AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova kërkoi heqjen e përgjimeve nga YouTube

Besar LikmetangaBesar Likmeta
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pjesmarrësit në një konferencë dëgjojnë një prezantim për Google Wallet |Foto nga: AP Photo/Mark Lennihan

Raporti i transparencës së Google zbulon se në dhjetor 2012 qeveria e Kosovës kërkoi heqjen e përgjimeve të sikletshme nga YouTube.

Kosovo Politics Government
Ministri i jashtëm dhe lideri i PDK, Hashim Thaçi. Foto: AP

Një raport transparence nga Google, që përmban të dhëna mbi kërkesat e qeverisë për informacionin e përdoruesit dhe kërkesa për heqjen e materialit nga interneti, thotë se gjiganti amerikan i internetit mori katër kërkesa nga qeveria e Kosovës për heqjen e përmbajtjeve.

“Ne morëm një kërkesë nga një agjenci lokale e zbatimit të ligjit për heqjen e pesë videove YouTube-i që pretendohej se shkelnin privatësinë e politikanëve,  prej zbulimit të bisedave të regjistruara,” thotë raporti i Google, duke shtuar se nuk e hoqi materialin.

Kërkesa, e bërë nga korriku në dhjetor 2012, i referohet përgjimeve të postuara në YouTube, që zbulonin betejën për pushtet të ndezur brenda Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, e drejtuar prej Hashim Thaçit.

Në regjistrime, të cilat PDK-ja ka thënë gjithnjë se janë false, Thaçi shfaqet një lider shumë i dyshimtë, në përpjekje për të rivendosur kontrollin mbi rangjet e copëtuara të partisë, ndërsa liderë të ndryshëm të PDK-së përdorin gjuhë vulgare për të përshkruar njëri-tjetrin.

PDK-ja në atë kohë i denoncoi regjistrimet si false dhe i bëri thirrje misionit të sundimit të ligjit të Bashkimit Europian, EULEX, të investigojë në atë që e quajti ‘përgjim i stisur’. EULEX e dënoi siç duhej nxjerrjen e regjistrimeve, por nuk kundërshtoi autenticitetin e tyre.

“EULEX shpreh keqardhjen që përgjimet telefonike përfunduan në publik,” deklaroi ai.

Kërkesa e dytë nga Kosova për Google për heqjen e materialit erdhi në periudhën mes korrikut dhe dhjetorit 2013, kur zbatimi i ligjit kërkoi heqjen e dy videove të YouTube që tregonin grindje mes të miturve”.

Google thotë se i kishte hequr videot përpara se të mbërrinte kërkesa sepse ato shkelnin udhëzimet e komunitetit.

Gjiganti i kërkimit nuk ofroi detaje për dy kërkesat e tjera që mori nga Kosova por specifikon se në total i ishte kërkuar të hiqte 12 artikuj.

Kosova nuk është i vetmi vend në rajon që i ka kërkuar Google të heqë materiale nga interneti.

Bosnje-Hercegovina paraqiti një kërkesë për heqjen e një posti logu që e quajti shpifës. Maqedonia bëri dy kërkesa në 2012 për heqjen e videove në YouTube, njëra që citonte shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe tjetra për çështje privatësie.

Kroacia bëri dy kërkesa, njëra në 2010 dhe tjetra në 2012, bazuar në shpifjen dhe të drejtën e autorit. Bullgaria gjithashtu ka bërë dy kërkesa dhe Serbia vetëm një.

Lideri rajonal në kuptimin e kërkesave për heqjen e materialeve nga Google është Rumania, që ka bërë tetë kërkesa, më shumë se çdo vend tjetër i rajonit.

Përveç kërkesave për heqjen e materialit, agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Europën Juglindore gjithashtu kërkuan të dhënat e llogarisë së përdoruesit nga Google, me shumicën e kërkesave që vinin përsëri nga Rumania.

Në 2013 dhe 2014 Rumania paraqiti 36 kërkesa për informacion nga Google duke kërkuar të dhëna për 89 llogari përdoruesish. Të tjera vende që paraqitën kërkesa janë Shqipëria, Kroacia, Kosova dhe Bullgaria.

Nëse kërkesat për heqjen e materialit paraqiten direkte te Google, kërkesat për të dhënat e përdoruesve duhet të bëhen përmes ambasadave amerikane dhe departamentit amerikan të drejtësisë përmes kërkesave të përbashkëta për asistencë ligjore.

Etiketa: Bashkimit EuropianBosnjeBullgariaEULEXGoogleHashim ThaçiKosovaKosovëKroaciaLokaleMaqedoniaPartisë DemokratikePDKQeveriarajonraportRaportiRumaniaSerbiashqipShqipëria
Tjetri
Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit 2015, Ballkani ‘portokalli’

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit 2015, Ballkani ‘portokalli’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.