AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Televizioni shqiptar mund të ‘mbyllet’ më 17 qershor

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit akuzon drejtorinë e RTSH se nuk po bën asgjë për të kaluar në transmetimet dixhitale ndërkohë që vendi gjendet katër muaj e gjysmë larg mbylljes së transmetimeve analoge.

Televizion | Foto nga : DanielGo/Flickr
Televizion | Foto nga : DanielGo/Flickr

Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) ka përcaktuar datën 17 qershor të vitit 2015 si datën finale të mbylljes së transmetimeve televizive analoge dhe kalimin në transmetimet dixhitale, por Drejtoria e Përgjithshme e Radios dhe Televizionit nuk është shqetësuar shumë nga ky fakt. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit i publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni akuzon drejtimin aktual të RTSH se nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe është shumë vonë për të shmangur fikjen e televizioneve me transmetime në sistemet analoge, përfshirë edhe vetë TVSH-në.

“Drejtoria Teknike e RTSH-së, prej disa kohësh po punon për aspektet teknike të kësaj risie teknologjike por nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme është vënë re mungesë vizioni, bashkërendimi dhe gjithpërfshirjeje. RTSH aktualisht gjendet e papërgatitur nga ana menaxheriale dhe organizative. Përmbushja e këtij detyrimi brenda afateve kohore, sipas strategjisë së kalimit në transmetimet numerike dhe kërkesave ligjore, është pothuajse e pamundur, gjë që do të prekë drejtpërdrejt (mungesë sinjali dhe cilësi shërbimi) publikun shqiptar si kontribuuesi kryesor financiar i RTSH-së”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Televizioni publik qe dizenjuar si institucioni që do të udhëheqë transferimin e vendit te teknologjia dixhitale për transmetimet e veta si dhe për transmetimet e televizioneve vendore. Edhe pse ky afat po afrohet, transmetuesi televiziv publik shqiptar, RTSH, nuk e ka filluar akoma procesin e instalimit të antenave transmetuese dixhitale, për shkak se tenderi për blerjen e tyre është subjekt i një çështjeje gjyqësore midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë gjermane Rohde & Schëartz.

Çështja është aktualisht e bllokuar dhe nuk ka ende vendim zyrtar se kush është fituesi i tenderit dhe kur mund të nisë puna. Por KLSH thotë se vonesat e tenderit janë vetëm një pjesë e problemit. Audituesit thonë se drejtuesit aktualë të RTSH-së nuk kanë punuar për t’u përgatitur për ndryshimet.

“Për sa kohë drejtuesit e RTSH paguhen, ja në në detyrë dhe i njohin vetes autoritetin për të ushtruar vendimmarrje në menaxhimin e financave, burimeve njerëzore, teknologjisë, administratës, ata kanë të gjithë autoritetin ligjor edhe për të ushtruar vendimmarrje në drejtim të përgatitjes së dokumenteve të nevojshëm strategjikë, duke mundësuar që çdo reformë të ideohet dhe eventualisht të kryhet pa akumuluar problematika më të rënda,” thonë audituesit e KLSH në raport.

Për audituesit, struktura menaxheriale e RTSH është një kaos i vërtetë. Sistemet e brendshme të komunikimit thjeshtë nuk ekzistojnë ndërsa Këshilli Drejtues nuk duket se është i interesuar të veprojë në drejtim të nxitjes së autoriteteve për nevojën e zhvillimit me shpejtësi të platformës dixhitale.

Raporti i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH të “prezantojë në Komisionin e Medias rreziqet e mëdha dhe efektet sociale që vijnë nga shtyrja e a fateve për kalimin e RTSH-së në transmetimet numerike” si dhe “t’i kërkojë Komisionit të Medias t’i kërkojë Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës një vendimmarrje përfundimtare mbi projektin, pasi çdo vendimmarrje do të rëndojë mbi qytetarët, performancën dhe të ardhmen e RTSH-së”.

Pavarësisht se fikja e transmetimeve analoge dhe kalimi te transmetimet dixhitale është një proces që ka nisur nëpër botë që prej një dekade, autoritetet shqiptare zhvilluan planet për kalim në vitin 2012, kur u vendos afati final për fikjen e analogut në Shqipëri për në qershor 2015. Në mars 2013, qeveria shqiptare thirri një tender për një kontratë 23 milionë euroshe për ndërtimin e infrastrukturës së transmetimeve dixhitale. Tenderi hyri në ngërç kur Genc Pollo, Ministër i Inovacionit në atë kohë, vendosi të anulojë garën pasi ajo qe kryer. Njëra prej kompanive u ankua në gjykatë dhe gjykata e Tiranës në dhjetor 2013 e shpalli kompaninë fituese. Në nëntor 2014, ministrja e Inovacionit Milena Harito deklaroi për emisionin Tonight në Ora News se qeveria është tërhequr nga procesi i apelimit të vendimit për të mos humbur më kohë duke e shpallur efektivisht kompaninë Rohde & Schwarz fituese të tenderit. Por Harito deklaroi se qeveria qe ulur në bisedime me kompaninë pasi nuk disponon të gjithë shumën e parave për të paguar tenderin. Ndërsa ecejaket e tenderit vijojnë, koha kalon dhe dita kur shërbimi i transmetimeve analoge do të fiket, afrohet gjithnjë e më shumë.

Etiketa: AMPbisedimeFinalGjykataGjykata e TiranësGjyqKëshilli DrejtuesKLSHKontrolliMASOra NewsPunaQeveriaQeveria shqiptareraportRaportiRTSHSHshqipShqipërishqiptaretenderTiranëTVSHVendim
Tjetri
Përmbytjet, Mato: Po vuajmë pasojat e politikës injorante me mjedisin   

Përmbytjet, Mato: Po vuajmë pasojat e politikës injorante me mjedisin   

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.