AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Fëmijët në ekranet shqiptare të keqpërdorur nga politika

Emiljano KaziajngaEmiljano Kaziaj
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj duke pozuar me një djalë në Shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë

Në median shqiptare transmetohen një numër vogël i kronikash për fëmijët, ku portretizimi i tyre si objekte zbukuruese për politikanët është shpesh një ‘qokë’ mediatike.

Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj duke pozuar me një djalë në Shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë
Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj duke pozuar me një djalë në Shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë. Foto ilustruese e përzgjedhur nga redaksia.

“Pak, keq dhe të përdorur nga politika.” Kështu i përgjigjet një gazetare shqiptare me 15-vjet eksperience në mbulimin e rubrikës sociale pyetjes se si po pasqyrohen fëmijët në lajmet shqiptare.

Eksperienca e saj përputhet plotësisht edhe me gjetjet e një studimi monitorimi – i pari i këtij lloji në Shqipëri – që është kryer nga autori i këtij shkrimi, si pjesë e tezës së doktoraturës ‘Për pasqyrimin e fëmijëve në lajmet e televizioneve shqiptare’.

Në një periudhë tremujore, tetor-dhjetor 2014, janë monitoruar edicionet kryesore informative të tre televizioneve kombëtare (TVSH, TV Klan dhe Top Channel) dhe janë identifikuar lajmet që lidhen me fëmijët ose çështjet e tyre.

Të gjitha këto më pas janë analizuar për t’ju përgjigjur pyetjeve: Sa pasqyrohen fëmijët në lajmet shqiptare? Si pasqyrohen fëmijët në lajmet shqiptare? Çfarë rolesh iu jepen fëmijëve në lajme? Për të investiguar më tej logjikën e përfshirjes së fëmijëve në lajme, u kryen 8 intervista me kryeredaktorë e gazetarë të sociales, të televizioneve në Shqipëri.

Nga 276 edicione kryesore të monitoruara ose 4416 lajme në total në të tre televizionet , u identifikuan 154 lajme të cilat lidhen me fëmijët dhe çështje të tyre. Ky numër është 3.4 % i totalit të lajmeve.

Sipas INSTAT, fëmijët e moshës 0-14 vjeç, që ishin edhe subjekt i monitorimit, përbëjnë 19.9 % të popullsisë totale në Shqipëri. Edhe pse janë një nga segmentet më të mëdha të shoqërisë, përsëri çështjet e tyre mbeten të mbuluara shumë pak.

Temat kryesore të trajtuara në lajmet për fëmijët i përkasin, politikë dhe qeverisje me 14.3 %, art, media dhe kulturë me13.6 % dhe festime- 11.7 %. Të tjera tema me rëndësi janë shëndetësi dhe siguria me 9.7 % dhe viktima/aksidente me 8.4%.

Përqindja e madhe e lajmeve të lidhura me politikën shpjegohet me prezencën e shumtë të aktorëve politikë në lajme e cila është pasojë e marrëdhënies së ndërlikuar të politikës me median në Shqipëri. Gazetarët dhe kryeredaktorët e intervistuar përdorin togfjalëshin ‘lajme qokë’ për të përshkruar këto lloj lajmesh. Ndërkohë rubrika festime ka një përqindje të lartë pasi monitorimi konsistoi me një sërë festash gjatë muajit dhjetor ku shumica e politikanëve rendën të shfaqeshin pranë fëmijëve të institucioneve, shkollave e kopshteve në evente që rrallë mund të përbënin vërtet lajm.

Ndërkohë çështje të cilat lidhen drejtpërdrejtë me të drejtat dhe mirëqënien e fëmijëve marrin shumë pak mbulim në lajme. Puna e fëmijëve merr 0.6% , Trafikimi i fëmijëve 2.6%, Gjakmarrja 0.6%, Abuzimi me fëmijët 4.6 %.Gazetarët konfirmojnë se këto çështje- me në krye edukimin e fëmijëve- nuk marrin mjaftueshëm mbulim në lajme.

Sipas tyre, ekziston një kompromis që media vendos të bëjë, për shkak të burimeve të kufizuara njerëzore dhe ekonomike dhe natyrës së lajmit si konsum i shpejtë,i përditshëm. Nga njëra anë janë lajmet që vijnë nga zyrat e shtypit të institucioneve e politikanëve të të dyja krahëve, si një paketë e gatshme dhe nga ana tjetër janë çështjet e shumta sociale me të cilat fëmijët përballen çdo ditë dhe që kërkojnë kohë, investigim e burime ekonomike për t’i pasqyruar siç duhet. Media zgjedh paketën e parë të lajmeve.

Kategoritë e fëmijëve të cilët konsiderohen vulnerabël, në nevojë, gjejnë shumë pak pasqyrim në lajme. Fëmijët e minoriteteve gjuhësore gjejnë 1.3% mbulim në lajme, Fëmijët me aftësi të kufizuar, 3.9%, fëmijët në situatë rruge, 1.9% dhe fëmijët e izoluar nga gjakmarrja, 1.3 %.

Për më tepër, vetëm 7 kronika nga 154 në total trajtojnë çështje të fëmijëve që jetojnë në zonat rurale. 60.1% e kronikave iu referohen ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet.

Si pasqyrohen fëmijët në lajme?

Në 108 kronika lajmesh për fëmijët, në qendër të lajmit vendoset një i rritur (politikanë, familjarë, ekspertë). Vetëm në 45 lajme, fëmijët janë qendra e lajmit, trajtohen si subjekte dhe jepet këndvështrimi i tyre mbi çështjen e trajtuar. Kjo lidhet me mentalitetin e krijuar në shqipëri mbi vlerat e lajmit. Sipas gazetarëve shpesh lajmet që lidhen me fëmijët e të rinjtë nuk janë mjaftueshëm interesante për audiencën. Ndërtimi i kronikave të lajmeve me në qendër një figurë politike duket se po bëhet norma e të bërit lajm në shqipëri.

Përsa i përket citimeve,të rriturit citohen në 80.5 % të lajmeve per fëmijët. Vetëm 9.7 % të lajmeve kanë citime nga fëmijë. 5 burimet më të cituara në lajme janë, Përfaqësues të qeverisë: 14.9 % , ekspertë/specialistë, 11%, politikanë 10.4 %, burime Institucionale, 7.8% dhe vox pop, 9 %. Kryeministri është cituar në 3.9% të lajmeve që lidhen me fëmijët.

Gazetarët shpjegojnë disa arsye për moscitimin e fëmijëve në lajme. Së pari, ata thonë se ka çështje etike të cilat duhen ruajtur kur citohen fëmijët, dhe zbatimi i tyre kërkon ndjekjen e një sërë hapave për të cilat duhet kohë, që gazetarët tanë nuk kanë luksin ta kenë me tepri. Së dyti, gazetarët tregojnë se është e vështirë të gjesh fëmijë të cilët mund të duan të dalin në kamera, të jenë të artikulueshëm për standardet e lajmeve dhe të jenë të informuar për çështjen për të cilën po flitet. Për këtë ata thonë se shpesh është faji i mësuesve apo prindërve që nuk marrin kohë t’i informojnë fëmijët për çka ndodh rreth tyre.

Fëmijët portretizohen si objekte për ngacmim emocional në 24.7 % të rasteve, si viktima në 24 % dhe performues në 14.3%.

Në shumicën e kronikave të lajmeve fëmijët janë vetëm pjesë e dekorit të lajmit. Ata përdoren më së shumti nga politikanët për t’i shërbyer rritjes së simpatisë së publikut për ta. Ky fenomen është i përsëritur më së shumti në shqipëri në raste të fushatave elektorale, e festave të fundvitit, ku politikanët shikohen të përqafojnë e marrin lule nga fëmijë të çdo moshe e çdo kategorie sociale ,sa më vulnerabël fëmija, aq më mirë për politikanin. Një nga gazetaret e intervistuara shprehet:

Përdorimi i fëmijëve në role stereotipike krijon koncepte të caktuara se si të rriturit i shohin fëmijët. Kjo më pas ndikon edhe mënyrën se si ata trajtohen në shoqëri e familje. Një nga diskurset më të shpeshta për fëmijët, është ai i ‘fëmijëve si e ardhmja’ që e dëgjojmë shpesh në lajme. Në fakt një këndvështrim i tillë, nga njëra anë i trajton fëmijët si qënie të pambaruara, që duhet të presin sa të rriten për të marrë një rol të denjë në shoqëri e nga ana tjetër zhvendos vëmendjen e kujdesin që duhet të marrin çështje të rëndësishme me të cilat fëmijët po përballen sot, siç janë ato të edukimit, mbrojtjes e mirëqenies së tyre.

Fëmijët portretizohen si objekte e jo si subjekte pasi gjatë gjithë historisë kanë qenë të rriturit ata që kanë pasur në dorë pushtetin për të fabrikuar një imazh publik për ta. Të rriturit zgjedhin ku duhet e si duhet të edukohen fëmijët, ku e si duhet të dalin nëpër kronika e emisione televizive. Si çdo grup i papushtetshëm në shoqëri ata vuajnë nga mungesa e dinjitetit për të prezantuar veten e tyre ashtu siç ata do duan të shihen, ashtu siç bëjnë kudo e rëndom në vendin tonë politikanët e çdo krahu

Etiketa: aksidenteErion VeliajFamiljegazetargazetaregazetaretINSTATInvestigimKlanKrijonlajmeMediaMonitorimiPunaSHshqipShqipërishqiptareSiguriaTelevizionetTop ChannelTV KlanTVSHviktima
Tjetri
E ardhmja e forcës

E ardhmja e forcës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.