Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha në një intervistë për BIRN-in se Palestina nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, sepse përtej problemeve ajo ka një marrëdhënie historike me Serbinë
“Ne kemi marrëdhënie të mira [me Kosovën], por ne nuk do të ndërhyjmë në konfliktet midis vendeve. Ne distancojmë veten dhe qëndrojnë larg nga të gjitha konfliktet, sepse ne nuk duam që të jemi këtu apo atje,” tha ai.
Presidenti palestinez tha se ishte i lumtur që i ofroi Kosovës “mbështetjen morale” të tij, por asgjë më shumë.
“Ata janë miq tanë, ata janë njerëzit tanë. Por, sepse ne kemi problemet tona, ne shpresojmë se ata do të gjejnë një zgjidhje për veten e tyre, pa ndërhyrjen tonë,” tha Abbas në këtë intervistë.
Abbas, tha gjithashtu se ai nuk do të lejojë që vendimi i Serbisë për t’i dhënë shtetësinë rivalit të tij, Mohammed Dahlan t’i shkatërrojë marrëdhëniet historike me një aleat të rëndësishëm.
79 vjeçari refuzoi të përgjigjet në pyetjet e detajuara rreth Dahlanit, ish shefi i sigurisë së tij tani i kthyer në rival, duke preferuar të përqendrohet në procesin e bllokuar paqësor dhe marrëdhëniet me Izraelin dhe ShBA-të.
Por përderisa Presidenti la mënjanë çështjet lidhur me kundërshtarin e tij, BIRN ka mësuar se është duke u bërë një numër hetimesh kundër Dahlanit, përfshirë edhe një të tillë nga këshilli kundër korrupsioni i Palestinës rreth investimeve të tij në Serbi dhe Mal të Zi.
Abbas e quajti Jugosllavinë si “vëllezër” gjatë intervistës për BIRN të zhvilluar në Muqata, selia e re presidenciale e cila zëvendësoi pallatin e shkatërruar të Jaser Arafatit.
Por kur u pyet për favorin që Serbia ia bëri Dahlanit, megjithatë, ai tha: “Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera [me Serbinë]. Tani, në qoftë se ata kanë disa kontakte me këtë njeri, ajo nuk është çështje e jona. Kjo është çështje e tyre, problem i tyre”.
“Unë nuk do të shkoj tek Presidenti serb dhe t’i them pse ata e kanë këtë marrëdhënie me këtë njeri”, shtoi ai në këtë intervistë ekskluzive.
“Është problem i tyre, dhe ata duhet të trajtojë atë pa ndërhyrjen tonë.”
Megjithatë, këshilltari politik i presidentit Abbas, Nimar Hamad, pranoi se Autoriteti Palestinez i kishte bërë Serbisë të ditur se janë “befasuar” me vendimin e saj për dhënie të shtetësisë për Dahlan, pesë anëtarëve të familjes si dhe gjashtë mbështetësve të tij politikë në dy vitet e fundit.
Ish-shefi i sigurisë në Gaza u bë një këshilltar i Princit të Kurorës së Abu Dhabi, Mohammad bin Zayed, pasi iku nga Palestina në vitin 2011. Ai kishte qenë i dënuar me dy vjet burg për shpifje dhe aktualisht është duke u gjykuar për korrupsion. Dahlan ka mohuar këto akuza.
Hamad tha se vendimi për dhënien e shtetësisë për 12 palestinezë në këmbim të përfshirjes së Dahlan-së në sigurimin e investimeve për Beogradin nga Abu Dhabi duhet “të hapë një debat” në Serbi.
“Ka një problem me sistemin e [shtetësisë] në Serbi,” tha ai. “Unë jam i sigurt se qeveria [serbe] ishte e vetëdijshme se disa nga këta njerëz kanë probleme serioze me Autoritetin Palestinez,” shtoi ai.
“Për autoritetet serbe, ata tashmë e dinë habinë tonë në lidhje me këtë [vendim],” vazhdoi ai.
Presidenti Abbas foli për BIRN-in në Muqata, selinë e re presidenciale që zëvendësoi kompleksin e shkatërruar të Arafatit.
Ai nuk pranoi të përgjigjet pyetjeve të detajuara në lidhje Dahlan, ish shefin e tij të sigurisë, tani rivalin e tij, duke preferuar të përqendrohet në procesin e ngecur të paqes dhe në marrëdhëniet me Izraelin dhe SHBA.
Qeveria e Serbisë ka refuzuar të diskutojë dhënien e shtetësisë, me përjashtim të një përgjigje të shkurtër nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç në një konferencë shtypi. Ai tha se Dahlan nuk i është dhënë shtetësia mbi baza politike, por për shkak të marrëdhënieve ekonomike me Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Kur Dahlan ishte në Serbi, kemi folur vetëm për marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe,” tha Daçiç. “Çështjet e brendshme palestineze nuk ishin në rendin e ditës.”
Hetohen investimet e Dahlanit në Ballkan
Dahlan, i cili nuk e fshehur dëshirën e tij për të zëvendësuar Abbas, u dënua me burg për shpifje ndaj kryetarit dhe Autoritetit Palestinez. Aktgjykimi është shqiptuar në mungesë mars të vitit 2014.
Ai aktualisht po ndiqet penalisht për përvetësim të 18 milionë dollarëve para publike në vitin 2007 në një rast që pritet të përfundojë deri në fund të muajit, tha Rafiq Al Natsheh, kreu i Komisionit Anti-Korrupsion të Palestinës.
Ai këmbënguli se politika nuk ka luajtur rol në shënjestrimin e Dahlan dhe se “hetimet për ministra të tjerë”, janë gjithashtu duke vazhduar.
Zëvendësi i Al Natsheh-së, Akram Al-Khateb, tha se komisioni ishte duke hetuar në një numër të rasteve të tjera kundër Dahlan, me vlerë dhjetëra milionë dollarë amerikanë, përfshirë edhe investimet e tij në Ballkan.
“Detyra jonë është që të shikojmë transferet e parave të Dahlan-it në Egjipt, Jordani, Emirate, Serbi, Mal të Zi dhe gjithkund tjetër”, tha Al Khateb.
Që nga viti 2006, Dahlan dhe familja e tij kanë krijuar një numër të bizneseve të pasurive në patundshme në Serbi dhe Mal të Zi, duke akumuluar një kapital prej të paktën 2.5 milionë euro, sipas llogarive të kompanisë.
Përmes rolit të tij këshillues për familjen mbretërore Abu Dhabi në Ballkan, ai ka ndërtuar marrëdhënie të forta me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviq.
Ndërsa Dahlan ka me qira një vilë luksoze në pronësi të shtetit në Beograd dhe është fotografuar rregullisht me politikanë të lartë në rajon, zyrtarët palestinezë thanë për BIRN-in se Dahlan duhet të përgjigjet për vrasjet e 13 kundërshtarëve në Gaza.
“Dahlan ishte përgjegjës për sigurinë në Gaza, dhe ne jemi duke hetuar akuzat se ai ka urdhëruar një” njësi vdekjeje” përgjegjëse për 13 vrasje në Gaza. Ne pothuajse kemi mbaruar hetimet në gjashtë prej këtyre rasteve,” tha Prokurori i Përgjithshëm.
Dahlan, i njohur për taktikat e tij të hekurta në Gaza bëri që kjo zonë të njihej me nofkën “Dahlanistan”. Ai pranoi në një intervistë për Vanity Fair në vitin 2008 se “gabime” kishin ndodhur në drejtimin e Shërbimit Parandalues të Sigurimit në rripin e Gazas, por tha se askush nuk ishte torturuar ose vrarë nën urdhrat e tij.
Mbështetësit e tij besojnë se hetimet gjyqësore kundër tij kanë për qëllim parandalimin e kthimit të tij në Palestinë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të shtyra disa herë. Avokati francez i Dahlanit, Sévag Torrosian, nuk u përgjigj në kërkesën e BIRN për një koment.
Askush nga të intervistuarit në Ramallah nuk ishte i gatshëm për të mbështetur publikisht ambiciet politike të Dahlan edhe pse disa sugjeruan se ndërsa akuzat kundër Dahlan është e nevojshme të dëgjohen në gjykatë, vendimi për ta ndjekur penalisht atë ishte në thelb i motivuar politikisht.
Në Gaza dhe kampet palestineze të refugjatëve ndihmat e tij bujare ndaj banorëve të varfër, thuhet se u financuan nga Abu Dabi, dhe i kanë sjellë atij një reputacion. Ndërkombëtarisht, Dahlan gjithashtu ka përkrahje në Izrael, në Gji dhe në Perëndim.
Gazetari i revistës “Times” Joe Klein në janar shkroi se Dahlan kishte mbajtur takime të fshehta me Ministrin e Jashtëm izraelit, Avigor Lieberman, dhe do të mund të jetë çelësi për paqen në Lindjen e Mesme. Dahlan mohoi të ketë ndodhur një takim i tillë.
“Ai është ndoshta më i afti i brezit të ardhshëm të liderëve palestinezë, edhe pse ka zhvilluar një reputacion të merituar si një bandit kur udhëhiqte shërbimet palestineze të sigurisë në Gaza,” shkroi Klein.
Por Xhibrili Rajoub, një anëtar i lartë i Lëvizjes së udhëhequr nga Abbas, Fatah, dhe ish-homolog i Dahlan për sigurinë në Bregun Perëndimor, kategorikisht hedh poshtë shpresat politike të njeriut dikur të quajtur “Prince Charles” i Palestinës.
I ulur poshtë një fotografie të Jaser Arafatit, ai për BIRN-in tha: “Dahlan kurrë, kurrë, kurrë nuk të kthehet në Palestinë.”