbi ujë të turbullt

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.