AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Sfida demografike e ekonomive në zhvillim

Martin Neil BailyJaana RemesngaMartin Neil BailydheJaana Remes
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një punëtor po punon në linjën a asemblimit të Ford Focus në një fabrikë të Fordit në Miçigan, SHBA. Eficenca e punës konsiderohet si faktori kyç për rritjen ekonomike në dekadat e ardhëshme. (AP Photo/Paul Sancya)

Si mund të zhvillohet një ekonomi? Sa kohë ka punëtorë të rinj, rritja është “e lehtë”. Por sfida fillon kur numri i punëtorëve është konstant ose në rënie dhe rritja duhet të sigurohet nga produktiviteti.

Një punëtor po punon në linjën a asemblimit të Ford Focus në një fabrikë të Fordit në Miçigan, SHBA. Eficenca e punës konsiderohet si faktori kyç për rritjen ekonomike në dekadat e ardhëshme. (AP Photo/Paul Sancya)
Një punëtor po punon në linjën a asemblimit të Ford Focus në një fabrikë të Fordit në Miçigan, SHBA. Eficenca e punës konsiderohet si faktori kyç për rritjen ekonomike në dekadat e ardhëshme. (AP Photo/Paul Sancya)

Plakja e popullsisë citohet shpesh si një sfidë madhore ekonomike në botën e zhvilluar. Por një raport i ri nga Instituti Global McKinsey tregon se ndryshimet demografike përbëjnë një kërcënim akoma më të madh për perspektivën e rritjes ekonomike në shumë vende në zhvillim.

Përgjatë 50 viteve të fundit, rritja vjetore e prodhimit të botës prej 1.6 për qind si mesatare afatgjatë është ushqyer nga shtimi i forcës së punës dhe rritja e shpejtë e PBB-së në shumë vende në zhvillim. Punësimi është rritur me dy herë në Kinë dhe në Afrikën e Jugut, dhe është rritur me së paku tri herë në Brazil, Indi, Indonezi, Meksikë dhe Nigeri. Në Arabinë Saudite punësimi është rritur me gati nëntë herë.

Por, me rritjen e popullsisë që po ngadalësohet, rritja mesatare vjetore e punësimit në ekonomitë në zhvillim pritet të reduktohet nga 1.9 për qind në 0.4 për qind. Në terma absolutë, ngadalësimi do të jetë edhe më i fortë se sa në vendet e zhvilluara ku rritja mesatare e punësimit pritet të reduktohet nga 0.9 për qind në 0.1 për qind në vitet e ardhshme. Në shumicën e ekonomive, punësimi pritet të arrijë pikun brenda 50 viteve të ardhshme; në Kinë, forca e punës mund të reduktohet me 20 për qind gjatë kësaj periudhe.

Natyrisht, ka përjashtime nga kjo tendencë. Indonezia dhe Afrika e Jugut parashikohet të vijojnë të përjetojnë rritje të punësisë (megjithëse me norma më të ulëta). Forca punëtore e Nigerisë pritet të trefishohet nga viti 2014 në 2064, dhe shumë vende të tjera të Afrikës Nën-Sahariane do të përjetojnë nivele të ngjashme rritjeje.

Por, në tërësi, erërat demografike të ekonomive do të dobësohen, me pasoja serioze për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pa ndonjë ndryshim tjetër në tendencat aktuale, normat e rritjes së PBB-së të vendeve në zhvillim mund të reduktohen me një të tretën, nga 4.8 në 3.1 për qind në vit deri në vitin 2064. Më problematike është rënia e pjesës së popullsisë në moshë pune gjë që është e destinuar të shkaktojë rënie të PBB-së për frymë prej më shumë se 30 për qind në disa vende – më së shumti në Brazil, Meksikë dhe Arabi Saudite.

Lajmi i mirë është që vendet në zhvillim kanë në dispozicion të tyre mjete të fuqishme për të kompensuar këto tendenca: rritja e produktivitetit. Për të qenë të sigurtë, rritja vjetore e produktivitetit në vendet në zhvillim do të duhet të përshpejtohet me 57 për qind, nga 2.8 për qind në 4.4 për qind, për të kompensuar tërësisht ndryshimet demografike. Por, edhe nëse ky objektiv ambicioz nuk arrihet asgjëkundi, ekonomitë në zhvillim kanë hapësira të konsiderueshme për rritje të produktivitetit duke shfrytëzuar avantazhin e prapambetjes.

Në fund të fundit, përgjatë 50 viteve të fundit, diferenca në produktivitet mes vendeve në zhvillim dhe vendeve të zhvilluara është ngushtuar shumë pak; në terma absolute ajo është dyfishuar.

Për më tepër, megjithëse rritja mesatare e produktivitetit në ekonomitë në zhvillim është përshpejtuar në çdo dekadë që nga vitet 1970, kjo është në përgjithësi pasojë e rritjes së produktivitetit në vetëm një vend: Kinë, ku rritja mesatare vjetore ka qenë 5.7 për qind që nga viti 1964. Gjithkund tjetër, të dhënat janë të dobëta. Meksika dhe Arabia Saudite e kanë përmirësuar produktivitetin e tyre me më pak se 1 për qind në vit përgjatë kësaj periudhe; Argjentina, Brazili, Rusia dhe Afrika e Jugut ia dolën të kenë rritje produktiviteti mes 1.2 dhe 1.5 për qind.

Ka arsye për të besuar se këto ekonomi mund të ecin shumë më mirë. Me një përqasje gjithëpërfshirëse, 11 vendet në zhvillim (Argjentina, Brazili, Kina, India, Indonezia, Meksika, Nigeria, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut dhe Turqia) munden, mesatarisht, të përshpejtojnë rritjen vjetore të produktivitetit të tyre me deri 6 për qind brenda vitit 2025. Katër të pestat e kësaj rritjeje mund të arrihen përmes adaptimit të përqasjeve që sakaq kanë rezultuar të suksesshme gjithkund tjetër, ku novacionet teknologjike, operacionale dhe të biznesit mund të jenë përgjegjëse për pjesën tjetër të rritjes së produktivitetit.

Mundësitë për të arritur vendet e zhvilluara në nivelet e tyre të produktivitetit sillen përreth disa sektorëve kyçë. Në shitjet me pakicë, vendet në zhvillim mund të dyfishojnë produktivtetin e tyre deri në vitin 2025, gjerësisht duke marrë formatin e dyqaneve moderne, të tilla si supermarkete dhe hipermarkete, të cilat janë së paku tri herë më shumë produktive se sa dyqanet e vogla tradicionale. Në Meksikë, rritja e pjesës së shitësve modernë me pakicë me 10 për qind mund të sjellë rritje me 25 për qind të produktivitetit total të këtij sektori.

Në mënyrë të ngjashme, nëse industria e stërmadhe e makinave të Kinës i konsolidon operacionet në një numër më të vogël fabrikash të mëdha që të operojnë pranë kapacitetit të plotë, produktiviteti i këtij sektori – i cili është shumë poshtë mesatares së vendeve të zhvilluara, – mund të rritet me deri 50 për qind. Dhe shumë vende mund të përmirësojnë efiencën e rrjetit të vlerës së ushqimeve në mënyrë të konsiderueshme, përmes masave të tilla si mekanizimi i bujqësisë.

Ka gjithashtu hapësirë të stërmdhe për novacione që rrisin produktivitetin, veçanërisht në kujdesin shëndetësor, një sektor që po zhvillohet në shumicën e vendeve në zhvillim. Dixhitalizimi i kartelave shëndetësore i mundësoi Dispencerisë Rurale të Bhorugramit në Indi të dyfishojë numrin e imunizimit që ajo ofronte në vetëm brenda katër viteve. Në mënyrë të ngjashme, ajo i lejoi zyrtarët në qendrën e Shëndetit për Zonat Rurale në Mosoriot, Kenia perëndimore, të shpenzojë 70 për qind më pak kohë me ndërveprimet brenda stafit për çështje administrative ndërsa koha e regjistrimit të pacientëve u përgjysmua.

Në termat e novacioneve operacionale, është shembilli i Qendrës së Kujdesit të Syrit Aravind në Indi, e cila, duke aplikuar parimet e inxhinjerisë industriale për të përballuar volumin e punës, është bërë ofruesi më i madh në botë për kujdesin për sytë. Aravind mund të kryejë dy të tretat e numrit të operacioneve të kryera nga i gjithë Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar me vetëm një të gjastën e kostove – dhe me një normë infektimi edhe më të ulët.

Qeveritë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e novacioneve të tilla. Derregullimi i bujqësisë në Brazil dhe nxitja e Kërkim Zhvillimit (R&D) i mundësoi Korporatës së Kërkimit Bujqësor në Brazil të realizojë më shumë se 9 mijë projekte teknologjike pionjere, përfshirë dizenjimin e farave të sojës të përshtatura për tropik, të cilat janë në gjendje të lulëzojnë edhe në klimën e Brazilit. Eficenca është rritur duke i vënë jeldet e prodhimit të bimëve të arave të Brazilit në barazim me ato të vendeve të zhvilluara.

Epoka e rritjes së “lehtë” të PBB-së udhëhequr nga një ushtri masive punëtorësh të rinj po përfundon. Ekonomitë në zhvillim duhet të përballen me sfidën e rritjes për çdo punëtorë, duke ndjekur ndryshime drastike në politika, incentiva dhe praktika për të rritur produktivitetin. Pranimi i kësaj domosdoshmërie është hapi i parë. Tashmë puna e rëndë duhet të fillojë.

 

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Emerging Economies’ Demographic Challenge

Etiketa: AdministrativeAfrikaAfrika e JugutAMPArabia SauditeBrazilBraziliekonomiIndiIndiaIndoneziaKinaMcKinseyMeksikapasojaPBBProject SyndicatePunaPunëPunësimiPunëtorPunëtorëraportRusiaSHSHBATurqiaushtrizhvillim
Tjetri
Pesë të arrestuar dhe dy në kërkim për shpërthimet me tritol në Tiranë

Pesë të arrestuar dhe dy në kërkim për shpërthimet me tritol në Tiranë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.