AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Parlamenti Europian vë në pikëpyetje lirimin e Sheshelit

Milka DomanovicngaMilka Domanovic
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vojisllav Shesheli. Foto: Beta

Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që e nxit Gjykatën e Hagës të rimendojë vendimin për të liruar përkohësisht të pandehurin ultranacionalist serb për krime lufte, Vojisllav Sheshel.

Vojisllav Shesheli. Foto: Beta
Vojisllav Shesheli. Foto: Beta

“Parlamenti Europian dënon me forcë yshtjen për luftë të Sheshelit, nxitjen e urrejtjes dhe inkurajimin e pretendimeve territoriale dhe përpjekjet e tij për të nxjerrë Serbinë nga rruga evropiane,” tha rezoluta e miratuar nga ligjbërësit në Strasburg të enjten.

Rezoluta i bëri thirrje gjithashtu Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve për ish-Jugosllavinë në Hagë, që të rishqyrtojë kërkesat lirimin e përkohshëm sipas rrethanave të reja.

Sheshel u lirua përkohësisht më herët këtë muaj për t’u kuruar nga kanceri, para se të jepej vendimi në gjyqin maratonë për krime lufte në Kroaci, Serbi dhe Bosnjë, i cili filloi mbi 11 vjet më parë.

Që nga kthimi në vendin e tij, lideri i Partisë Radikale Serbe ka organizuar një tubim nacionalist në Beograd dhe bëri një sërë deklaratash nxitëse, të cilat kanë zemëruar Kroacinë, aq sa të kërkojnë largimin e tij.

Serbia u nxit në rezolutën e parlamentit Europian, që të hetojë nëse Shesheli ka shkelur ligjin e Serbisë si dhe që të forcojë dhe zbatojë plotësisht legjislacionin për gjuhën e urrejtjes, diskriminimin dhe nxitjen për dhunë.

Gjatë debatit, ligjvënësit europianë thanë se deklaratat e fundit të Sheshelit mund të ndikojnë në marrëdhëniet rajonale dhe procesin e pajtimit pas konfliktit.

Deputeti kroat, Andrej Plenkovic, i cili inicioi rezolutën tha se, “Serbia duhet ta dënojë Sheshelin”.

“Ne ftojmë Tribunalin e Hagës që të rishqyrtojë kushtet për lirimin e parakohshëm të Sheshel, në mënyrë që të rivendosë besueshmërinë e saj”, tha Plenkovic gjatë seancës parlamentare.

Por Eduard Kukan, anëtar i komitetit të punëve të jashtme të Parlamentit Evropian dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit BE-Serbi tha se, ndërkohë që ai e dënoi retorikën e Sheshel, liderit nacionalist nuk duhet t’i jepet më shumë vëmendje seç meriton.

“Kjo rezolutë nuk ka për qëllim t’i japë udhëzime ICTY-së. Ai është një organ i pavarur ndërkombëtar me një mandat të qartë nga Kombet e Bashkuara. Për këto arsye unë hezitoj ta mbështes këtë rezolutë”, tha Kukan.

Parlamenti kroat miratoi të mërkurën, gjithashtu një deklaratë që i kërkonte Tribunalit të Hagës të revokojë vendimin për lirim të përkohshëm të Sheshel.

“Pas kthimit të tij në Republikën e Serbisë, Vojislav Sheshel vazhdon të bëjë kërcënime, trembë dhe përhapë urrejtje etnike dhe kombëtare bazuar në intolerancë, ndërsa publikisht mbron pretendime territoriale ndaj Republikës së Kroacisë”, tha deklarata.

Ajo theksoi detyrimin e Serbisë si një kandidate e anëtarësimit në BE të “dënojë çdo përdorim të gjuhës së urrejtjes, të projektit të Serbisë së madhe dhe pretendimet për ndryshime të kufijve të njohur ndërkombëtarisht”.

Por udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe tha se, ai ishte shumë krenar për deklaratën e miratuar nga parlamenti kroat dhe akoma më krenar për rezolutën e parlamentit europian.

“Kjo deklaratë dhe rezoluta do të thotë se kam arritur të thyej bllokadën e medias të imponuar nga  qeveria e Aleksandar Vucic (kryeministri serb)”, tha Sheshel në një konferencë për shtyp të enjten, duke shtuar se strategjia e tij e provokimit për mediat kroate ka funksionuar.

Sheshel nxiti zemërim kur ai dërgoi një deklaratë për shtyp për median kroate në ditën kur kroatët përkujtonin rënien e qytetit të Vukovarit ndaj forcave serbe në vitin 1991, duke e quajtur atë “dita e çlirimit e Vukovarit”.

Por Rasim Ljajic, kreu i Këshillit Kombëtar i Serbisë për Bashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë tha, se deklarata e parlamentit kroat ishte në funksion të fushatës së brendshme politike përpara zgjedhjeve në vend në vitin 2015.

“Rreth 90 për qind e fjalimeve të Sheshel janë kritikë ndaj anëtarëve të qeverisë serbe, kështu që unë nuk e di se nga çfarë duhet ta distancojmë veten ne, pasi ne nuk kemi lidhje me atë parti (partia radikale)”, tha Ljajic.

Presidenti kroat Ivo Josipovic është ankuar drejtpërdrejtë në Tribunalin e Hagës për lirimin e Sheshel, duke e cilësuar atë si një pengesë për drejtësinë ndërkombëtare.

Por kryetari i Gjykatës i mbështetur nga OKB, Theodor Meron ka mbrojtur lirimin e përkohshëm dhe argumentoi se politikanët lokalë duhet të jenë përgjegjës për pajtim.

“Unë kam besuar gjithmonë se politikanët, fetarë dhe udhëheqës të tjerë lokalë, brenda shoqërive të tyre duhet të jenë pikërisht ata që të përshpejtojnë procesin e pajtimit”, tha Meron në një letër drejtuar Josipovic.

Etiketa: BEBeogradGjykatëGjykatësKandidateKombet e BashkuaraKrimekrime lufteKroacikryetarLufteOKBParaParlamenti EuropianPartiaPunëQeveriaRezolutaSerbiSerbiaShesheliStrasburgVendimiVojisllav Shesheli
Tjetri
Veteranët e Kosovës kërkojnë privilegje universitare për fëmijët

Veteranët e Kosovës kërkojnë privilegje universitare për fëmijët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.