AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Puna në epokën e robotëve

Guy RyderngaGuy Ryder
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Për të gjithë progresin që shoqëria njerëzore ka bërë që nga periudha e Luddites, një e vërtetë e thjeshtë ekziston: makineritë duhet të forcojnë, jo të dobësojnë, perspektivat tona për rritje gjithëpërfshirëse dhe mirëqenie të përbashkët.

a25c5734
Robotë të automatizuar po ndërtojnë një makinë Chrysler 200 në Miccigan të Shteteve të Bashkuara. (AP Photo/Paul Sancya)

Frika rreth pasojave të teknologjisë në tregun e punës nuk është asgjë e re. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, një grup i punonjësve anglezë të tekstilit, të njohur si Luddites u shqetësuan se teknologjitë e reja si makineritë e pëlhurave dhe kornizat tjerrëse me energji elektrike do t’i kushtonin vendet e punës. Ato protestuan duke shkatërruar makineritë.

Sot, ankthi që teknologjitë e reja mund të shkatërrojnë miliona vende pune është më i lartë se kurrë. Në mes të një krize të madhe punësimi, teknologjia vazhdon të pakësojë punën e nevojshme për prodhimin në masë, ndërsa automatizimi i rutinës ligjore dhe detyrave të kontabilitetit po gërryen po ashtu këtë sektor pune. Shkenca e robotikës po revolucionarizon prodhimin; çdo vit, një shtesë prej 200,000 robotësh industrialë hyjnë në përdorim. Në 2015, totali pritet të arrijë 1.5 milion. Përshtatja e tregut të punës me një botë ku rriten vazhdimisht vendet e automatizuara të punës do të jetë një nga sfidat vendimtare të periudhës sonë.

Tashmë asnjë shtet nuk mund të shpërfillë transformimin. Globalisht, rreth 200 milionë njerëz janë të papunë, mbi 27 milionë që nga 2008. Ekziston një nevojë kritike për të parashikuar ndryshimet e ardhshme teknologjike dhe për t’i siguruar forcës punëtore globale edukimin dhe aftësitë e duhura për të marrë pjesë në tregun modern të punës.

Në të gjithë botën, një e treta e punëdhënësve të anketuar ankohen se nuk mund të gjejnë punëtorë me aftësitë e duhura për vendet e lira.

Duhet të ndërtohen rrugë eficente nga programet e trajnimit dhe edukimit për në botën e punës, në mënyrë që aftësitë të përputhen me kërkesat e tregut. Programet qeveritare duhet të forcohen dhe punëdhënësit së bashku me sindikatat duhet të marrin më shumë përgjegjësi për të investuar në aftësi. Ata duhet gjithashtu të këshillohen më nga afër me arsimtarët dhe politikëbërësit – diskutime që duhet të informohen nga të dhënat e tregut të punës, pasqyrimet e performacës dhe disponueshmëria e shërbimeve të punësimit.

Cilido qoftë niveli i zhvillimit të një vendi, investimi në edukim dhe aftësi do të rriste zotësinë e forcës së punës për t’u përtëritur dhe përshtatur me teknologjitë e reja. Një investim i tillë mund të përcaktojë nëse rritja ekonomike e një vendi është gjithëpërfshirëse apo lë pas segmente të mëdha të shoqërisë. Një furnizim i bollshëm me punëtorë që janë trajnuar siç duhet dhe që mund të vazhdojnë të mësojnë, rrit besimin e investitorit dhe kështu shton vendet e punës.

Në vend të trajnimit të forcës së punës për një epokë të automatizimit të mëtejshëm, ekonomitë e qëndrueshme duhet të ofrojnë mbrojtje për punëtorët në kohë të mira dhe të këqija. Natyra e marrëdhënies së një punonjësi me punëdhënësin e tij ose saj po ndryshon. Njerëzit që hyjnë në tregun e punës po gjejnë gjithnjë e më shumë vetëm kontrata afatshkurta ose të përkohshme; shpesh, ata janë të detyruar të pranojnë punë informale dhe të emigrojnë për një punë. Këto trende po përkeqësojnë pabarazinë e të ardhurave.

Si rezultat, politikat e migracionit janë të nevojshme. Së bashku me një sistem të fortë për përfitimet e papunësisë, mbrojtjet sociale, si kujdesi shëndetësor dhe pensionet janë thelbësore për garancinë e plotë të punonjësit dhe për të siguruar një ekonomi të shëndetshme. Ende vetëm 20 për qind e popullatës së botës ka trajtimin e duhur të sigurisë  sociale; më shumë se gjysmës i mungon çdo lloj trajtimi.

Kjo është arsyeja përse puna e Organizatës Botërore të Punës, që u themelua në 1919, është ende e nevojshme edhe sot. Në një botë të automatizimit në rritje të vendeve të punës dhe të marrëdhënieve punëmarrës-punëdhënës në rënie, vlerat e koduara në standardet e punës së ILO-s janë më të nevojshme se kurrë.

Sfidat komplekse me të cilat përballen punëtorët në të gjithë botën do të kërkojnë zgjidhje komplekse. Në 2013, ILO prezantoi iniciativën e vet E Ardhmja e Punës, që synon të identifikojë e analizojë trendet në lindje dhe të ofrojë një forum për diskutim rreth asaj që duhet të bëhet për t’u përshtatur me kushtet në ndryshim të shpejtë të tregut të punës.

Bota jonë ka ndryshuar gjerësisht gjatë shekullit të shkuar – dhe jo vetëm prej teknologjisë. Deri në vitin 2050, popullata globale do ta kalojë nëntë milionëshin. Numri i njerëzve të moshës 60-vjeçare dhe më lart do të jetë trefishuar. Tre e katërta e të moshuarve do të jetojnë në atë që janë tani vende në zhvillim dhe shumica e tyre do të jenë femra. Këto ndryshime demografike do të revolucionarizojnë më tej tregun e punës, sistemet e sigurisë sociale, zhvillimit ekonomik dhe botën e punësimit.

Për të gjithë progresin që shoqëria njerëzore ka bërë që nga periudha e Luddites, një e vërtetë e thjeshtë ekziston: makineritë duhet të forcojnë, jo të dobësojnë, perspektivat tona për rritje gjithëpërfshirëse dhe mirëqenie të përbashkët. Ne duhet të sigurohemi që ekonomia moderne të jetë e qëndrueshme, e ndërtuar mbi parimet e dinjitetit njerëzor dhe mundësi për punë të ndershme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Labor in the Age of Robots

Etiketa: ekonomiEkonomiaenergji elektrikekrizeliraMASmbrojtjepensionetProject SyndicatePunaPunëPunësimiPunëtorPunëtorërobotëRritja ekonomikeSHShkencazhvillim
Tjetri
Arti i traumës së pas luftës

Arti i traumës së pas luftës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.