AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

“Kërcënimi” nga myslimanët e Ballkanit nuk u bë kurrë realitet

Marcus TannerngaMarcus Tanner
11 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarët shqiptarë ndezin qirinj në Tiranë në solidaritet me viktimat e sulmit të Parisit që humbën jetën në zyrat e gazetës së përjavshme Charlie Hebdo. | Foto nga Hektor Pustina/AP

Paradoksalisht, rreziku islamit nuk po vjen nga atje ku dikur pritej më shumë – nga myslimanët e Ballkanit.

Gazetarët shqiptarë ndezin qirinj pranë Piramidës në Tiranë në solidaritet me kolegët e tyre të vrarë gjatë sulmit në gazetën e përjavshme Charlie Hebdo. | Foto: Gent Shkullaku/LSA.
Gazetarët shqiptarë ndezin qirinj pranë Piramidës në Tiranë në solidaritet me kolegët e tyre të vrarë gjatë sulmit në gazetën e përjavshme Charlie Hebdo. | Foto: Gent Shkullaku/LSA.

Ndërsa njerëzit në Paris – dhe më gjerë – mbajnë zi për 12 viktimat e sulmit më të keq terrorist që Franca ka parë në dekada, një pyetje në mendjen e shumë njerëzve është, ku do të ndodhi tjetër? Sërish në Paris, sërish në Londër, apo gjetkë? Ky është sulmi më i fundit terrorist. Askush nuk mund të imagjinojë se është me të vërtetë i fundit.

Ajo që duket se ka më shumë gjasa është që bombardimi i ardhshëm, të shtënat apo therjet do të godasin një qytet në Europën Perëndimore ose ndoshta në Amerikën e Veriut. Pothuajse me siguri, kjo nuk do të ndodhë në Europën Lindore apo në Ballkan.

Në një kuptim, kjo është paradoksale. Në vitet 1990, një prej argumenteve të hedhura kundër mbështetjes – apo lejimit – të pavarësisë së Bosnjës apo Kosovës qe mungesa e supozuar e qëndrueshmërisë së myslimanëve të Ballkanit. Atyre nuk mund t’i besohej drejtimi apo bashkëdrejtimi i vendeve në mes të Europës Juglindore.

Propaganda serbe në veçanti, si në vitet 1990 dhe më pas, u specializua në theksimin e rreziqeve vdekjeprurëse për të gjithë Europën nga ideja e një Kalifati Ballkanik.

Si boshnjakët ashtu edhe Kosovarët supozohej se po komplotonin me ndihmën e myslimanëve në rajonin serb të Sanxhakut ku përbëjnë shumicën e ndoshta edhe minoritetit mysliman bullgar.

Bisedat në atë kohë dhe më vonë qenë për një “zelena transverzala” e gjelbërt, që është “autostrada”, që niste nga Novi Pazar në Serbi përmes Sarajevës deri në Prishtinë e më pas për në Stamboll.

Shumë shkrimtarë perëndimorë, komentatorë e madje edhe disa politikanë e kapën me bindje këtë skenar për film horror duke krijuar idenë e rrezikut që sillte krijimi i shteteve me shumicë myslimane në Ballkan. Ata supozohej se do të shërbenin si magnet për islamistët gjithkund dhe pastaj do të fillonin të eksportonin terrorin në Perëndim, thuhej.

Duke ecur përpara deri sot, bëhet e qartë se sa të gabuara qenë këto llogari. Siç tregon edhe masakra e fundit e tmerrshme në Paris, Europa Perëndimore me të vërtetë përballet me një rrezik real nga terroristët islamikë. Por kërcënimi vjen nga brenda; jo nga myslimanët “e vjetër” të Ballkanit por nga myslimanët “e rinj” të vetë Europës Perëndimore.

Bombardimet e hekurudhave në Madrit më 2004, bombardimet e autobuzëve dhe metrove të Londrës më 2005, vrasjet në Francën jugperëndimore më 2012 dhe ato të Belgjikës vitin e kaluar qenë pothuajse të gjitha vepra të emigrantëve të përjashtuar të këtyre shoqërive, shumica me rrënjë nga Afrika e Veriut apo Pakistanit.

Bombat e Madritit, të cilat rrëmbyen 191 jetë, i janë atribuuar që nga ajo kohë një koalicioni terroristësh me origjinë marokene, libiane dhe algjeriane. Një gjykatës ia hodhi fajin “celulave vendore të ekstremistëve islamikë të frymëzuar nga interneti”.

Tri nga katër atentatorët vetëvrasës të Londrës, të cilët rrëmbyen jetët e 52 njerëzve, qenë fëmijë emigrantësh nga Pakistani të lindur në Britani. Njëri qe i konvertuar vendës. Njëri prej tyre kishte punuar si mësues shkolle fillore.

Vrasjet në Tuluzë/Montaban më 2012, të cilat rrëmbyen shtatë jetë, përfshirë jetët e tri fëmijëve hebrenj, qeë akt i nënshtetasve të lindur në Francë me rrënjë algjeriane, të cilët duket se qenë radikalizuar në burg.

Vrasjet e majit të kaluar të katër vetëve në një Muze Hebrenjsh në Belgjikë qenë gjithashtu vepër e nënshtetasve francezë me origjinë algjeriane.

Trajtoji këto dhe sulme të tjera sëbashku dhe ajo që bëhet e qartë është se operatorët nga Lindja e Mesme apo nga Jemeni kanë luajtur rol të vogël ose asnjë rol në to me përjashtim të rolit të nxitësve. Sa i përket myslimanëve të “Autostradës së Gjelbërt” në Ballkan, ata nuk shfaqen asgjëkundi.

Vetë Ballkani, ndërkohë, ka mbetur relativisht i lirë nga sulmet e terroristëve me motivime fetae, me përjashtim të përpjekjes së vitit 2011 për të sulmuar ambasadën e SHBA-së në Sarajevë, e cila qe vepër e një të armatosuri vetmitar të lindur në Sanxhak.

Sulmi i çmendur i Mevlid Jasarevic natyrisht që trazoi estabilishmentin e vetëkënaqur politik dhe fetar, por qe një episod amator qesharak në krahasim me vrasjet në masë të Parisit.

Një sulm i vërtetë i terrorizmit islamik në rajon, bombardimi i autobusit në Burgas më 2012, i cili vrau shtatë izraelitë, duket se ka qenë vepër e të huajve nga Lindja e Mesme pa lidhje me myslimanët nga Bullgaria apo nga rajoni.

Ka, gjithsesi, disa shenja shqetësuese të radikalizmit fetar mes myslimanëve të Ballkanit. Disa qindra shqiptarë dhe kosovarë besohet se kanë ikur në Lidnjen e Mesme për të luftuar për Shtetin Islamik në Irak dhe Siri. Një numër imamësh janë arrestuar në Kosovë.

Megjithatë, ajo që është mbresëlënëse në rajon në përgjithësi nuk është se sa shumë radikalizëm islamik gjeneron, por se sa pak – pavarësisht asaj që tingëllon si një kombinim i rrezikshëm i luftës, masarave gjenocidale, papunësisë masive dhe varfërisë shumë të thellë.

Arsyeja se pse myslimanët europianë “të vjetër” mbeten gjerësisht imun ndaj joshjes së Islamit radikal është  një pyetje për historianët, sociologët dhe ekspertët kulturorë. Ndoshta mendësia e vetëdijshme europiane dhe oksidendale e shumicës së shqiptarëve dhe boshnjakëve është një faktor kyç.

Në çdo rast, njerëzit në Ballkan mund të jenë të lumtur për një gjë. Tani për tani, me një luftë duke u zhvilluar, apo me terror – i cili duket se po mbërthen gjithnjë e më shumë nga bota Perëndimore – ata duket se po mbeten mënjanë.

 

Marcus Tanner është redaktor i Balkan Insight dhe autor i Librit “Mbretëresha e Maleve të Shqipërisë, Edith Durhami dhe Ballkani” [Tauris]. Libri gjendet për momentin vetëm në anglisht.

Etiketa: AfrikaautostradAutostradaBallkanBallkaniBritaniBullgariaBurgCharlie HebdoEuropaFrancagazetarGjykatëGjykatëshebrenjIrakKalifatiKosovëLibriLindjaLindja e MesmeLondërMASmyslimanePakistaniPropagandarajonrajonirrezikSarajevëSerbiSHSHBAshqipSiriStambollSulmTerrorist
Tjetri
Lideri mysliman i Malit të Zi dënon vrasjet në Paris

Lideri mysliman i Malit të Zi dënon vrasjet në Paris

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.