AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Nyje Debati

Grabar Kitaroviç do ta kthejë Kroacinë në vitet 1990

Florian BieberngaFlorian Bieber
11 years më parë
në Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kolinda Grabar Kitarovic. (BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/DS)

Nëse HDZ-ja fiton zgjedhjet këtë vit – gjë e cila ka shumë gjasa të ndodhë – ka të ngjarë që epokës së riafrimit konstruktiv midis Kroacisë dhe rajonit të Ballkanit t’i vijë fundi.

Kolinda Grabar Kitarovic. (BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/DS)
Kolinda Grabar Kitarovic. (BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/DS)

Kur Kolinda Grabar Kitaroviç doli para një turme entuziaste dhe para kamerave ditën e dielë në mbrëmje, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale, ajo lajmëroi: “Ne do të kujdesemi për interesat kombëtare kroate, sepse kjo është Kroacia, dhe jo rajoni.”

Ajo ç‘ka nënkuptonte me “rajon” ishte e qartë – ishte Ballkani. Reth 18 vjet më parë, presidenti i fundit i Kroacisë nga radhët e HDZ-së, Franjo Tuxhman, bëri fushatë me parullën “Tuxhman dhe jo Ballkani”.

A po përsëritet historia? Vetë Grabar Kitaroviç risolli në kujtesë Tuxhmanin, duke premtuar se do të ndjekë rrugën e presidentit të parë të pavarur të Kroacisë.

HDZ-ja e ditëve të sotme ka pësuar ndryshime të shumta që nga vitet 1990 dhe karriera Grabar Kitaroviçit mori hov pas Tuxhmanit. Megjithatë, risjellja në kujtesë e Tuxhmanit na kujton se partia nuk është shkëputur kurrë nga e kaluara e saj apo nga praktikat autoritare dhe nacionaliste të viteve 1990.

Gjatë fushatës së saj, ajo kërkoi që të paraqiste një imazh të moderuar, ndërsa lidhja e saj me integrimin në BE dhe NATO zhvendosi vëmendjen nga vitet 1990 në rikthimin në pushtet në vitet 2000, edhe pse kjo periudhë është e njollosur nga korrupsioni i Ivo Sanader.

Megjithatë, fitorja e saj zgjedhore ka rikthyer pas vitet 1990. Kolinda Grabar Kitaroviç do t’i kishte fituar zgjedhjet edhe pa votat e HDZ-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, por rezultati do të kishte qenë shumë më i ngushtë.

Kroacia nuk bën përjashtime në lënien e qytetarëve jashtë vendit të votojnë, por numri i konsiderueshëm i kroatëve në Bosnje dhe Hercegovinë u jep atyre një rol shumë të madh.

Në fakt, vetëm 17,281 qytetarë kroatë në Bosnje votuan, një numër jo shumë i madh ky duke marrë parasysh se ndoshta rreth një e treta e banorëve të Bosnje dhe Hercegovinë kanë pasaporta kroate. Megjithatë, nga ata që votuan, 93,8 për qind votuan për Grabar Kitaroviçin.

Pa ata, hendeku midis saj dhe Ivo Josipoviçit do të ishte përgjysmuar me vetëm 16,000 votues. Ajo e reflektoi këtë në fjalimin e saj ku iu referua Kroacisë po aq edhe kroatëve “në atdhe të e tjerë të kroatëve – Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi”.

Pra, çfarë do të sjellë një diskutim i tillë për lidhje të Kroacisë me rajonin? Ndërsa Josipoviç gjithashtu vuri në dukje problemet bilaterale që Kroacia ka me Bosnjën dhe Serbinë, ai bëri përpjekje të konsiderueshme, sidomos gjatë fazave të hershme të presidencës së tij, për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët lindorë të Kroacisë.

Gjeste të tilla nuk mund të priten nga presidentja e re e zgjedhur. Marrëdhëniet midis Kroacisë dhe fqinjëve të saj ishin ftohur që para zgjedhjes së saj, duke qenë se qeveria serbe dhe presidenti Tomislav Nikoliç ishin më pak mirëpritës ndaj Josipoviçit dhe qeverisë së Zoran Milanoviçit sesa paraardhësit e tyre. Për më tepër, fuqitë presidenciale në Kroaci janë kryesisht simbolike dhe politika e jashtme mbetet në duart e qeverisë.

Megjithatë, ato që Grabar Kitaroviç tha gjatë fjalimit të saj të fitores dhe gjatë fushatës së saj ishin çuditërisht izolacioniste. Ajo jo vetëm që e distancoi veten nga “rajoni”, por gjithashtu nuk ka ofruar asnjë rol të qartë për Kroacinë në BE, me përjashtim të premtimit bombastik për ta bërë Kroacinë një ndër vendet më të zhvilluara në BE. Përveç kësaj, nuk ka asnjë vizion për BE-në apo për rolin e Kroacisë në të.

Qasja e saj dhe se e partisë së saj ndryshon nga ajo e qeverisë aktuale, e cila ka kërkuar një rol konstruktiv në rajon dhe të përdorë anëtarësimin e Kroacisë në BE për të përparuar anëtarësimin e vendeve të tjera në rajon. Kësaj periudhe duket se po i vjen fundi.

Në fund të fundit, fitorja e Grabar Kitaroviçit ishte kryesisht një votë kundër qeverisë dhe shumë më pak kundër Josipoviçit. Situata e vështirë ekonomike hyri në fushatë, edhe pse presidenti nuk ka kompetenca të vërteta në këtë fushë.

Për rrjedhojë, një periudhë bashkëjetese midis një presidenti konservator dhe një qeverie Social-Demokrate mund të jetë jetëshkurtër dhe, pasi HDZ-ja të kthehet në qeveri, marrëdhëniet rajonale mund të vuajnë shumë.

Qeveria aktuale, sidomos Ministrja e Jashtme Vesna Pusiç, shkoi akoma më larg duke premtuar se s’do ta përdorë pushtetin e vetos së Kroacisë në BE për të ndaluar panimin në të të fqinjëve të saj lindorë (edhe pse Ministri i Drejtësisë kërcënoi se do ta bëjë diçka të tillë).

Një qeveri e udhëhequr nga HDZ-ja nuk do të jetë e kufizuar nga premtime të tilla dhe do të jetë më pak e gatshme të përmbahet për të përdorur statusin e Kroacisë për të çuar para axhendën e saj ndaj Bosnjes dhe Serbisë.

Nëse Josipoviç dhe Tadiç kishin një raport pozitiv për të përparuar marrëdhëniet serbo-kroate, ata nuk arritën të ndërtonin një konsensus më të gjerë që do t’i rezistonte kohës. Tani, Grabari dhe “Grobari” (një lojë për pseudonimin e Nikoliçit si “hapës varresh”) mund të angazhohen në një dinamikë negative që do të përkeqësojë marrëdhëniet dypalëshe.

Në veçanti, në një vit elektoral në Kroaci, HDZ-ja mund të tundohet të përdorë marrëdhëniet me Serbinë për të fituar pikë të lehta nacionaliste, siç ka bërë me polemikat mbi përdorimin e shkronjave cirilike në qytetin lindor të Vukovarit.

Në Bosnje, kthimi në pushtet i HDZ-së në zgjedhjet e përgjithshme tetorin e kaluar, si edhe fitorja e mundshme e partisë në Kroaci, mund të shkaktojë një politikë më agresive nga ana e Kroacisë ndaj Bosnjës.

Ironikisht, pozicionimi nacionalist në Kroaci do t’i shkaktojë zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në Ballkanin Perëndimor më dëm se sa çdo lloj vetoje kroate, për shkak se shumë pak vende anëtare të BE-së dëshirojnë të shohin anëtarë të rinj nga një rajon që mund të rikthehet te politikat nacionaliste.

Në vitin 2003, BE-ja sinjalizoi Sanaderin se nëse anëtarësimi i Kroacisë në BE do të ishte i sukseshëm, ai do të duhej të distancohej nga elementët më pak të këndshëm të partisë së tij. Edhe ndërsa vidhte, ai dëgjoi.

Nëse Grabar Kitaroviç dhe Tomislav Karamarko, kreu i HDZ-së, do të marrin sinjale të ngjashme nga Brukseli dhe nëse ata do të marrin parasysh ato, kjo mbetet ende për t’u parë. Unë kam dyshimet e mia.

Etiketa: BallkaniBanorëBEBosnjeBrukselidemokrateKompetencaKorrupsioniKroaciKroaciaMal të ZiNATOParaPartiapasaportaQeveriarajonrajoniraportSerbiVotuesZgjedhjet
Tjetri
Të jetosh akoma “me të gjyshes”

Të jetosh akoma “me të gjyshes”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.