AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Si ta kujtojmë 2014-ën?

Muhamet HajrullahungaMuhamet Hajrullahu
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Derisa përgatisja përmbledhjen vjetore të kolegëve të mi të emisionit “Jeta në Kosovë” për atë se çfarë kishim raportuar, hulumtuar, analizuar e debatuar, e pashë që viti kishte qenë tepër i rëndë.

meti_hajrullahu_foto__614323Vendi sapo kishte përfunduar një vit me zgjedhje lokale të mbajtura në fund të vitit 2013 dhe po hynte në një vit tjetër zgjedhor kur po planifikoheshin të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme për Parlament. Ky vit ka qenë viti më i rëndë politik në vend, viti i bllokadës 6 mujore të shtetit të Kosovës. Ky vit po ashtu ishte vit skandaleve të misionit të Bashkimit Evropian, EULEX. Po ashtu  ishte viti i zbulimit të skandalit me SMS-të, pra viti i skandaleve të stentave. Vit i skandaleve në Universitetin Publik të Prishtinës, e vit i ikjes së kosovarëve.

Viti 2014 pos tjerash nisi me protesta të studentëve kundër rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi. Ata protestonin kundër tij, si shenjë pakënaqësie për kredibilitetin e tij akademik. Protestuesit nga dera e rektoratit i hoqi vetëm dorëheqja e rektorit. Por, për dallim nga paraardhësi i tij, Ibrahim Gashi, protestat ndaj të cilit ishin për punime të dyshimta shkencore, protestat ndaj Ramadan Zejnullahut erdhën nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilët kërkonin regjistrimin e pakusht të mbi 1 mijë fëmijëve të familjeve të këtyre kategorive. Ky problem, as sot e kësaj dite nuk është zgjidhur. Çfarë kontrasti – e nisëm vitin më një rektor që erdhi në UP si i dërguar politik dhe me presion qytetar u detyrua ta lëshojë postin, e tjetrit iu dorëzua një vendim politik të cilin nuk e respektoi dhe u përkrah nga qytetarët për të mos e lëshuar postin. A thua ishte ky shembulli i parë në Kosovë ku si njeri i politikës poshtërohesh e si profesionist kredibil mbështetesh nga opinioni publik?

Viti 2014 ishte vit kalendarik i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Ato u mbajtën me 8 qershor. Partitë politike para zgjedhjeve kishin vendosur premtime e parime të ndryshme për votuesit e tyre e madje disa nga këto kishin vendosur vija të kuqe se me kë do të bëjnë koalicion e me kë jo! Por vetëm dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, më 6 qershor, në hapësirat e termocentralit “Kosova A” ndodhi një shpërthim i madh. Kjo tragjedi nxori në pah se gjendja e sigurisë në këtë termocentral është shumë e rrezikshme. Xhirimet ekskluzive u siguruan nga KALLXO.com. Pas datës 8 qershor, vendi kishte hyrë në krizë politike. Partia Demokratike e Kosovës, nuk po arrinte të gjente partner për të krijuar Qeverinë, në ndërkohë ishte formuar Blloku, pra koalicioni i partive LDK, AAK, NISMA, plus Lëvizja “Vetëvendosje”. Por LDK-ja e prishi marrëveshjen me bllokun dhe vendosi të shkojë me PDK (koalicionin me të cilën ishte zotuar që s’e bën kurrë) dhe Listën Serbe. Në dhjetor, pas 6 muajsh pa qeveri të vendit, pas prishjes së bllokut, pas deklaratës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më në fund  Kosova u bë me qeveri. Koalicioni i ri, PDK-LDK e zgjodhi ish shefin e ShIK-ut, Kadri Veselin, si kryeparlamentar dhe Isa Mustafën si kryeministër të vendit. Kjo për shumëkë nuk ishte e besueshme që kryeministri i deritashëm Hashim Thaçi do të lëshonte pe, e që LDK-ja do ta votonte ish shefin e ShIK-ut, Veseli si kryeparlamentar.Mirëpo ja që ndodhi.

Viti 2014 do të mbahet mend edhe për skandalet në misionin më të madh të Bashkimit Evropian, EULEX. Krejt kjo kishte nisur prokurorja e këtij misioni, Maria Bamieh, u suspendua nga puna për shkak të dyshimeve për zbulim të sekreteve të këtij misioni. Pas suspendimit, Maria Bamieh u hap për publikun. Bamieh foli edhe për pengesat në punë që tha t’i ketë pasur nga kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna. Aryse tjetër, sipas prokurores Bamieh, ishte heshtja e EULEX-it për akuzat për përfshirje në korrupsion të gjykatësit Francesko Florit. Po këto akuza ishin mohuar nga Florit.

Viti 2014 do të mbahet mend edhe për pazaret me zemra në shëndetësi. Kardilogë të zemrës të spitaleve private e publike kishin mashtruar qytetarët e Kosovës se po u vendoseshin stenta në zemrat e tyre. Kjo në disa raste nuk kishte ndodhur, por as ishte nevoja. SMS-të e publikuar nga KALLXO.com, zbuluan këtë tragjedi të shëndetësisë në vend. Së fundi ky vit do të mbahet mend si vit i ikjes së madhe të kosovarëve nga vendi i tyre, të cilët edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë nëpër kampe të ndryshme në Hungari, Austri, Francë e vende tjera të Evropës.

Megjithatë,në vitin 2014 nuk ka shkuar vetëm zi. T’i përmendim edhe disa momente krenarie për vendin tonë. Nuk e kam fjalën vetëm për fluturimin e dronit mbi stadiumin e Partizanit në Beograd, kur është zhvilluar ndeshja e futbollit për kualifikime evropiane ndërmjet Shqipërisë e Serbisë, por e arritur e madhe sportive është edhe mundësia që përfaqësuesja e Kosovës tash e tutje mund të zhvillojë ndeshje miqësore me kombëtare tjera. E arritur tjetër sportive është fakti se Majlinda Kelmendi jo vetëm që ka vërtetuar pozitën e saj si kampione e botës në xhudo por tash e tutje, Majlinda do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Lojërat Olimpike. Kosova edhe zyrtarisht është bërë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Pra, ndoshta kompanitë e agjencioneve turistike do të duhej të hapnin vija të reja për Rio 2016, jo për shkak të ikjes nga kushtet e vështira për jetë në Kosovë, por ngase Majlindës do t’i duhet përkrahja jonë për të vazhduar të jetë kampione e botës.

Etiketa: AAKAkuzaAustriBeogradEULEXGjykatëHashim ThaçiHungariKorrupsionKosovaKosovëLDKLokaleLuftaMajlinda KelmendinismaParaparlamentPartiaPartia DemokratikePDKProtestaProtestatPunaSHSHIKshpërthimshqipShteteve të Bashkuara të AmerikësstudenttermocentralVendimVetëvendosjevotuesitzgjedhjezgjedhje lokaleZgjedhjet
Tjetri
Vazhdon agonia në tragetin “Norman Atlantic”, 1 pasagjer i vdekur

Dy marinarë shqiptarë vdesin në operacionin e shpëtimit të “Norman Atlantic”

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.