AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Dy marinarë shqiptarë vdesin në operacionin e shpëtimit të “Norman Atlantic”

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tymi ngrihet nga trageti Norman Atlantik pasi ai mori flakë të dielën më 28 dhjetor 2014 pranë brigjeve të Korfuzit dhe Shqipërisë. (AP Photo/SKAI TV Station)

Vdekja e dy marinarëve të rimorkiatorit “Iliria” rrit bilancin e tragjedisë në detin Adriatik. E ndërsa operacioni vazhdon, Prokuroria e Përgjithshme nis procedurat për sekuestrimin e tragetit dhe paisjeve të tij.

Tymi ngrihet nga trageti Norman Atlantik pasi ai mori flakë të dielën më 28 dhjetor 2014 pranë brigjeve të Korfuzit dhe Shqipërisë. (AP Photo/SKAI TV Station)
Tymi ngrihet nga trageti Norman Atlantik pasi ai mori flakë të dielën më 28 dhjetor 2014 pranë brigjeve të Korfuzit dhe Shqipërisë. (AP Photo/SKAI TV Station)

Dy marinarë shqiptarë humbën jetën mëngjesin e së martës gjatë operacionit të shpëtimit të anijes “Norman Atlantic”, duke rënduar bilancin e tragjedisë.

Edmond Hila, 57 vjeç dhe Petrit Jahja, 59 vjeç, marinarë të rimorkiatorit “Iliria” u plagosën rëndë, teksa po përpiqeshin të lidhnin me kavo anijen e tragjedisë, për ta zhvendosur më pas në drejtim të portit të Vlorës.

Operacioni shkoi keq, pasi kavot u këputën dhe goditën dy marinarët shqiptarë. Njëri prej tyre vdiq në vend, ndërsa i dyti një orë më vonë.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi në një njoftim për mediat se Hila dhe Jahja nuk janë pjesë e Forcave të Armatosura. Viktimat ishin anëtarë të ekuipazhit të rimorkiatorit “Iliria”, i cili u kontraktua privatisht për tëheqjen e tragetit “Norman Atlantic”.

Më shumë se 48 orë pas lëshimit të alarmit SOS nga trageti i linjës Patras-Ankona, ekipet e operacionit të shpëtimit kanë evakuuar 470 persona që ndodheshin në bordin e anijes së përfshirë nga flakët.

Dhjetë persona në bord dyshohet se kanë humbur jetën, por informacionet për numrin e saktë të viktimave janë kontradiktore. Agjencia Reuters raporton se autoritetet greke dhe italiane janë duke kërkuar në det dhe në hangarin e tragetit, me frikën se shumë pasagjerë mungojnë ende.

Anija “Norman Atlantic” u përfshi nga flakët në orët e para të së dielës, duke vënë në rrezik 478 personat që ndodheshin në bord; pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Operacioni për shpëtimin e tyre u vështirësua nga kushtet e këqija të motit.

Paralelisht me operacionin e shpëtimit të njerëzve, autoritetet e Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë u kujdesën të ankoronin tragetin, pasi një hetim i nisur nga Prokuroria e Barit e kthen atë në një skenë krimi.

E ndërsa përpjekjet për rimorkimin e tragetit drejt brigjeve shqiptare vazhdojnë, Prokuroria e Përgjithshme ka marrë një letër-porosi për sekuestrimin e “Norman Atlantic”.

“Prokuroria shqiptare po krijon të gjitha lehtësirat proceduriale për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve gjyqësore italiane, të cilat kanë nisur një hetim pas avarisë së rëndë në bordin e tragetit,” tha zëdhënësi i Prokurorit të Përgjithshëm.

Prokuroria e Barit u ka kërkuar të hënën autoriteteve shqiptare që të sekuestrojnë anijen dhe të gjitha paisjet që ndodhen në të, për llogari të hetimit që pritet të zbulojë shkaqet e plota të zjarrit, që vuri në rrezik jetën e qindra personave.

Etiketa: AdriatikGjyqHetimKrijonkrimiMarinarëMinistria e MbrojtjesoperacioniParaProkuroriaProkuroria e PërgjithshmerrezikshqipshqiptareVlorë
Tjetri
Shqipëria 2015: Rruga drejt BE-së e penguar nga përplasjet politike

Shqipëria 2015: Rruga drejt BE-së e penguar nga përplasjet politike

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.