AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Enver Hoxha apo vuajtjet e shkaktuara prej tij? U zgjodh Enver Hoxha

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, majtas, flet me ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri Alexander A. Arvizu në zyrën e ish diktatorit komunist Enver Hoxha, portreti i të cilit është varur në mur në bunkerin e ndërtuar në Tiranë si bazë e byrosë politike të Shqipërisë në vitet 1970 për kohë lufte. | Foto: AP/Hektor Pustina.

Mes objekteve të trashëgimisë komuniste, qeveria mund të zgjidhte mes bunkerit të shokut Enver dhe vendit të torturave të Sigurimit. Qeveria zgjodhi bunkerin.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, majtas, flet me ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri Alexander A. Arvizu në zyrën e ish diktatorit komunist Enver Hoxha, portreti i të cilit është varur në mur në bunkerin e ndërtuar në Tiranë si bazë e byrosë politike të Shqipërisë në vitet 1970 për kohë lufte. | Foto: AP/Hektor Pustina.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, majtas, flet me ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri Alexander A. Arvizu në zyrën e ish diktatorit komunist Enver Hoxha, portreti i të cilit është varur në mur në bunkerin e ndërtuar në Tiranë si bazë e byrosë politike të Shqipërisë në vitet 1970 për kohë lufte. | Foto: AP/Hektor Pustina.

Kryeministri Edi Rama dukej se kishte një vendim për të marrë para ca kohësh: duhej të zgjidhte se kë nga objektet e trashëgimisë komuniste duhej të bënte muze. Një vendim i qeverisë i 22 korrikut 2014, parashikonte që një objekt sekret i Sigurimit i njohur si “Gjethi”, të kalonte në varësi të Ministrisë së Kulturës për t’u bërë muze. Që kur u mor ky vendim, nuk ka patur fonde për të dhe muzeu i sigurimit (dmth i vuajtjeve) nuk është bërë.

Pastaj, më 10 shtator 2014, qeveria merr një vendim tjetër për organizimet për 70 vjetorin e çlirimit. Këtu sanksionohet krijimi i ekspozitës në bunkerin e shokut Enver, objekti ushtarak i njohur si Objekti 0774.

Diferenca është e stërmadhe.

Objekti “Gjethi”, një ndërtesë e klasifikuar si “sekret”, gjendet në mes të Tiranës, përballë Katedrales Orthodokse. Ajo ndërtesë është një sekret i njohur nga të gjithë. Banorët e Tiranës i referohen Gjethit si “druni ka kufi”. Ai është vendi ku ka arsye të besohet se janë torturuar një numër i papërcaktuar shqiptarësh të akuzuar për krime nga më të ndryshmet. Nëse do të bëhej një muze, gjë që do të thotë që qeveria do të jepte para për ta bërë muze, do të qe një objekt i komunizmit që mbart një leksion për shoqërinë.

Objekti 0774 është gjithashtu një sekret i njohur nga të gjithë. Një seri tunelesh të nëndheshme nga ato të pafundmet e ndërtuara nga komunizmi me punë skllavi në të gjithë vendin. Ai nuk ndryshon shumë nga mijëra tunele të tilla, me përjashtim të faktit që ai qe vendi ku teorikisht do të strehohej udhëheqja komuniste në kohë lufte. Një tjetër kompleks tunelesh që gjenden në Krrabë qe destinuar gjithashtu si bazë e mundshme në kohë lufte, ku qe magazinuar edhe një pjesë e thesarit të shtetit, ai thesari që u vodh.

Objektet e komunizmit janë të shumta në të gjithë vendin. Varet se çfarë zgjedh për të investuar dhe vënë në vëmendjen e publikut. Qeveria e z. Rama mund të zgjidhte ndërtesën e Sigurimit, por vendosi të zgjedhë bunkerin e udhëheqjes. Me një vendim që supozohet se është në funksion të përkujtimit të 70 vjetorit të çlirimit të vendit, jep 7 milionë lekë për pastrimin e banjos së shokut Enver në Shishtufinë. Vendimi i qeverisë thotë: “Për kryerjen e punimeve restauruse në objektin 0774, vendkomanda taktike e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pranë Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura,  nr.8010 dhe për mbështetjen e aktiviteteve të shoqatave të veteranëve”. Siç duket, për qeverinë ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes Luftës së Dytë Botërore dhe bunkerit të shokut Enver dhe shoqatave të veteranëve të luftës.

Kuptohet që ka edhe një lidhje tjetër mes ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore, komunizmit dhe objektit Gjethi në qendër të Tiranës.

Etiketa: BanorëEdi RamaEnver HoxhaFondekomunizmiKrimeKryeministri Edi RamaKufiLufteMuzeuParaQeveriaRamasekretSHSHBAshqipShqipërishtatorTiranëVendimVendimi
Tjetri
Parlamenti Europian vë në pikëpyetje lirimin e Sheshelit

Parlamenti Europian vë në pikëpyetje lirimin e Sheshelit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.