AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Nyje Debati

11 shtatori francez

Dominique MoisingaDominique Moisi
11 years më parë
në Nyje Debati, Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grua në Paris ngre lart një laps në shenjë proteste ndaj ngjarjeve të fundit. Foto: Thibault Camus/AP

Ne francezët duhet të përballemi me këtë sulm terrorist njëlloj si amerikanët pas 9/11: me vendosmëri dhe qartë, por edhe me përgjegjësi. Kjo do të thotë, mbi të gjitha, ne duhet të shmangim kthimin në Amerikën e vitit 2003, kur presidenti Xhorxh W. Bush zgjeroi luftën globale ndaj terrorit në Irak. Detyra e Francës tani është të mbrojë vlerat që e bënë atë një shënjestër.

PARIS – “9/11 francez.” Menjëherë pas masakrës në revistën satirike Charlie Hebdo, krahasimi me sulmin e Al Kaedës në vitin 2001 në Shtetet e Bashkuara pushtoi të gjithë Francën. Në fakt, sulmi i 7 janarit ishte më vrastari që Franca ka njohur që prej fundit të Luftës Algjeriane në 1962. Por sa e saktë është analogjia?

Në pamje të parë, krahasimi duket artificial dhe  i sforcuar. Dymbëdhjetë njerëz vdiqën në Paris, ndërsa 3000 u vranë në sulmet në Nju Jork dhe Uashington, DC. Sulmuesit përdorën kallashnikov, nuk morën peng avionë. Dhe, ndryshe nga sulmuesit e 9/11, ata ishin të gjithë qytetarë të shtetit që po sulmonin. Kjo është arsyeja përse sulmi në Paris 2015 ngjan më shumë me një kombinim të dy sulmeve të tjera: të bombardimit të metrosë së Londrës në  2005 (terroristët ishin të gjithë shtetas) dhe komplotit në Mumbai në 2008 (terroristët përdorën armë të vogla dhe i shënjestruan njerëzit individualisht).

Megjithatë, përtej diferencave të mëdha, sulmet në Paris dhe në Nju Jork ndajnë të njëjtën esencë. Të dy qytetet mishërojnë një ëndërr universale. Të dy janë metafora për dritat dhe lirinë. Të dy i përkasin botës, jo vetëm shteteve respektivë.

Për më tepër, në të dyja rastet, shënjestrat e zgjedhura nga terroristët ishin shumë simbolike. Në Nju Jork, Kullat Binjake simbolizonin ambicien kapitaliste dhe arritjen. Në Paris, Charlie Hebdo i ka dhënë formë shpirtit të lirisë demokratike: aftësisë për të shkruar, vizatuar dhe për të publikuar çdo gjë – edhe provokimeve ekstreme (dhe ndonjëherë vulgare). Ka një ndjesi të fortë në Paris, ashtu si në Nju Jork, se sulmi i vërtetë ishte vetë qytetërimi perëndimor.

Si shumica e francezëve, unë them, jashtë indinjatës për sulmin dhe empatisë për viktimat, Je suis Charlie – një frazë që kujton deklaratën e gazetës Le Monde, menjëherë pas 9/11: Nous sommes tous Américains (Ne jemi të gjithë amerikanë).

Por duhet ta pranoj se nuk jam ndjerë gjithnjë kështu. Në 2005, pata rezerva rreth vendimit të gazetës daneze Jyllands-Posten për të botuar një seri karikaturash të Profetit Muhamed dhe rreth zgjedhjes së Charlie Hebdo për të riprodhuar karikaturat vitin pasues. Në atë kohë, ndjeva se ishte një provokim i rrezikshëm, i panevojshëm dhe i papërgjegjshëm politikisht. Nuk luhet me shkrepse pranë një tubacioni gazi apo një pako dinamiti.

Epoka jonë është ndoshta më besimtare sesa shekulli i tetëmbëdhjetë. Të citosh Volterin është një gjë, mendova në atë kohë, por të sillesh me përgjegjësi do të thotë të përmbahesh që të mos fyesh çfarë është më e shenjtë për të tjerët, qoftë Krishti, Muhamedi apo Shoah.

Sot, duke marrë parasysh natyrën e sulmit, i lë pas këto rezerva, ndonëse i rezistoj tundimit për t’i bërë sakrilegj kujtimeve të viktimave, siç po bëjnë shumë francezë. Në Francë, laïcité, përkthyer gabimisht në anglisht si “laicizëm” është i barabartë me një fe – fenë e Republikës. Për karikaturistët e Charlie Hebdo, feja ishte vetëm një ideologji tjetër, dhe ata shënjestruan të tre besimet monoteiste (ndoshta pak më shumë me islamin, mbase prej fytyrës më të dukshme fundamentaliste).

Deri më tani, një klimë e unitetit kombëtare po prevalon në Francë, siç ndodhi në Amerikë menjëherë pas 9/11. Dhe kështu duhet të jetë, uniteti është thelbësor për kundër terrorizmin, prioriteti i të cilit është të krijojë ndarje, të nxisë konfrontim dhe të margjinalizojë të moderuarit. Në fakt, edhe Marine Le Pen, lidere e të së djathtës ekstreme

të Frontit Kombëtar, fillimisht paralajmëroi për rreziqet e një reagimi anti-mysliman, duke deklaruar se disa të rinj të humbur nuk ishin përfaqësues të shumicës së myslimanëve francezë.

Por sa gjatë do të prevalojë uniteti kombëtar? Shenjat e kolonializmit janë të freskëta në Francë më shumë se kudo tjetër në Europë; vendi ka pakicën më të madhe të myslimanëve në Europë dhe me të djathtën që duket veçanërisht e dobët dhe e ndarë, ekstremi i djathtë po rritet në sondazhet e opinionit.

Këto përbërës mund të formojnë një recetë për katastrofë. Tashmë, La Pen duket se po sigurohet ta formojë. “Uniteti nacional është një manovër politike patetike,” u ankua ajo, pasi nuk u ftua në tubimin e ditës pas sulmit. Por, nëse liderët e djathtë janë në udhëheqje, sulmi i 7 janarit mund të nxisë një ndjenjë të re të vendosmërisë kolektive dhe të rigjallërimit politik.

Ne francezët duhet të përballemi me këtë sulm terrorist njëlloj si amerikanët pas 9/11: me vendosmëri dhe qartë, por edhe me përgjegjësi. Kjo do të thotë, mbi të gjitha, ne duhet të shmangim kthimin në Amerikën e vitit 2003, kur presidenti Xhorxh W. Bush zgjeroi luftën globale ndaj terrorit në Irak. Detyra e Francës tani është të mbrojë vlerat që e bënë atë një shënjestër.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate.

Etiketa: Charlie HebdoFrancaIrakKallashnikovMarine Le PenndarjeProject SyndicateSHShtetet e BashkuaraSulmTerrorist
Tjetri
Qeveria serbe në krizë, koalicioni përçahet për një tender

Qeveria serbe në krizë, koalicioni përçahet për një tender

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.