AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Polemika në distancë pas protestës në Kosovë

Zijadin GashingaZijadin Gashi
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një protestues headh gurë kundër policëve që mbrojnë godinën e qeverisë | Foto nga : Visar Kryeziu/AP

Udhëheqës të institucioneve dhe partive politike në Kosovë kanë reaguar në mënyra të ndryshme pas protestave të shtunës në Prishtinë.

Një protestues headh gurë kundër policëve që mbrojnë godinën e qeverisë | Foto nga : Visar Kryeziu/AP
Një protestues headh gurë kundër policëve që mbrojnë godinën e qeverisë | Foto nga : Visar Kryeziu/AP

Organizatorët, që në këtë rast ishin shoqata “Thirrjet e Nënave” dhe Lëvizja Vetëvendosje, por që kanë marrë edhe mbështetjen e pjesës tjetër të opozitës, i kanë dhënë kryeministrit Isa Mustafa një afat deri të hënën në orën 16:00, që të shkarkoj ministrin për Komunitete dhe Kthim Aleksandar Jabllanoviç, si dhe i kanë kërkuar qeverisë të nxjerr Ligjin për Trepçën, me të cilin ky kombinat do të shpallej ndërmarrje e veçantë publike.

Kryeministri Isa Mustafa ka qenë sot mjaftë aktiv me shkrime në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke replikuar me opozitën në secilën kërkesë që kishin parashtruar përmes protestave.

“Listën Serbe dhe ministrin Jabllanoviq, nuk ua solli Isa. Ata i gjeta në mesin tonë. I solli veriu i ndarë, i sollën votat e qytetarëve serb, i solli dialogu”, ka shkruar kryeministri i Kosovës.

Një ditë më parë, Mustafa kishte thënë se Jabllanoviç nuk është problemi më i madh në Kosovë, duke rikujtuar se për fyerjet që ua kishte drejtuar nënave gjakovare, për çka edhe po i kërkohet shkarkimi i tij, Jabllanoviq tashmë ka kërkuar edhe falje publike.

Mustafa ka thënë se disa parti opozitare që tani po e kundërshtojnë Listën Serbe, në mandatin e kaluar bënin gara që numri i deputetëve serb në Kuvendin e Kosovës të mbetej shumë më i madh.

Këtu ai ka apostrofuar sidomos Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleancën Kosova e Re, ndonëse kjo e fundit nuk ka arritur që në këtë mandat të siguroj ndonjë vend në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa kishte një përgjigje edhe për Trepçën. Ai ka shkruar se opozita e sotme ishte ajo që donte ta qonte këtë kombinat në likuidim përderisa qeveria po e shpëtonte Trepçën.

“Ata, të cilëve iu mbet merak për ta dërguar Trepçën në likuidim, për t’i zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve, tani e quajnë të shantazhuar Qeverinë e cila së bashku me shumicën e deputetëve të Kuvendit e shpëtoi në momentin e fundit nga falimentimi dhe nga mbetja pa punë e mbi 5,000 punëtorëve”, ka thënë Mustafa.

Ai i ka vlerësuar të pakuptimta thirrjet Trepça është e jona, përderisa Trepça është në territorin e Kosovës.

Në anën tjetër, subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje e cila edhe po qëndron në ballë të protestave, i ka përsëritur Mustafës dhe qeverisë së tij se nga e dita e marte do të ballafaqohen me protesta të reja.

“Ne i kemi dhënë ultimatum Isa Mustafës që deri të hënën në ora 16:00 ta shkarkojë Jabllanoviqin dhe ta sjellë në Kuvend Ligjin që e shndërron Trepçën në ndërmarrje të veçantë publike”, thuhet në një reagim të Vetëvendosjes.

Sa i përket rrjedhës së protestës e cila në fund eskaloi në dhunë nga një grup protestuesish, Vetëvendosje thotë se ato zhvillime nuk ishin pjesë e skenarit.

“Një grup i vogël njerëzish në protestë, nuk e kanë respektuar skenarin tonë dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat nuk pajtohemi. Poashtu dënojmë ashpër dëmtimin e lokaleve private në shesh”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Një reagim pas protestave kishte edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Pakënaqësia po rritet. Populli po bashkohet. Qeveria ka mbetur pakicë, dhe duhet ta kuptojë që pushteti nuk është i individëve, por i popullit”, ka thënë Haradinaj.

Ai i ka kthyer një përgjigje edhe kryeministrit Mustafa në lidhje me ministrin Jabllanoviq, duke kërkuar nga kryeministri i Kosovës të reflekton sa më shpejt, pasi që pakënaqësitë e qytetarëve po rriten.

Edhe kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se një grup i vogël që bëri veprime të dhunshme nuk e minimizon protestën.

“Ftoj edhe njëherë koalicionin qeveritar që t’i merr seriozisht kërkesat e qytetarëve dhe shqetësimet e tyre dhe të mos tentojë që nëpërmjet mediave qeveritare, të minimizojë apo t’i ikën shkaqeve të protestës duke tentuar që protestën masive paqësore ta lë nën hijen e një episodi të dhunshëm të një grupi të vogël njerëzish që ndodhi”, është shprehur Limaj.

Për protestën e të shtunës në Prishtinë pati reaguar edhe presidentja Atifete Jahjaga.

Përmes një komunikate Jahjaga ka thënë se e konsideron protestën si një të drejtë demokratike të qytetarëve, për të shprehur kërkesat e tyre.

Por, ajo ka dënuar ashpër, siç ka thënë, “aktet vandale të një grupi të vogël protestuesish ndaj pronës publike dhe private të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Sidoqoftë, mbetet të shihet të hënën, kur edhe është ditë pune, se a do të ndikoj apo jo ky presion i opozitës mbi kryeministrin Mustafa që ai të ndërmarrë diçka në raport me ministrin Jabllanoviq.

Ndërkaq sa i përket Trepçës, mbase kjo çështje do të kërkon një kohë shumë më të gjatë për zgjidhje.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: deputetEvropaFacebookFatmir LimajGjurmëtHaradinajIsa MustafaJahjagakontrabandëKosovaKosovëKuvendMjaftnismaOpozitaProtestaprotestuesPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamush HaradinajraportshkarkimiTrepçaVetëvendosje
Tjetri
Greqia voton, Europa në ankth

Greqia voton, Europa në ankth

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.