AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit maqedonas të shëndetësisë

Goran RizaovngaGoran Rizaov
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë dhe të përgjegjësve për vdekjen e vajzës 9-vjeçare.

Protestuesit bënë përsëri thirrje që ministri maqedonas i shëndetësisë të japë dorëheqjen për rastin e vdekjes së vajzës 9-vjeçare që priste miratim të fondeve për operacion jashtë shtetit

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë dhe të përgjegjësve për vdekjen e vajzës 9-vjeçare.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë dhe të përgjegjësve për vdekjen e vajzës 9-vjeçare. Foto: Goran Rizaov.

Rreth një mijë njerëz mbajtën një protestë në mesditën e së martës në Shkup duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Nikola Todorov, për vdekjen e 9-vjeçares Tamara Dimovska.

Me sloganin “karton të kuq për ministrin Todorov”, protestuesit kërkuan dorëheqjen sepse vajza vdiq teksa priste që Fondi Shëndetësor të vendoste nëse do të paguante apo jo për mjekimin e saj në Turqi me një kosto 30,000 euro.

Marshimi u organizua në rrjetet sociale dhe u mbështet nga grupet e shoqërisë civile, përfshirë Komitetin e Helsinkit pët të drejtat e njeriut në Maqedoni.

Maja Parnadzieva-Zmejkova, një nga drejtoret e Fondit Shëndetësor, dorëheqjen të së cilës e kërkonin edhe protestuesit, dha dorëheqjen përpara protestës të martën.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e një tjetër drejtori në Fondin e Shëndetit, Xhemali Mehazi, dhe të anëtarëve të komitetit të doktorëve që mohuan miratimin e pagesës.

Komiteti i Helsinkit ka ngritur akuza kundër Todorov për abuzim me pushtetin dhe autoritetin për çështjen të premten. Në të thuhet se 20 ditë para vdekjes, Todorov tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi Shëndetësor do të mbulonte kostot e mjekimit.

“Me këtë deklaratë ai mashtroi publikun dhe familjen e vajzës me informacion se shteti do të paguante për trajtim. Ai nuk ka asnjë autoritet ligjor për ta bërë këtë,” tha presidentja e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska për BIRN të premten.

Të enjten e shkuar, platforma e qytetarëve, Ajde, organizoi një protestë përpara ministrisë së shëndetësisë, duke mbajtur maska të bardha dhe rroba të zeza për të kërkuar në mënyrë simbolike përgjegjësi për vdekjen e Tamarës.

Vajza vdiq më 9 shkurt. Ajo vuante nga një deformim i shpinës dhe vdiq duke pritur miratimin për mbulimin e kostos së mjekimit. Dy vite më parë ajo bëri operacionin e parë dhe familja e saj po numëronte ditët derisa t’i lejohej një operacion i dytë jashtë shtetit.

Ministri i Shëndetësisë më herët u shpreh se ai nuk ishte personi që zvarriti procesin e miratimit.

“Kur dëgjova rreth kësaj çështje, u trondita dhe i kërkova Drejtorisë së Fondeve të zotohej dhe ne i gjetëm fondet e duhura,” tha Todorov një ditë pas vdekjes së Tamarës.

Ai shtoi se operacioni ishte planifikuar për 8 ose 9 shkurt por fatkeqësisht ajo nuk jetoi.

Etiketa: abuzimAkuzaBIRNEuroKomiteti i HelsinkitkostoMaqedoniMaskaoperacionoperacioniParaRrjetet socialeSHShkupTurqi
Tjetri
Abbas: Palestina nuk do ta njohë Kosovën

Abbas: Palestina nuk do ta njohë Kosovën

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.