AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Parlamenti i Kosovës miraton qeverinë e re

Nektar ZogjaningaNektar Zogjani
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi [majtas] dhe Isa Mustafa [djathtas]. | Foto nga Visar Kryeziu/AP

Ish-kryebashkiaku i Prishtinës, Isa Mustafa u bë kryeministri i ri i Kosovës, ndërsa ish-kryeministri Hashim Thaçi mori postin e zëvendës kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm.

Hashim Thaçi [majtas] dhe Isa Mustafa [djathtas]. | Foto nga Visar Kryeziu/AP
Hashim Thaçi [majtas] dhe Isa Mustafa [djathtas]. | Foto nga Visar Kryeziu/AP
Pas gjashtë muajsh ngërç politik dhe mosmarrëveshjeve midis partive kryesore, parlamenti i Kosovës caktoi Mustafën, kryetarin e Ligës Demokratike të Kosovës, LDK, si kryeministrin e ri.

Në kuadër të marrëveshjes së koalicionit qeverisës së LDK me Partinë Demokratike të Kosovës, PDK, ish-kryeministri dhe lideri i PDK, Hashim Thaçi, u caktua zëvendës kryeministër dhe ministër i jashtëm.

Qeveria e re e Mustafës, që mori 73 vota nga 120 deputetë në parlamentin e Kosovës, do të ketë 21 ministra, dy më shumë se kabineti i mëparshëm.

Ndërsa kabineti i fundit kishte dy zëvendës kryeministra, i riu do të ketë tre – Hashim Thaçin, zëvendës kryeministrin e parë, Kujtim Shalën, nga LDK dhe Branimir Stojanoviçin nga Lista Serbe.

Kabineti i Mustafës do të ketë gjithashtu një ministër më shumë pa detyrë, pasi Edita Tahirit iu caktua një ministri pa detyra specifike dhe drejtimi i dialogut me Serbinë.

Zëvendës kryetari i PDK, Kadri Veseli, u zgjodh kryetar i Asamblesë, me 71 vota pro.

Zgjedhja e Mustafës si kryeministër u bë e mundur pasi partia e tij nënshkroi të hënën një marrëveshje të ndarjes së pushtetit me PDK, që doli e para në zgjedhjet e qershorit.

Në vitin 2016, pasi mandati i presidentes aktuale, Atifete Jahjaga të mbarojë, Thaçi do ta zëvendësojë atë, sipas marrëveshjes. I njëjti burim shprehet se dy partitë do të ndajnë edhe poste të tjera ministrore.

Duke iu drejtuar deputetëve në parlament, Mustafa u zotua se qëllimi i tij kryesor ishte qeverisja efektive, e përgjegjshme dhe kompetente ‘që do të forcojë më tepër besimin e qytetarëve dhe të miqve tanë ndërkombëtarë’ në Kosovë.

“Ne jemi të vendosur të ndërtojmë një shtet që ofron të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e vet dhe një shtet që lufton krimin e organizuar, korrupsionin dhe çdo formë të ekstremizmit,” tha ai.

“Jemi gjithashtu të vetëdijshëm për punën që duhet bërë për të zhvilluar më shumë ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve,” shtoi ai.

Zgjedhja e qeverisë së re ishte një çështje urgjente pasi Kosova duhet të miratojë buxhetin e vitit 2015.

Etiketa: deputetHashim ThaçiIsa MustafaJahjagakadri veseliKosovaKosovëkryetarLDKmarrëveshjeParaparlamentPartiaPDKPunëQeveriaShalëtë drejtaVotaZgjedhjet
Tjetri
Kosova fiton të drejtën për të konkurruar në Lojërat Olimpike

Kosova fiton të drejtën për të konkurruar në Lojërat Olimpike

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.