AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Një fëmijë i humbur në frontin e luftës

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Intervista, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kur shpërtheu lufta, Haris dërgohet në Bosnje, i jepet një pushkë dhe dërgohet në frontin e luftës.

Filmi i regjisorit serb Vuk Rsumovic “No Man’s Child” bazohet në historinë e vërtetë të një djali që u gjet duke jetuar me ujqërit dhe më pas u dërgua të luftonte në luftën e Bosnjes.

“No Man’s Child” e pati premierën e tij ndërkombëtare në Festivalin e Filmit të Venecias në shtator të vitit 2014.
“No Man’s Child” e pati premierën e tij ndërkombëtare në Festivalin e Filmit të Venecias në shtator të vitit 2014.

Filmi i parë i Rsumovicit, i cili do të ketë premierën e tij serbe më vonë këtë muaj, i kthen shikuesit në pranverën e vitit 1988, në Jugosllavinë e para luftës, kur një djalë “i egër” gjendet duke jetuar me ujqërit thellë në pyje të Bosnjës.

Ai u quajt Haris, një emër boshnjak, dhe u dërgua në një shtëpi fëmijësh në Beograd, ku bëhet i pandashëm me një tjetër djalë jetim. Por kur në vitin 1992 në Bosnje dhe Hercegovinë shpërtheu lufta, autoritetet vendore e kthejnë atë në Bosnje, ku atij i jepet një pushkë dhe dërgohet në frontin e luftës.

“Keni në dorë fatin e një fëmije të gjetur, prejardhja e të cilit është e panjohur. Nuk e dini nëse ai është serb, kroat apo mysliman, por rastësisht i vihet një emër mysliman, i cili më vonë në një farë mënyre vendos fatin e tij,” shpjegon Rsumovic.

Regjisori në të vërtetë s’e ka takuar djalin, vendndodhja e të cilit tani është e panjohur. “Një mësues nga shtëpia e fëmijës më tha se ai në fakt ka vdekur,” thotë Rsumovic.

Por historia ndihmon për të treguar se si jetët e njerëzve formësoheshin nga forca përtej kontrollit të tyre, thotë regjisori.

Kur shpërtheu lufta, Haris dërgohet në Bosnje, i jepet një pushkë dhe dërgohet në frontin e luftës.
Kur shpërtheu lufta, Haris dërgohet në Bosnje, i jepet një pushkë dhe dërgohet në frontin e luftës.

“E gjithë periudha e zhvillimit të tij po ndodh gjatë çastit më kritik dhe më dramatik të historisë sonë, kur Jugosllavia e vjetër po copëtohet dhe po shpërthejnë luftërat. Mund të shikoni se si të gjitha këto ndikojnë direkt në fatin e tij,” shpjegon ai.

‘No Man’s Child’ nuk është një film lufte, thotë Rsumovic.

“Për mua, kjo histori shkon përtej ndarjeve tona kombëtare që shkaktuan luftën. Kur e shikoni këtë me sytë e heroit tonë, shikoni se ai nuk e kupton se… Ai nuk e kupton çfarë do të thotë të jesh mysliman, i krishterë, serb apo kroat,” shpjegon ai.

Harisi shikon vetëm njerëzit duke vrarë njëri-tjetrin përreth tij, vazhdon ai.

“Mua më duket shumë e rëndësishme kjo, duke qenë se thekson të gjithë absurditetin e ndarjeve tona dhe urrejtjes që na kanë cunguar dhe na ka bërë sakatë që përpiqen të bëjnë një jetë normale,” thotë ai.

Regjisori nuk dëshiron të tregojë fundin e fimit, duke qenë se mbetet ende për t’u parë në Serbi, por thotë se ai ngre pyetje të rëndësishme për natyrën njerëzore.

“Një nga pyetjet është, sa kafshë jemi në të vërtetë ne njerëzit?” thotë ai.

Haris, një djalë "i egër", gjendet duke jetuar me ujqërit thellë në pyjet e Bosnjes.
Haris, një djalë “i egër”, gjendet duke jetuar me ujqërit thellë në pyjet e Bosnjes.

“No Man’s Child” e pati premierën e tij ndërkombëtare në Festivalin e Filmit të Venecias në shtator të vitit 2014 dhe ka fituar çmime ndërkombëtare në Itali, Zvicër, Kroaci dhe Spanjë, por Rsumovic thotë se reagimet e publikut ishin të forta në Zagreb dhe Lubjanë.

“Publiku njohu veten dhe ndjeu se kjo është një histori për secilin prej nesh,” thotë ai, duke shtuar se do të donte shumë që filmi të transmetohej edhe në Bosnje.

“Kjo do të ishte shumë e rëndësishme,” thotë ai.

Përpara premierës së Beogradit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit FEST në fund të shkurtit, Rsumovic shpreson se ‘No Man’s Child’ gjithashtu do të prekë shikuesit serbë siç ka bërë edhe në vende të tjera.

“Njerëzit duan të shkëputen nga lufta dhe ndiejnë neveri nga gjërat që kanë lidhje me të. Ata janë të ngopur me këto tregime dhe zgjedhin filma që do t’i largonin ata nga ai realitet,” sugjeron ai.

“Por shpresoj ende që publiku ynë do të ketë reagime të forta emocionale,” thotë ai.

Etiketa: BeogradBosnjeItaliKroaciLuftaLufteParaPYJepyjetSerbiSHShpresONshtatorZagrebZvicër
Tjetri
Dhjetë gjërat që mund të mos i dini për Papën Françesk

Papa Françesk do vizitojë Sarajevën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.