AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Të rinjtë me aftësi të kufizuar, “avokatë” të kauzës së tyre

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Punës | Foto nga Paralment.al

Ngrihet Grupi i Advokimit të personave me aftësi të kufizuar intelektuale. Seancë dëgjimore në Kuvend për ta dhe për organizatat e tjera që mbrojnë të drejtat e fëmijëve me probleme.

Komisioni i Punës | Foto nga Paralment.al
Komisioni i Punës | Foto nga Paralment.al

Organizatat që mbrojnë të drejtat e personave me probleme fizike apo intelektuale u bashkuan të hënën në kërkesën e tyre drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për më shumë vëmendje ndaj kësaj shtrese sociale.

Në një seancë dëgjimore, të organizuar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, organizatat kërkuan zbatimin e legjislacionit ekzistues dhe ofrimin e më shumë shërbimeve shëndetësore për këtë kategori fëmijësh.

Seanca dëgjimore nisi me një akt simbolik; një letër drejtuar deputetëve nga personat me aftësi të kufizuara, ku ata shprehnin nismën e tyre më të re, ngritjen e një grupi advokimi për çështjet që i shqetësojnë.

“Këta fëmijë kanë vështirësi të integrohen dhe të ndryshojnë statusin e tyre social. Ndaj ata kanë të drejtë të krijojnë grupin e tyre të advokimit, në mënyrë që të bëhen pjesë e vendimeve që merren për ta,” tha para Komisionit Afërdita Seitaj, kryetare e shoqatës “Ndihmoni Jetën”.

Grupi i Advokimit të personave me aftësi të kufizuar është një projekt i shoqatave “Ndihmoni Jetën” dhe MEDPAK, mbështetur nga Fondacioni Soros. Në seancën dëgjimore në Kuvend, vetëpërfaqësimi i të rinjve me probleme fizike dhe intelektuale u cilësua një e drejtë që u jep më shumë dinjitet atyre.

Para Komisonit të drejtuar nga nënkryetarja Klodiana Spahiu, organizatat që përfaqësonin fëmijët e sëmurë me HIV/AIDS, diabet apo talasemi kërkuan më shumë akses në shërbimin shëndetësor dhe më shumë kontribut financiar në përballimin e nevojave që ata kanë.

Buxheti i vogël i vendosur në dispozicion të tyre ishte shqetësimi i përbashkët që ata ndanë me deputetët, përfaqësuesit e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe atë të Shëndetësisë. Ata shprehën gjithashtu pakënaqësi ndaj aksesit në shërbime dhe burokracive që u shtojnë mundimet në jetë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Sociale, Merita Xhafaj u bëri me dije organizatave se Ministria e Mirëqënies Sociale ishte në përfundim të listës së dixhitalizuar të personave me aftësi të kufizuara. “Në bashkëpunim me mjekët, do të identifikohen edhe nevojat shëndetësore të secilit prej tyre,” premtoi ajo.

Shoqata “Ndihmoni Jetën” vepron prej vitit 2005 si një qendër shërbimesh komunitare për personat me aftësi të kufizuar intelektuale. E vlerësuar për punën e saj, kjo shoqatë ka vendosur të hedhë një hap përpara, duke nxitur vetë personat me aftësi të kufizuar në advokimin e çështjeve që i shqetësojnë.

Një mesazh ndërgjegjësues: Unë MUNDEM! Nga dhe për të rinjtë me aftësi te kufizuara intelektuale

Etiketa: buxhetideputetHIVKlodianaKlodiana SpahiuKuvendMjekmjekëParaPersonat me aftësi të kufizuaraPunëSeancaSHshqipSoros
Tjetri
Shqipëria humbi 1,3 miliardë dollarë nga krimi dhe korrupsioni, thotë agjencia amerikane

Shqipëria humbi 1,3 miliardë dollarë nga krimi dhe korrupsioni, thotë agjencia amerikane

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.