AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

BE dënon kritikat e Vuçiçit për BIRN

Gordana AndricngaGordana Andric
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Artikull kryesor Media Watch, Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Media Watch, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeminisri i Serbisë Aleksandar Vucic duke nënshkruar në librin e ngushëlllimeve në ambasadën e Francës në Beograd më 9 janar 2015, në solidarizim me lirinë e shprehjes pas sulmit terrorist kundër gazetës satirike franceze Charlie Hebdo. (BETAPHOTO/MILAN OBRADOVIC/DS)

Bashkimi Europian dënoi një deklaratë të kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç i cili akuzoi se Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative paguhet nga Brukseli për të publikuar gënjeshtra dhe për të dëmtuar qeverinë e tij.

Kryeminisri i Serbisë Aleksandar Vucic duke nënshkruar në librin e ngushëlllimeve në ambasadën e Francës në Beograd më 9 janar 2015, në solidarizim me lirinë e shprehjes pas sulmit terrorist kundër gazetës satirike franceze Charlie Hebdo. (BETAPHOTO/MILAN OBRADOVIC/DS)
Kryeminisri i Serbisë Aleksandar Vucic duke nënshkruar në librin e ngushëlllimeve në ambasadën e Francës në Beograd më 9 janar 2015, në solidarizim me lirinë e shprehjes pas sulmit terrorist kundër gazetës satirike franceze Charlie Hebdo. (BETAPHOTO/MILAN OBRADOVIC/DS)

Komisioni Europian tha të shtunën se hedh poshtë “pretendimet pa bazë” të kryeministrit të Serbisë se BIRN po financohet nga Brukseli për të përhapur gënjeshtra për të destabilizuar qeverinë e tij.

Maja Kocijancic, zëdhënëse për Komisionin Europian për politikën e fqinjësisë dhe bisedimet për zgjerim, tha se Brukseli qe “shumë i habitur nga pretendimet e kohëve të fundit të kryeministrit të Serbisë Vuçiç se BE-ja po paguan organizata të caktuara për të ndërmarrë një fushatë kundër qeverisë së Serbisë”.

“Ne hedhim poshtë me forcë këto pretendime të pabaza. Bashkimi Europian mbështet gazetarinë e pavarur dhe të guximshme si dhe lirinë e fjalës në të gjithë Europën dhe më tutje. Liria e shprehjes është parim bazë në demokraci,” tha Kocijancic.

“Bashkimi Europian pret që autoritetet e Serbisë të sigurojnë mjedis që mbështet lirinë e shprehjes dhe të medias. Kritikat e medias (si ato të BIRN) janë thelbësore për të siguruar llogaridhënien e përshtatshme të qeverive të zgjedhura; qeveritë në këmbim duhet të jenë të gatshme të veprojnë përballë kritikave të tilla në një mënyrë konstruktive dhe transparente në vend që të përpiqen ta shtypin atë,” shtoi ajo.

Vuçiç denoncoi të premten gazetarët e BIRN si “gënjeshtarë” mbi një investigim të tyre mbi kompaninë nën pronësi publike të energjisë Elektroprivreda Srbije, EPS.

“Është e rëndësishme për njerëzit që të dinë [kush e publikoi investigimin]… ata kanë marrë para nga z. Davenport [kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Beograd Michael Davenport] dhe Bashkimi Europian për të folur kundër qeverisë së Serbisë,” tha Vuçiç në një konferencë për shtyp.

“Thuajini atyre gënjeshtarëve se kanë gënjyer sërish. Kjo është e gjitha çfarë kam për të thënë,” tha Vuçiç.

Vuçiç iu përgjigj të shtunën deklaratës së Kocijancic duke akuzuar zyrtaren e Brukselit se po përpiqet ta detyrojë të heshtë.

“Unë jam i tronditur nga fakti që Maja Kocijancic në emër të BE-së po përpiqet të më mbyllë gojën, të më ndalojë edhe t’i përgjigjem pyetjeve nga gazetarët,” tha Vuçiç në një letër për Kocijancic.

Vuçiç aludoi gjithashtu se BIRN po lobonte për kompani të huaja, emrat e të cilave nuk i tha, për të fituar një kontratë për rinovimin e minierës më të rëndësishme në Serbi.

“Ata që fituan grantet [e BE-së] duke ndjekur procedura strikte, u përpoqën të detyrojnë qeverinë e Serbisë të pranojë një ofertë nga një kompani perëndimore, e cila qe 23 milionë euro më e shtrenjtë se sa ofertat e një kompanie serbe,” tha ai.

Të enjten, BIRN publikoi një investigim mbi lajmin se si kompania publike Elektroprivreda Srbije, EPS, i dha kontratën për të rinovuar minierën Tamnava një konsorciumi që nuk kishte eksperiencë në punë të tillë, duke rritur në mënyrë domethënëse kostot.

Miniera Tamnava u përmbyt në maj dhe konsorciumi i udhëhequr nga kompania serbe Energotehnika – Juzna Backa u punësua për të nxjerrë ujin jashtë.

Hetimi i BIRN zbuloi se Juzna Backa qe lidhur me Nikola Petrovic, drejtori i një kompanie tjetër publike, Elektromreze Srbije dhe është bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Vuçiç.

Një ditë më pas, Vuçiç denoncoi reporterët e BIRN si “gënjeshtarë”.

Por Slobodan Georgijev nga BIRN Serbia i hodhi poshtë pretendimet e Vuçiç.

“Ne i qëndrojmë lajmit të publikuar. Lajmi ynë është 100 për qind i saktë, çdo gjë është e qartë, ne nuk publikojmë kurrë asgjë për të cilën nuk ka prova,” tha Georgijev.

Gordana Igric, drejtoresha rajonale e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, ndërkohë tha se autoritetet po shënjestronin BIRN me shpifje të ngjashme me ato të kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviç në vitet 1990.

“Kjo lloj propagande kundër medias së pavarur dhe kritike më kujton vitet 1990,” tha Igric.

“Fakti që kjo po ndodh sërish në një kohë që situata duhej të ishte krejt ndryshe shkakton konfuzion, për shkak se politika zyrtare e qeverisë së Serbisë është aspirata për t’u bashkuar me BE-në, ndërsa ajo varet rëndë nga ndihma financiare nga e njëjta BE,” tha ajo.

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë, NUNS, lëshoi gjithashtu një deklaratë ku akuzon Vuçiç se po vendos nën presion BIRN dhe lirinë e medias në përgjithësi.

“Cilësimi i gazetarëve të BIRN si gënjeshtarë me akuzën se ata kanë marrë para për të “folur kundër qeverisë” është një fjalor që i përket të shkuarës dhe është i papranueshëm në një shoqëri demokratike dhe një shtet, për të cilin Vuçiç vetë shpsh thotë se dëshiron të bëhet pjesë e BE-së,” tha NUNS.

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBeogradBIRNBrukseliCharlie HebdodemokraciEurogazetarInvestigimKomisioni EuropianLiriaLiria e ShprehjesMinieraMjedisParapropagandePunëPunëtorreporterSerbiSerbiaSHShpifjeTerroristvuçiçzgjerim
Tjetri
Fitorja e kandidates Grabar Kitarovic ngjall reagime të ndryshme në Kroaci

Fitorja e kandidates Grabar Kitarovic ngjall reagime të ndryshme në Kroaci

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.