AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, vende “pjesërisht të lira”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Katër vende të Ballkanit u shpallën “pjesërisht të lira” në raportin e vitit 2015 nga organizata Shtëpia e Lirisë (Freedom House). Niveli i lirive ra në Maqedoni dhe Bosnjë, u përmirësua në Kosovë dhe mbeti i pandryshuar në Shqipëri.

freedom-house-mapRaporti i këtij viti i dha Shqipërisë notën 3, e pandryshuar nga viti i kaluar, ndërsa Shtëpia e Lirisë vlerësoi pozitivisht zhvillimin e zgjedhjeve krahasimisht më cilësore se sa në të shkuarën në Kosovë. Zgjedhjet e këqija në Maqedoni sollën rënien e vlerësimit për këtë vend.

“Vlerësimi për të drejtat politike në Maqedoni ra nga 3 në 4 si pasojë e problemeve serioze të hasura në zgjedhjet e prillit 2015,” thuhet ne raport.

Shtëpia e Lirisë i vlerëson vendet nga 1 në 7 ku 1 janë vendet e lira dhe 7 janë vendet ku liritë mungojnë tërësisht.

Në Bosnjë, vlerësimi për të drejtat politike u ul gjithashtu nga 3 në 4 pasi qeveria injoroi protestat domethënëse të qytetarëve të paorganizuar nga partitë politike që dolën në rugë kundër korrupsionit në fillim të vitit 2014. Sipas raportit, qeveria e këtij vendi “rezultoi gjerësisht joreaguese ndaj shqetësimeve të popullsisë”.

Shqipëria nuk shënoi përmirësime. Vendi ynë renditet pjesërisht i lirë.

Pjesa tjetër e Ballkanit konsiderohet si “e lirë” dhe mban vlerësimin 2. Raporti i Shtëpisë së Lirisë për Lirinë e Shtypit për këtë vit nuk është publikuar ende. Në raportin e fundit, i cili mbulon zhvillimet deri në fillim të vitit 2014, i gjithë rajoni i Ballkanit është klasifikuar si “pjesërisht i lirë”. Të njëjtin vlerësim mban edhe Italia.

Sa i përket treguesit të lirisë nëpër botë, raporti thotë se niveli i lirive politike dhe civile ra gjatë vitit 2014 për vitin e nëntë rradhazi.

“Pranimi i demokracisë si forma dominuese e qeverisjes në botë – si dhe të një sistemi ndërkombëtar të bazuar te idealet demokratike – është sot në një kërcënim më të madh nga sa ka qenë përgjatë të gjithë 25 viteve të fundit,” deklaroi Arch Puddington, zëvendëspresident për kërkimin te organizata Shtëpia e Lirisë.

“Deri vonë, shumica e regjimeve autoritare pretendonin se respektonin marrëveshjet ndërkombëtare dhe i kushtonin premtime boshe normave të zgjedhjeve konkurruese dhe të drejtave të njeriut,” shtoi Puddington. “Por sot ata po argumentojnë për një superioritet të formave të regjimeve që ngjajnë me regjimet njëpartiake dhe kërkojnë të heqin qafe kufizimet që krijohen nga parimet themelore diplomatike

Nga 195 vendet e vlerësuara për vitin 2014, 89 vende u klasifikuan si vende të lira, 55 të tjera si pjesërisht të lira dhe 51 vende si jo të lira. Në Europë raporti thekson Hungarinë dhe Turqinë si vende ku liria po humbet terren përballë tendencave autoritariste të udhëheqësve të tyre.

Në anën pozitive, Tunizia u bë vendi i parë arab i renditur si i lirë në më shumë se 40 vjet dhe si historia e vetme e suksesit të Pranverës Arabe deri tani. Libani ka qenë renditur si vend i lirë në raportet e Shtëpisë së Lirisë 40 vjet më parë deri sa ky vend ra në një luftë civile që zgjati për dy dekada.

Etiketa: Freedom HouseItaliaKosovaliraLiriaMaqedoniMaqedoniaPiSProtestatQeveriarajoniraportRaportiSHshqipShqipëriShqipëriaZgjedhjet
Tjetri
Rënia e novacioneve ushtarake amerikane

Rënia e novacioneve ushtarake amerikane

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.