AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të luash pulash me demokracinë

Harold JamesngaHarold James
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Krahasimet historike mes Greqisë së sotme dhe Gjermanisë së periudhës së Vajmarit duken bindëse, por kjo nuk është tamam e vërtetë. E vërteta është që Syriza, njësoj si Hitleri, po mendon të zgjidhë problemin e vet të burimeve të pamjaftueshme duke kërkuar burimet ekonomike të fqinjëve.

Në ngërçin gjithnjë e më shkatërrues për nervat midis Greqisë dhe Bashkimit Europian, autoritetet greke duket se pretendojnë një mandat demokratik që shkon përtej kufijve të vendit të tyre. Qeveria e re, e drejtuar nga partia e ekstremit të majtë Syriza, e portretizon veten jo vetëm si një negociatore që po përpiqet të arrijë një marrëveshje të mirë për Greqinë, por edhe si kampione e zgjidhjes së një problemi  që supozohet se i përket të tërë Europës dhe që konsiston te borxhet e tepërta të qeverive. Ky qëndrim nuk arrin të pranojë se edhe palët negociuese përballë Greqisë kanë gjithashtu përgjegjësi demokratike të vetat për të respektuar.

Politikat demokratike moderne mund të mendohen si përfshirje e dy lloje detyrash: formulimi i ligjeve të bazuara mbi parimet themelore dhe rishpërndarja e burimeve përmes taksimit qeveritar dhe shpenzimeve. Brenda një vendi të vetëm, këto detyra janë relativisht jo të ndërlikuara. Por një marrëveshje ndërkombëtare e vendit mund të imponojë kufizime të fuqishme mbi qeverinë e tij.

Kufizime të tilla janë veçanërisht të forta kur qeveria duhet të operojë brenda një entiteti politik më të gjerë, siç mund të thuhet për Greqinë prej cilësisë si anëtare në BE.  Por çdo proces i integrimit, europian ose global, kërkon pak rregullim të përparësive dhe ligjeve të brendshme. Aftësia e një qeverie për të rishpërndarë pasurinë gjithashtu do të kufizohet nëse rritja e taksave bën që kapitali apo fituesit e të ardhurave të larta të largohen nga vendi.

Në arsyetimin e vet për reduktimin e barrës së borxhit grek, Syriza bazohet shumë në historinë e Gjermanisë, kreditori kryesor i saj dhe, në sytë e shumë grekëve, antagonisti themelor i vendit të tyre. Sipas përshkrimit të ngjarjeve nga Syriza, eksperimenti gjerman mbi demokracinë midis dy luftërave dështoi sepse kreditorët ndërkombëtarë imponuan shtrëngim. Gjermania dhe BE-ja, vazhdon arsyetimi, duhet ta aplikojë atë mësim te Greqia.

Kjo sigurisht tingëllon bindëse, dhe aspekti tjetër i analogjisë së Syriza-s duket, në pamje të parë,  t’i vërë vulën çështjes: Greqia ishte një nga vendet që vuajti më shumë pasi Republika Gjermane e Vajmarit ra në 1933. Gjatë pushtimit nazist, qeveria u detyrua t’i sigurojë Gjermanisë një kredi që duhej të ripaguhej. Për këtë, Gjermania mban një përgjegjësi historike për partnerët e vet të Europës jugore.

Por historia nuk mund të përkufizohet kaq thjesht, dhe interpretimi i Syriza-s vuan nga disa boshllëqe fatale. Për shembull, ndonëse shpërblimet e kërkuara nga fituesit e Luftës së Parë Botërore ishin sigurisht të rënda, në 1932 u bë e qartë se ato nuk do të paguheshin kurrë. Por ende ndërprerja e pagesave nuk i stabilizoi politikat Gjermane. Përkundrazi, hapi rrugën për axhendat radikale në rritje.

Nëse populistët e vendit (Nazistët) do të vinin në fuqi përpara 1932, ata do të ishin përballur me një zgjedhje të pamundur. Nëse vazhdonin pagesat e shpërblimit ose përpiqeshin të rinegocionin me ‘kreditorët’ e Gjermanisë, ata do të kishin diskriminuar veten në sytë e mbështetësve. Por alternativa – implementimi i programit të tyre dhe një mospagim i borxhit të Gjermanisë  – do të kishte nxitur një krizë financiare më të thellë (dhe mundësisht një pushtim ushtarak).

Vetëm pasi pagesat u pezulluan përgjigjja gjermane ndaj Depresionit të Madh u bë aq shkatërrimtare. Kur Adolf Hitleri erdhi në pushtet, ai prezantoi një zgjidhje krejtësisht të re për problemin e rishpërndarjes. Nëse burimet e Gjermanisë ishin të kufizuara, ai do të shpërndante burimet e vendeve të tjera – burimet e vendeve si Greqia.

Ky këndvështrim e kthen kokëposhtë argumentin e Syriza-s. Ashtu si zgjidhja e Hitlerit, anulimi i propozuar i borxhit grek është një përpjekje për të rishpërndarë të ardhurat e vendeve të tjera. Nëse do të kishte sukses, do të sforconte çdo vend tjetër të eurozonës, përfshirë ato si Italia dhe Spanja, që iu desh të shtrëngonin vetë rripin e tyre.

Ministri karizmatik grek i financave, Yanis Varoufakis, citoi së fundmi një leksion nga historia e lashtë e vendit të tij: “Ndonjëherë demokracitë e mëdha dhe të fuqishme gërryenin veten duke shtypur demokracitë më të vogla”. Ai duhet konsiderojë rrjedhojën: vendet e vogla që kërkojnë për të ardhura të lehta duke shpërthyer sistemin ndërkombëtar gjithashtu mund të përfundojnë duke gërryer veten.

Kur demokracia përdoret për të justifikuar kalimin e barrës së dikujt te fqinjët e vet, integrimi bëhet i pamundur – dhe si demokracia ashtu edhe rendi ndërkombëtar mund të vihen në rrezik. Ashtu si kontaminimi financiar mund të përhapë pasiguri tregu te ekonomitë fqinje, ashtu, mund të përhapet edhe kontaminimi politik i përshtatjes së mentalitetit të një shume zero.

Nëse Europa do të gjejë një zgjidhje për problemet e veta ekonomike, do t’i duhet të kalojë sfidat politike së pari dhe të krijojë një formë të diskutimit që përfshin të gjitha qeveritë e zgjedhura të eurozonës (përafrimi aktual më i mirë është Eurogrupi i ministrave të financës së eurozonës). Për sa kohë negociatat mbeten te qeveritë kombëtare që luajnë lojën e pulave, i vetmi rezultat do të jetë kaosi – jo vetëm në tregje.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Playing Chicken with Democracy

Etiketa: Bashkimit EuropianBEdemokraciaEuropaGjermaniaGreqiaIntegrimiItaliaKapitalikredikufizimemarrëveshjenazistPartiapasiguripopulistProject SyndicatepushtimQeveriarrezikSpanjaSYRIZATreguYanis Varoufakiszgjedhje
Tjetri
Nxjerrja e naftës në Shqipëri goditet nga çmimi i ulët dhe përmbytjet

Nxjerrja e naftës në Shqipëri goditet nga çmimi i ulët dhe përmbytjet

Komente 1

  1. Erion Hoxha says:
    11 years më parë

    Kjo me thane te drejten me duket se eshte me luajt bythash dhe jo pulash e sidomos kjo per sa i perket lojes se ndyre te mentalitetit grek “loja me shume zero” te revokimit te “kalendave greke” pra “shenoni shenoni se le lesh do merrni”. Kjo duke i bere rrush e kumbulla parate me te cilat ata blene te ardhmen e tyre. Keto karafilat e SYRIZA-s Alexis Cipras & Yanis Varoufakis me ngjajne me teper si aktore Bollyvood-i (Hindi Film cinema) dhe dita dites si karagjoze tipik qe jane po e verteteojne kete gjithnje e me shume. Kjo duke perdorur edhe argumenta idiote si: “Ndonjëherë demokracitë e mëdha dhe të fuqishme gërryenin veten duke shtypur demokracitë më të vogla”, kjo aq me teper kur ke te besh me aktore dhe partnere me peshe globale. Kjo eshte thjeshte nje qasje e pashprese, fataliste, bizantine dhe tinzare qe demokracia te përdoret për të justifikuar kalimin e barrës së dikujt te fqinjët e vet ….

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.