AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Energija

Ambientalistët i kërkojnë Kuvendit anulimin e HEC-it të Lengaricës

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Artikull kryesor Energija, Energjia, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rrjedhja e lumit në kanionin e Lengaricës, në fillim të shtatorit. Foto: Lindita Çela

Seanca dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile dhe ambientalistë për hidrocentralin e Lengaricës zhgënjeu pritshmëritë për gjetjen e një zgjidhjeje që shpëton pasuritë natyrore të mbrojtura me ligj.  

Rrjedhja e lumit në kanionin e Lengaricës, në fillim të shtatorit. Foto: Lindita Çela
Rrjedhja e lumit në kanionin e Lengaricës, në fillim të shtatorit. Foto: Lindita Çela

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe ambientalistë të vendit kërkuan aleancë me deputetët e Kuvendit  për anulimin e kontratës së hidrocentralit të Lengaricës në Përmet, të cilën e konsiderojnë të paligjshme. Por pritshmëritë e tyre u zhgënjyen, pas seancës dëgjimore që zgjati më shumë se 2 orë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Ambientalistët Sazan Guri e Lavdosh Ferruni, profesori Alfred Frashëri dhe aktivisti Ilia Kondi renditën para Komisionit arsyet që e bëjnë licensën e HEC-it të paligjshme si dhe shpjeguan dëmet që ky ndërtim mund t’i shkaktojë Parkut Kombëtar të Hotovës, kanionit, ujërave termale të Bënjës dhe shpellave mijëvjeçare.

“HEC-i i Lengaricës është një ndër çibanët modernë, që po lulëzon në kundërshtim të hapur me ligjin duke rrezikuar pasuritë kombëtare dhe dëmtuar perspektivën afatgjatë të komunitetit përmetar dhe turistëve të huaj,” tha për BIRN-in Kondi Ilia, njëri prej aktivistëve të hershëm kundër HEC-it që po ndërtohet në zemër të Parkut Kombëtar.

Ai shpjegon se paraqitën dhjetra prova para komisionit të drejtuar nga deputeti socialist, Eduart Shalsi, por në fund të seancës mungoi një propozim konkret mbi shqetësimet e ngritura prej tyre.

Hidrocentrali i Lengaricës po ndërtohet nga kompania austriake Enso Hydro në Parkun Kombëtar të Përmetit, pasi u pajis me licensë dhe leje mjedisore nga qeveria e drejtuar prej ish-kryeministrit Sali Berisha.

Qeveria e majtë e Edi Ramës ngriti një Task Forcë për verifikimin e pretendimeve të shoqërisë civile pas ardhjes në pushtet, por në fund i dha dritën jeshile vazhdimit të punimeve.

Në një investigim të mëparshëm (linku), BIRN zbuloi përmes dokumenteve dhe intervistave me zyrtarë të ndryshëm se kompania austriake nuk duhej të ishte pajisur me leje mjedisore, për shkak të ndikimit negativ mbi kanionin e Lengaricës dhe Parkun Kombëtar të Hotovës, zona këto të mbrojtura me ligj.

Ambientalistët pretendojnë se ndërtimi i hidrocentralit u parapri nga një process korruptiv dhe u shoqërua me shkelje të Kushtetutës, të Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe Ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese në Kuvend i ftoi ata të jepnin argumentet e tyre, por Kondi Ilia e quan formale dhe aspak zgjidhje seancën e mbajtur.

Ai thotë për BIRN-in se beteja për të shpëtuar pasuritë natyrore të Përmetit do të vazhdojë në dy shina; një padi penale për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e përfshirë në çështjen Lengarica dhe lobim ndërkombëtar e protesta kundër asaj që shoqëria civile e quan aferë korruptive me pasoja të rënda për njërën prej zonave më të bukura në vend.

Etiketa: aktivistAktivistëambientalistBIRNdeputetEdi RamEduart ShalsiHECInvestigimKëshillit të MinistraveKomisioni i Veprimtarisë ProdhueseKuvendLavdosh FerruniLigjLOBIMpadiParapasojaPërmetProtestaQeveriaSali BerishaSazanSeancaturistZonat e Mbrojtura
Tjetri
Vjedhës të mëdhenj dhe hajdutë të vegjël te dritat

Çmimi i energjisë për familjarët nuk u rrit dhe situata u bë edhe më e çuditshme

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.