AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Zhduket dosja për korrupsion në EULEX

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emily O’Reilly. Foto: Avokatja Europiane e Popullit .

Një raport i brendshëm tepër i rëndësishëm nga një prokurore e Bashkimit Europian mbi dyshime për korrupsion brenda misionit për sundim të ligjit të EULEX-it në Kosovë është zhdukur, tha Avokatja Europiane e Popullit.

Emily O’Reilly. Foto: Avokatja Europiane e Popullit .
Emily O’Reilly. Foto: Avokatja Europiane e Popullit .

Avokatja e Popullit e Bashkimit Europian, Emily O’Reilly, e cila bëri edhe një hetim mbi mënyrën si u trajtuan nga EULEX-i akuzat për marrje ryshfeti të cilat shkaktuan një skandal muajin e kaluar, tha se as misioni i sundimit të ligjit në Kosovë dhe as EEAS i Bashkimit Europian nuk kishin kopje të raportit të ish-prokurores Maria Bamieh për dyshimet për marrje ryshfeti që dorëzoi në vitin 2012.

“Nuk është e qartë se çfarë është bërë me të,” tha O’Reilly në raportin e saj, i cili u publikua ditën e enjte.

Bamieh deklaroi se ajo kishte filluar të dyshonte për korrupsion të mundshëm brenda EULEX-it pasi kishte lexuar regjistrimet e telefonatave të përgjuara në çështjet që ajo po hetonte, por tha se Bashkimi Europian nuk i hetoi dyshimet që ajo hidhte në raportin e brendshëm në vitin 2012.

O’Reilly tha se fakti që një dokument kaq i rëndësishëm duket se është zhdukur ishte tepër shqetësues.

“Fakti që raporti i vitit 2012 mbi parregullsi në EULEX nuk mund të gjendet më, është një çështje tepër shqetësuese më vete,” tha O’Reilly.

Megjithatë, ajo tha se nuk mund të thoshte nëse pretendimet e Bamieh ishin apo jo të besueshme.

Në tetor Bamieh akuzoi ish-kolegun e saj në EULEX, gjykatësin italian Francesco Florit, se kishte marrë 300,000 euro ryshfet për të liruar një kosovar të akuzuar për vrasje.

Florit e mohoi fortë akuzat.

Bamieh, e cila është pezulluar nga puna, ka akuzuar gjithashtu EULEX-in se e ka shënjestruar si informatore.

Shefja e politikës së jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, muajin e kaluar caktoi një ekspert të jashtëm ligjor për të hetuar pretendimet.

Jean Paul Jacqué, një profesor francez drejtësie, do t’ia paraqesë gjetjet e hetimit të tij Parlamentit Europian në janar të vitit 2015.

Europarlamentarët e lartë muajin e kaluar paralajmëruan se pretendimet për marrje ryshfeti mund të kërcënojnë reputacionin e Bashkimit Europain në Kosovë.

“Nëse pretendimet konfirmohen, do të ishte një situatë katastrofike. Besueshmëria e misionit të EULEX-it dhe Bashkimit Europian në Kosovë është në rrezik,” thanë europarlamentarët Elmar Brok dhe Ulrike Lunacek në një letër dërguar Mogherinit.

EULEX-i merret me rastet e krimi të organizuar, korrupsioni dhe krime lufte, të cilat konsiderohen tepër të rëndësishme ose të ndjeshme për t’u trajtuar nga sistemi gjyqësor në Kosovë.

Etiketa: Avokatja e PopullitBashkimi EuropianBashkimit EuropianDosjaEULEXEuroGjykatëGjyqHetimKorrupsionKorrupsioniKrimekrime luftekrimiLufteProkurorePunaraportRaportirrezikryshfetSHvrasje
Tjetri
Ulja e çmimit të naftës në botë vë në vështirësi Bankers Petroleum

Ulja e çmimit të naftës në botë vë në vështirësi Bankers Petroleum

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.